Healthy Tea

Healthy Tea Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Healthy Tea, Nutritionist, Myslym Shyr, tirane.
(1)

Regjim ushqimor Bio Individual:
- Humbje peshe
-PCOS
- Gjendra endokrine
- Diabet / Kolesterol
- IBS
- Check up nutricional sipas bioresonances dhe frekuencat bioelektrike.
- Matja e parametrave trupore
- Fizikisht dhe online

04/06/2026

A ka rëndësi rendi në të cilin konsumojmë ushqimet gjatë vaktit?

Po.

Studimet tregojnë se konsumimi i perimeve dhe proteinave përpara karbohidrateve mund të reduktojë ndjeshëm rritjen e glukozës dhe insulinës pas vaktit, krahasuar me të njëjtin vakt të konsumuar në rendin e kundërt.
Si funksionon?
• Fibra nga perimet ngadalëson zbrazjen gastrike dhe absorbimin e glukozës.
• Proteinat dhe yndyrnat stimulojnë hormonet e ngopjes dhe përmirësojnë përgjigjen metabolike.
• Karbohidratet absorbohen më gradualisht, duke reduktuar luhatjet e sheqerit në gjak.

Prandaj, herën tjetër provo këtë rend:

🥗 Perimet dhe sallata
🍗 Burimet e proteinave
🥑 Yndyrnat e shëndetshme
🍚 Karbohidratet

Nuk po ndryshon ushqimin.
Nuk po ndryshon kaloritë.
Po ndryshon mënyrën se si trupi i përpunon ato.

📚 Burimet:
Shukla AP et al. Diabetes Care, 2015.
Shukla AP et al. BMJ Open Diabetes Research & Care, 2017.
Tricò D et al. Nutrients, 2020.

⚠️ Ky informacion është edukativ dhe nuk zëvendëson këshillën individuale mjekësore ose nutricionale.

2020.

👩‍⚕️ Tea Brame, Nutricioniste FDN📍 Myslym Shyr, Tiranë🌍 Konsulta online në gjithë botën

Shërbimet:• Regjime Bio Individuale• PCOS / PMOS• Tiroidja & Hashimoto• Humbje dhe shtim peshe• Rezistenca ndaj insulinës• Fryrje, IBS dhe probleme gastrointestinale• Biorezonancë nutricionale (check-up i organeve dhe sistemeve, vitaminave, mineraleve dhe elementëve gjurmë)

📞 068 614 1111

03/06/2026

❓ Pse Rooibos konsiderohet një nga pijet më interesante për shëndetin metabolik?

Shumica e njerëzve njohin çajin jeshil. Por pak njohin Rooibos.

🌿 Rooibos (Aspalathus linearis) është një bimë autoktone e Afrikës së Jugut dhe, ndryshe nga çaji jeshil apo i zi, nuk përmban kafeinë.

Por arsyeja pse ka tërhequr interesin e studiuesve nuk është mungesa e kafeinës.

Është profili i tij unik i antioksidantëve.

Rooibos përmban përbërës bioaktivë si:
• Aspalathin
• Nothofagin
• Quercetin
• Orientin
• Luteolin

Këta përbërës janë studiuar për rolin e tyre në:

✔ Reduktimin e stresit oksidativ
✔ Mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ
✔ Mbështetjen e metabolizmit të glukozës
✔ Modulimin e proceseve inflamatore

Studime eksperimentale kanë treguar se aspalathin mund të ndikojë pozitivisht në metabolizmin e glukozës dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Prandaj Rooibos po tërheq vëmendje në fushën e:

🩸 Rezistencës ndaj insulinës
🌸 PCOS / PMOS
🦋 Çrregullimeve metabolike
❤️ Shëndetit kardiometabolik

Një tjetër avantazh?

Ndryshe nga çaji i zi dhe ai jeshil, Rooibos ka përmbajtje shumë të ulët taninesh, çka do të thotë se ka më pak gjasa të ndikojë në përthithjen e hekurit.

