Farmaci Guri I Zi

  • Home
  • Farmaci Guri I Zi

Farmaci Guri I Zi Shëndeti yt, prioriteti ynë 💚

🩺 KONTROLLONI TENSIONIN RREGULLISHTTensioni i lartë i gjakut shpesh quhet “vrasësi i heshtur”, sepse në shumë raste nuk ...
02/05/2026

🩺 KONTROLLONI TENSIONIN RREGULLISHT

Tensioni i lartë i gjakut shpesh quhet “vrasësi i heshtur”, sepse në shumë raste nuk jep simptoma të dukshme.
❗ Edhe nëse ndiheni mirë, kontrolli i rregullt i tensionit është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj.
📌 Tensioni i pakontrolluar mund të ndikojë në:
• zemër
• tru
• veshka
• qarkullimin e gjakut
🔍 Shenja që nuk duhen neglizhuar:
dhimbje koke
marramendje
lodhje
rrahje të shpejta zemre
turbullim shikimi
✅ Një kontroll i thjeshtë mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve serioze shëndetësore.
📍 Kujdesuni për shëndetin tuaj çdo ditë.

💚 Farmaci GURI I ZI – pranë jush për kujdes dhe këshillim profesional.

✨🧴 Lëkura problematike ka nevojë për kujdesin e duhur, jo për produkte të rastësishme!Aknet, skuqjet, yndyra apo tharja ...
30/04/2026

✨🧴 Lëkura problematike ka nevojë për kujdesin e duhur, jo për produkte të rastësishme!

Aknet, skuqjet, yndyra apo tharja e tepërt mund të përkeqësohen nga përdorimi i produkteve të papërshtatshme. Kujdesi i përditshëm dhe zgjedhja e produkteve sipas tipit të lëkurës janë shumë të rëndësishme. 💆‍♀️

✅ Pastroni fytyrën 2 herë në ditë
✅ Mos flini me makeup
✅ Përdorni SPF çdo ditë
✅ Hidratoni lëkurën edhe kur është me yndyrë
✅ Konsultohuni me profesionistë për produktet e duhura

📍 Në farmaci mund të gjeni produkte të përshtatshme për çdo tip lëkure dhe këshillim profesional për kujdesin e fytyrës.

🩺💊 Kujdesi për shëndetin fillon me kontrollet e duhura!Shpesh neglizhojmë shenjat që trupi na jep çdo ditë. Lodhja, mung...
30/04/2026

🩺💊 Kujdesi për shëndetin fillon me kontrollet e duhura!

Shpesh neglizhojmë shenjat që trupi na jep çdo ditë. Lodhja, mungesa e energjisë, dhimbjet e kokës apo dobësia mund të lidhen me mungesa vitaminash ose probleme që zbulohen vetëm përmes analizave dhe kontrollit të duhur. 🔬

✅ Mos merrni suplemente apo medikamente pa këshillën e profesionistëve.

✅ Kujdesuni për organizmin tuaj me kontrolle periodike.

✅ Shëndeti është investimi më i rëndësishëm.

📍 Ju mirëpresim në farmacinë tonë për këshillim dhe produktet e duhura për nevojat tuaja.

Mos i përdorni antibiotikët pa rekomandim⚠️ Antibiotikët nuk veprojnë ndaj virozave.
Përdorimi pa kriter mund të dëmtojë...
28/04/2026

Mos i përdorni antibiotikët pa rekomandim

⚠️ Antibiotikët nuk veprojnë ndaj virozave.
Përdorimi pa kriter mund të dëmtojë organizmin dhe të krijojë rezistencë bakteriale.

✅Bazoni vaktet tuaja tek karbohidratet.✅Konsumoni shumë fruta dhe perime.✅Konsumoni peshkun 2 herë në javë.✅Ulni konsumi...
27/04/2026

✅Bazoni vaktet tuaja tek karbohidratet.
✅Konsumoni shumë fruta dhe perime.
✅Konsumoni peshkun 2 herë në javë.
✅Ulni konsumimin e sheqernave dhe yndyrnave.
✅Hani më pak kripë, jo më tepër se 6g për të rriturit.
✅Kryeni aktivitet fizik rregullisht.
✅Konsumoni gjithmonë mëngjesin.
✅Konsumoni sa më shumë ujë.

Kujdesuni për shëndetin tuaj!❤️

Padyshim që një mollë në ditë e mban mjekun larg!🍏  Mollët ulin nivelet e larta të kolesterolit për të mbajtur zemrën tu...
25/04/2026

Padyshim që një mollë në ditë e mban mjekun larg!🍏

Mollët ulin nivelet e larta të kolesterolit për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme🤗

23/04/2026
Vitamina D ka një rëndësi të madhe në organizëm për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. ☀️Kjo vitaminë luan një rol...
23/04/2026

Vitamina D ka një rëndësi të madhe në organizëm për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

☀️Kjo vitaminë luan një rol kyç në funksionimin e shëndetshëm të kockave dhe sistemit imunitar.

☀️Ndihmon trupin të përthithë kalciumin: Vitamina D ndihmon trupin të absorbojë kalciumin nga ushqimi. Kalciumi është thelbësor për forcimin e kockave dhe dhëmbëve. Në mungesë të mjaftueshme të vitaminës D, trupi nuk mund të absorbojë kalciumin në mënyrë efikase.

