Urdhri Stomatologut - Rajoni Tirane

Urdhri Stomatologut - Rajoni Tirane Urdhri i Stomatologut ofron te gjith informacionin per sa i perket stomatologeve te Tiranes.

08/02/2025

Njoftim per te gjithe anetaret e USSH

Me vendim te gjykates nr.5937/716, Regj.Them., dt.04.02.2025, kthehet ne detyren dhe funksionet zyrtare te Presidentit te USSH, Dr.Nikoll Deda.

Urdhri i Stomatologut do te kthehet ne normalitet funksional e institucional menjehere, ne zbatim te perpikte te ligjit 127.02.10.2014 edhe Statutit te USSH

29/01/2025

NJOFTIM
Njoftim per te gjithe kandidatet e provimit te Vleresimit te Aftesimit Praktik ne Stomatologji : Provimi do te zhvillohet ne datat 3, 4, 5, 6, 7 Shkurt 2025 .
Provimi do te zhvillohet ne oren 09: 00 prane ambienteve te Qendres Kombëtare Teknike Bio-Mjekësore (QKTB) telemjekesia.
Adresa : Rruga e Dibres Nr.12, Prane QSUT, Tirane, Shqiperi.
Studentët duhet të kenë me vete ditën që paraqiten për provimin karten Id dhe faturen e bankës.
Listat emerore te ndara sipas datave vijojne si me poshte:

https://ussh.org.al/njoftim-i-rendesishem-vap-2025/

24/01/2025

⚠️NJOFTIM⚠️

Njoftohen te gjithe kandidatet e provimit te Vleresimit te Aftesimit Praktik ne Stomatologji se:
📌Provimi do te zhvillohet ne datat 3, 4, 5, 6, 7 Shkurt 2025.
Ne vijim do te publikohen edhe listat emerore te ndara sipas datave.
Nderkohe ju bejme me dije se jane te hapura rregjistrimet per provim per te gjithe kandidatet qe perfundojne stazhin profesional deri me date 31 Janar 2025.

06/01/2025

NJOFTIM!!

🔔 Për të gjithë kandidatët për Provimin e Aftësimit Praktik:
Ju njoftojmë se regjistrimet për Provimin e Aftësimit Praktik do të kryhen nga data 06 Janar 2025 deri më 16 Janar 2025.

📌 Gjithashtu:
• Vazhdon procesi i regjistrimit për stazhin 1-vjeçar.
• Të gjithë studentët që kanë aplikuar me email duhet të paraqiten pranë zyrave të USSH për të tërhequr librezën dhe certifikatën e praktikantit.

⚠️ Kujdes:
Çdo dokument i lëshuar gjatë periudhës kur Urdhri i Stomatologëve ka pezulluar veprimtarinë është i pavlefshëm dhe nuk do të njihet nga USSH.

📍 Adresa:
Adresa: Rr. 4 Dëshmorët, në kryqëzimin me Rr.Riza Cerova, ngjitur me Bar Select, Tiranë, Shqiperi

📞 Për pyetje dhe paqartësi kontaktoni në këto numra telefoni:

0684687175
0693571419

23/12/2024

Të nderuar kolegë,

Të gjendur përballë situatës së jashtëzakonshme, ku zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë (USSH) mbeten ende të bllokuara që prej datës 1 tetor 2024, pas uzurpimit me forcë nga shtetasi Almiro Gurakuqi, si dhe pas konsumimit të të gjithë hapave ligjorë, ju njoftojmë se USSH rikthen shërbimet për të gjithë stomatologët dhe studentët.

Në pritje të veprimeve konkrete për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e stafit në ambientet zyrtare të institucionit, jemi të detyruar të njoftojmë se nga data 26 dhjetor 2024, të gjitha shërbimet do të rifillojnë në një ambient tjetër, të përkohshëm,
për të marrë të gjitha shërbimet që ofron Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

Theksojmë se çështja ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe janë vënë në dijeni të gjitha institucionet ligjzbatuese mbi situatën aspak normale në të cilën ndodhet USSH.

Adresa: "Rr. 4 Deshmorët", në kryqezimin me "Rr.Riza Cerova" (ngjitur me Bar Select).

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!

Për çdo informacion ju lutemi kontaktoni në numrat e telefonit:
0693571419
0684687175

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë

02/10/2024

Njoftim

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë njofton se nga data 02.10.2024 (deri në një njoftim të dytë) nuk do të ofrohet asnjë shërbim për anëtarët e Urdhrit.

Shtetasi Almiro Gurakuqi dhe shumë persona të paautorizuar që shoqëronin, kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e USSH në datën 01.10.2024.
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka marrë të gjitha masat dhe i ka denoncuar këto veprimet antiligjore në organet kompetente, të cilat kanë filluar procedurat përkatëse.

Ju lutemi të mos dorëzoni dokumenta pranë zyrave qendrore të Urdhrit në periudhën kohore të sipërpërmendur, pasi nuk po adresohen tek personat përgjegjës.
Për informacion me të detajuar kontaktoni në këto nr. kontakti:
0684687175

Ju falënderojmë për mirkuptimin!

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë |

16/06/2024

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë uron gjithë besimtarët myslymanë:
Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

12/06/2024

Njoftim
Në datat 29 Qershor2024, ora 09.00, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, organizon konferencen online me temë:
-Kirurgjia e avancuar ne Implantologji.
Aktiviteti është i akredituar me 6 kredite.
Me pjesëmarrjen e relatorëve:
- Dr.Shk.Florian Bllaca, Kirurg OMF, pranë Spitalit Rajonal Durrës, Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe President Rajonal i USSH Durrës;
- Dr.Marjon Sako, kirurg Oro-Maksilo-Facial pranë Spitalit Universitar të Traumës, pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë.
- Dr.Ermal Pashaj, kirurg Oro-Maksilo-Facial pranë Klinikës së Specializuar të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Klinika Stomatologjike, lektor pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Fakulteti i Mjekësisë.
- Dr.Jakup Vrioni, kirurg Oro-Maksilo-Facial pranë Spitalit Universitar Nënë Tereza, pedagog i jashtëm në Fakultetit e Mjekësisë Dentare.
- Dr.Bruno Kalefi, Kirurg Oro-Maksilo-Facial pranë Spitalit Rajonal Elbasan.
-Dr.Eri Kaci, Kirurg Oro-Maksilo-Facial.
Pagesa ALL 4000,
Raiffeisen Bank:
Nr.i llogarisë:
0001124240
IBAN ALL: AL91202111090000000001124240
IBAN EUR: AL76202111090000000011124240
Pjesëmarrja e limituar deri në 100 persona.
Sqarim: Të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë në këtë numër telefoni 0693571419 të dhënat e mëposhtme:
- Emër, atësi, mbiemer, nr.telefoni, adresë emaili dhe foton e pagesës

02/02/2024

NJOFTIM Ju njoftojmë se në datën 12 Shkurt 2024 do të zhvillohen provimet për të profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 2...

24/11/2023
24/11/2023

NJOFTIM PËR NGARKIMIN NË SISTEM TË PAGESËS PËR PRANIM NË PROVIMIN E SHTETIT

Address

Rr. Dritan Hoxha, Pallati Konkord, Sh. 7, K. 6, Ap. 1-2
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 14:00
Tuesday 09:00 - 14:00
Wednesday 09:00 - 14:00
Thursday 09:00 - 14:00
Friday 09:00 - 12:00

Telephone

+35542223443

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Urdhri Stomatologut - Rajoni Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share