Prandaj është një alternativë interesante për personat që kërkojnë një pije:

✔ Pa kafeinë
✔ Pa sheqer
✔ Të pasur me antioksidantë
✔ Të përshtatshme edhe në mbrëmje

📍 Çajin Rooibos mund ta gjeni tek

👩🏻‍⚕️ HEALTHY BY TEA

✅ Regjime Bio Individuale për:
• Humbje peshe
• Shtim peshe
• PCOS / PMOS
• Tiroiden
• Kolesterolin
• Rezistencën ndaj insulinës

✅ Konsulta fizike dhe online

✅ Biorezonancë Nutricionale

Vlerësim nutricional i parametrave që lidhen me:
• Organet dhe sistemet kryesore të organizmit
• Vitaminat dhe mineralet
• Elementët gjurmë
• Gjendjen metabolike dhe ushqyese

Rezultatet interpretohen nga nutricionistja dhe përdoren për të ndërtuar një plan ushqimor sa më të personalizuar sipas nevojave individuale.

📍 Myslym Shyr, Tiranë
🌍 Online në të gjithë botën
📞 068 614 1111

H

🍒 Çaj i Ftohtë me Qershi & Rooibos✔ Vetëm rreth 30 kcal për gotë✔ Pa kafeinë✔ Pa sheqer të shtuar✔ Freskues dhe hidratue...
03/06/2026

🍒 Çaj i Ftohtë me Qershi & Rooibos

✔ Vetëm rreth 30 kcal për gotë
✔ Pa kafeinë
✔ Pa sheqer të shtuar
✔ Freskues dhe hidratues për ditët e nxehta

I përshtatshëm për:
• PCOS / PMOS
• Hashimoto dhe hipotiroidizëm
• Rezistencë ndaj insulinës
• Humbje peshe
• Menopauzë
• Shtatzëni dhe gjidhënie
• Fëmijë mbi 3 vjeç

Përfitimet:
🍒 Burim natyral antioksidantësh
🍒 Ndihmon hidratimin gjatë verës
🍒 Alternativë e shëndetshme ndaj pijeve të gazuara
🍒 Pa kafeinë, mund të konsumohet edhe në mbrëmje

Ruhet në frigorifer deri në 24 orë.

🌿 Shërbimet tona:

✔ Regjime Bio Individuale për:
• Humbje peshe
• Shtim peshe
• PCOS / PMOS
• Tiroide
• Kolesterol

✔ Konsulta fizike në Tiranë
✔ Konsulta online në të gjithë botën

✔ Biorezonancë Nutricionale
Check-up nutricional i organeve dhe sistemeve të trupit, vitaminave, mineraleve dhe parametrave nutricionalë që analizat laboratorike rutinë nuk arrijnë t’i vlerësojnë në mënyrë të plotë.

📍 Myslym Shyr, Tiranë
📞 068 614 1111
🌍 Online në të gjithë botën

Healthy by Tea 🌿.

02/06/2026

🍒 “Nuk e kuptoj pse nuk po bie nga pesha. Dietën e kam mbajtur.”

Këtë fjali e dëgjoj shpesh në sezonin e qershive.

Kur fillojmë të analizojmë ditarin ushqimor, zbulojmë se problemi nuk janë 12 qershi.

Problemi është se 12 qershi janë vetëm një porcion i vogël.

Shumë persona konsumojnë pa e kuptuar:
🍒 1 tas të madh qershi
🍒 2 tasa qershi
🍒 ose i hanë vazhdimisht gjatë ditës

Dhe aty kaloritë fillojnë të grumbullohen.

Për krahasim:

🍒 12 qershi ≈ 75 kcal

Por:

🍒 1 tas i madh me 40-50 qershi mund të arrijë lehtësisht 250-350 kcal.

🍒 2 tasa të mëdhenj mund të kalojnë 500-700 kcal.

Qersh*të janë një ushqim i shëndetshëm.
Kanë fibra, antioksidantë dhe shumë përfitime.

Por edhe ushqimet e shëndetshme kanë kalori.

Prandaj nuk mjafton të pyesim:
“Çfarë po ha?”

Duhet të pyesim edhe:
“Sa po ha?”

Sepse shpesh nuk është buka, orizi apo makaronat që po sabotojnë rezultatin.

Është ai tasi i madh me qershi që e konsiderojmë “pa rëndësi”.

🍏 Healthy by Tea
📍 Konsulta fizike në Tiranë
🌍 Konsulta online në të gjithë botën
📞 068 614 1111

❌ Harro kubat industrialë plot aroma artificiale dhe konservues…Këta kuba p**e homemade janë një mënyrë praktike për t’i...
30/05/2026

❌ Harro kubat industrialë plot aroma artificiale dhe konservues…

Këta kuba p**e homemade janë një mënyrë praktike për t’i dhënë ushqimit aromë dhe shije me përbërës realë. ✨

❤️ Pse i dua këto kuba?

