04/12/2018
Plakja e lëkurës: Pse ndodh dhe si e parandalojm??? Lëkura luan një rol të rëndësishëm në prezantimin tonë vizual dhe në marrdhëniet sociale qe krijojmë. Ajo reflekton me shumë se cdo organ tjetër moshën dhe shenjat e plakjes. Kjo e fundit varet nga shume faktore si ato genetikë, hormonalë, rrezatimi ultraviolet, ndotja ambjentale, konsumi i duhanit, problemet mjekesore…
Metodat që ofrojnë rinim të lëkurës:
BOTOX ose toksina botulinike – shkakton relaksim të përkohshëm të muskuve të mimikës dhe si rrjedhim shtrirje të rudhave të padëshiruara të shkaktuara nga këta muskuj. Ky trajtim konsiston në injektimin e sasive të vogla të toksinës botulinike në muskujt e mimikës . Zonat që trajtohen janë rrudhat vertikale midis vetullave dhe në hundë, rrudhat rreth syve, rrudhat horizontale në b***e etj.
FILLERAT - Ata rikthejnë volumin e humbur nën lëkurë duke sheshuar rrudhat dhe duke mbushur brazdat e krijuara si pasojë e procesit të plakjes. Arritjet e fundit të teknologjisë kanë siguruar produkte me rezultate gjithmonë e më natyrale që zgjasin më shumë. Aplikohet në fytyrë për një lëkurë më vitale, me më pak rrudha dhe më të tonifikuar .Aplikimi i terapisë në mënyrë periodike është i nevojshëm në mënyrë që të ruhet efikasiteti i trajtimit.
Radiofrekuencë– emetim i valëve radiofrekuente për të nxitur jo vetëm rigjenerim të fibrave të kolagenit por edhe shkurtim të tyre për të dhënë efektin tërheqës apo lifting.
Mesothreads dhe Silhouette Soft – trajtim që është zhvilluar vetëm vitet e fundit edhe në Europë. Konsiston në vendosjen ne dermë të fijeve me përmbajtjePDO dhe Acidi polilaktik- një material biostimulues i absorbueshëm. Efekti lifting është i menjëhershëm ndërsa rigjenerimi i kolagenit vazhdon dhe përmirësohet në muajt në vazhdim.
Pra alternativat e rinimit janë të shumta dhe të ndryshme. Cdo individ mund të zgjedhë trajtimin më të përshtatshëm për të pasi diskuton me mjekun karakteristikat individuale të tij.