☀️Forcon sistemin imunitar: Vitaminë D ka një rol të rëndësishëm në përgjigjen imune të organizmit. Ajo ndihmon në prodhimin e antimikrobeve natyrale dhe ndikon në përgjigjen inflamatore të sistemit imunitar.

☀️Mbështet shëndetin e zemrës: Disa studime kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të lidhet me një rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, përfshirë hipertensionin, aterosklerozën.

📌 𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐤ë𝐭𝐨 𝐬𝐮𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞?!𝑲𝑨𝑳𝑪𝑰𝑼𝑴 ➡️ Duhet të merret në mëngjes pas ushqimit. (Merre këtë suplement sëbashk...
22/04/2026

📌 𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐤ë𝐭𝐨 𝐬𝐮𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞?!

𝑲𝑨𝑳𝑪𝑰𝑼𝑴 ➡️ Duhet të merret në mëngjes pas ushqimit. (Merre këtë suplement sëbashku me vitaminen D3 dhe K2)

𝑴𝑨𝑮𝑵𝑬𝒁 ➡️ Koha e gjumit.

𝑯𝑬𝑲𝑼𝑹𝑰 ➡️ Duhet të merret para ushqimit në mëngjes ose gjatë ditës. (Mund të merret edhe pas ushqimit)

𝑽𝑰𝑻𝑨𝑴𝑰𝑵 𝑫3 ➡️ Mëngjes pas ushqimit (Me yndyra të shëndetshme)

𝒁𝑰𝑵𝑲𝑼 ➡️ Stomak bosh në mëngjes ose pasdite. Nëse shkakton shqetësime në stomak, mund ta merrni pas ushqimit.

𝑽𝑰𝑻𝑨𝑴𝑰𝑵 𝑪 ➡️ Mëngjes ose pasdite, me ose pa ushqim.

𝑽𝑰𝑻𝑨𝑴𝑰𝑵 𝑩 ➡️ Stomaku i zbrazët, më mirë kur merret në mëngjes.

Çfarë e bën Vitaminën B12 të veçantë dhe pse është kaq e rëndësishme për shëndetin tonë? 🤔🔸Vitamina B12 është e nevojshm...
21/04/2026

Çfarë e bën Vitaminën B12 të veçantë dhe pse është kaq e rëndësishme për shëndetin tonë? 🤔

🔸Vitamina B12 është e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë B12, trupi ynë nuk mund të prodhojë gjakun e nevojshëm për të furnizuar të gjithë organizmin me oksigjen. Kjo mund të shkaktojë lodhje të pashpjegueshme dhe dobësi.

🔸Ndoshta më befasuese është se trupi ynë nuk mund ta prodhojë vitaminën B12 vetë. Pra, është e rëndësishme që të siguroni një burim të mjaftueshëm të kësaj vitamine nëpërmjet ushqimit dhe pijeve.

🔸Por, a e dini se vitamina B12 gjendet vetëm në produkte të caktuara ushqimore? Në mish, peshk, vezë dhe produkte të qumështit.

🔸Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mos harroni të kujdeseni për burimet tuaja të vitaminës B12! 💪

📌10 Simptomat e diabetit qe nuk duhet t’i injoroni.1️⃣-Shtim i etjes dhe i urinimit. Një person i shëndetshëm urinon der...
20/04/2026

📌10 Simptomat e diabetit qe nuk duhet t’i injoroni.

1️⃣-Shtim i etjes dhe i urinimit. Një person i shëndetshëm urinon deri në 10 herë në ditë. Nëse kjo shtohet atëherë është një shenjë e diabetit.

2️⃣-Rritje e urisë. Kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë atëherë konverton ushqimin në glukozë për energji. Ky shtim i urisë nuk zhduket edhe pas ushqyerjes.

3️⃣-Lodhje e vazhdueshme. Diabeti të shkakton debulesë dhe lodhje të vazhdueshme. Kjo sepse qelizat nuk marrin glukozë mjaftueshëm për të pasur energji.

4️⃣-Shikim i dobësuar. Dobësimi i shikimit, përveç rasteve kur është një problem i syve, është dhe një shenjë e diabetit. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve të fluideve dhe kjo sjell fryrjen e lenteve të syrit dhe ndryshimin e formës.

5️⃣-Rënie në peshë e pashpjegueshme. Duke qenë se trupi nuk prodhon mjaftueshëm glukozë për energji, ai fillon ta marrë atë nga muskujt duke sjellë kështu dobësimin.

6️⃣-Irritim i lëkurës. Kur lëkura humbet lëngje për shkak të urinimit të shpeshtë, ajo thahet dhe fillon të irritohet.

7️⃣-Shërim i ngadaltë. Sasia e lartë e sheqerit në gjak jo vetëm rrit inflamimin tek plagët e marra në trup, por edhe i ngadalëson ato që të shërohen dhe të mbyllen.

8️⃣-Shenjat e errëta të lëkurës. Këto shenja shfaqen në qafë, poshtë krahëve, bërrylave, pas gjunjëve.

9️⃣-Infeksionet. Diabeti dobëson imunitetin dhe të bën më të pambrojtur ndaj infeksioneve dhe bakterieve.

🔟-Mpirja e gjymtyrëve. Sasia e lartë e sheqerit në gjak çon në mos qarkullimin e gjakut, gjë që sjell dëmtimin e nervave. Gjymtyrët janë të parët që preken sepse janë më larg zemrës e cila pompon gjakun.

Address

Guri I Zi

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Farmaci Guri I Zi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your business to be the top-listed Health & Beauty Business?

Share