✅ Përmbajnë proteinë reale
✅ Pa konservues dhe aroma artificiale
✅ Të pasur me komponime bioaktive nga perimet dhe erëzat
✅ Kursejnë kohë në kuzhinë
✅ I japin ushqimit aromë të pasur dhe natyrale
✅ Ideale për meal prep

🍲 Si mund t’i përdorni?

• Në supa me perime
• Në oriz
• Në quinoa
• Në hikërror
• Në gatime me perime
• Në salca
• Në pure patatesh ose patatesh të ëmbla

Mjafton t’i përgatisni një herë dhe t’i ruani në frigorifer për t’i pasur gjithmonë gati kur ju duhen. 🙌

A do ta provonit këtë alternativë më natyrale? ❤️👇

29/05/2026

Shumë njerëz jetojnë me anemi ose metabolizëm të ngadaltë pa e kuptuar fare sepse simptomat duken “normale”.
Lodhja, fryrja, rënia e flokëve, shtimi në peshë apo brain fog nuk janë gjithmonë thjesht stres.

Në praktikë klinike, shpesh shohim:
• ferritinë të ulët
• insulinë të lartë
• çrregullime të tiroides
• inflamacion kronik
• përthithje jo të mirë të nutrientëve

Dhe shumë prej tyre mund të japin simptoma të ngjashme.

⚠️ Ky reels është informues dhe nuk zëvendëson konsultën me mjekun apo analizat laboratorike.

🍏 Healthy by Tea
Nutricioniste FDN

✔ Regjime Bio Individuale
✔ PCOS / PMOS
✔ Tiroidja & metabolizmi
✔ Probleme gastrointestinale
✔ Humbje peshe

📍 Myslym Shyr, Tiranë
🌍 Online në gjithë botën
📲 0686141111

Më co në mesazh rezultatin tënd, që të të nis disa këshilla 🥹

26/05/2026

🌾 Pse të parët tanë hanin bukë çdo ditë dhe nuk dinin ç’është bloating?
Nuk është gluten-i problemi ,është mënyra se si e prodhojmë, përpunojmë dhe hamë atë sot.

Nëse je kurioz dëgjo videon deri në fund dhe shkruaj një koment: “GLUTEN” nëse dëshironi që nesër t’ju dhuroj prorokollin që ju ndihmon të kuptoni se gluteni po ju dëmton 🌻

25/05/2026

“-8 kg në vetëm 45 ditë. ❤️

Një nga rastet që më ka bërë më shumë përshtypje këto javë.

Pas lindjes së 2 fëmijëve, me ferritinë shumë të ulët (9.4 ng/mL), lodhje, energji të ulët dhe vështirësi në humbjen e peshës, vendosëm të mos fokusohemi vetëm te pesha, por te shkaqet biologjike që po e pengonin organizmin.

Përmes një regjimi ushqimor Bio-Individual, të ndërtuar sipas analizave dhe nevojave të trupit të saj:

✅ Nga 76 kg në 68 kg
✅ Ferritina nga 9.4 në 16 ng/mL
✅ Pa suplement hekuri në fazën e parë
✅ Pa palestër dhe pa stërvitje intensive
✅ Vetëm ecje dhe ushqim i personalizuar

Pse është e rëndësishme kjo?

Sepse hekuri përthithet në sistemin gastro-intestinal. Kur tretja, stomaku dhe zorrët funksionojnë më mirë, organizmi fillon të përthithë më mirë edhe lëndët ushqyese.

Në shumë raste nuk mjafton të marrësh më shumë suplemente.
Duhet të përmirësosh terrenin ku ato përthithen.

Nëse vuan nga:

✔ Ferritinë e ulët
✔ Rënie flokësh
✔ Lodhje kronike
✔ Bark i fryrë
✔ Probleme gastro-intestinale
✔ PCOS / PMOS
✔ Probleme të tiroides
✔ Mbipeshë ose vështirësi në rënien nga pesha

mund të rezervosh konsultën tënde.

📍 Konsulta fizike në Myslym Shyr, Tiranë
🌍 Konsulta online në të gjithë botën
📞 0686141111

🎁 OFERTA AKTUALE:

🔴 Paketa 3-mujore e Regjimit Ushqimor Bio-Individual – 15% skonto
🔴 Biorezonanca Nutricionale Full Body – 50% skonto
🔴 Biorezonanca Nutricionale Gastro-Intestinale – 30% skonto
🔴 Biorezonanca Nutricionale për PCOS – 30% skonto

🍏 Healthy by Tea
Nutricioniste FDN |

25/05/2026

🍅🌶️🍒🍑🌿 5 ushqimet e qershorit që mund të të kursejnë qindra lekë në suplemente

Shpesh kërkojmë vitaminat në farmaci, ndërsa natyra i ka vendosur në tregun e qershorit.

🍅 2 domate të ziera ose ½ filxhan salcë domateje furnizojnë likopen – një antioksidant i fuqishëm që mbështet shëndetin kardiovaskular dhe mbrojtjen qelizore.

🌶️ 1 spec i kuq i madh mund të sigurojë më shumë vitaminë C se një portokall mesatar, duke ndihmuar imunitetin, prodhimin e kolagjenit dhe përthithjen e hekurit.

🍒 1 filxhan qershi përmban melatoninë natyrale dhe polifenole që lidhen me cilësi më të mirë të gjumit dhe reduktim të inflamacionit.

🍑 4–5 kajsi mesatare furnizojnë beta-karoten, të cilin trupi e shndërron në vitaminë A sipas nevojës, duke mbështetur shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar.

🌿 1 tufë e vogël majdanoz është e pasur me vitaminë K, folat, vitaminë C dhe antioksidantë që mbështesin kockat, koagulimin normal të gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm.

⚠️ Kjo nuk do të thotë se suplementet janë gjithmonë të panevojshme. Nëse ke mungesa të konfirmuara nga analizat ose një gjendje specifike shëndetësore, ndiq gjithmonë këshillën e mjekut ose nutricionistit.

💡 Por për shumë njerëz, një pjesë e mirë e vitaminave dhe antioksidantëve mund të vijë nga ushqimet sezonale dhe jo nga kapsulat.

📌 Ruaje këtë post për pazarin e radhës.

👇 Cilin nga këto ushqime konsumon pothuajse çdo ditë?

🍏 Healthy by Tea
Nutricioniste FDN

✨ Biorezonancë Nutricionale – 50% skonto
✨ Regjime Bio-Individuale për:
✔ PCOS / PMOS
✔ Tiroiden
✔ Humbje peshe
✔ IBS dhe probleme gastrointestinale
✔ Diabet
✔ Kolesterol

📍 Myslym Shyr, Tiranë
🌍 Online në të gjithë botën
📲 068 614 1111

📚 Burime:
• USDA FoodData Central
• NIH Office of Dietary Supplements
• European Food Safety Authority (EFSA)
• Journal of Nutrition
• Nutrients (MDPI)

🍒

🍒🍫 ÇOKOKREM SHTËPIE ME QERSHIPa lajthi • Pa vaj palme • Pa konservues • Pa sheqer të shtuarNjë alternativë e shijshme dh...
23/05/2026

🍒🍫 ÇOKOKREM SHTËPIE ME QERSHI

Pa lajthi • Pa vaj palme • Pa konservues • Pa sheqer të shtuar

Një alternativë e shijshme dhe shumë më natyrale se kremrat industrialë.

✅ Burim fibrash
✅ Më pak sheqer se çokokremrat komercialë
✅ Përgatitet në pak minuta
✅ Ideale për bukë integrale, petulla, kos ose tërshërë

📌 E përshtatshme për:
✔ PCOS / PMOS
✔ Rezistencë ndaj insulinës
✔ Hashimoto
✔ Humbje peshe (në porcione të kontrolluara)
✔ Dietë mesdhetare
✔ Persona që duan të reduktojnë produktet ultra të përpunuara

Ruhet në frigorifer deri në 5–6 ditë.

🍏 Healthy by Tea

Nutricioniste FDN

Regjime Bio Individuale për:
✔ PCOS / PMOS
✔ Tiroiden
✔ Humbje peshe
✔ Diabet
✔ Kolesterol
✔ Probleme gastrointestinale

🔬 Biorezonancë Nutricionale
🎁 -50% skonto për një periudhë të limituar

📍 Myslym Shyr, Tiranë
🌍 Online në të gjithë botën
📲 068 614 1111

Shkruaj “QERSHI” në koment nëse të pëlqeu. 🍒

Address

Myslym Shyr
Tirane
1001

Telephone

+355686141111

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Healthy Tea posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category