Veprimtaria e Klinikës zhvillohet në tri lami : arsimore, shëndetësore dhe kërkimoro-shkencore. Në këtë Klinikë zhvillohet mësimi teorik dhe praktik për studentët e Degës së Stomatologjisë dhe të Degës së Mjekësisë. Është qendër ky kryhet specializimi nga kjo lami dhe Nga lamia e Kirurgjisë Orale si dhe turnuset për specializim nga lëmitë e stomatologjisë dhe mjekësisë së përgjtishme (Protetika, O
rtodoncia, Kirurgjia Orale, Sëmundjet e Gojës, Orl, Oftalmologji, Kirurgji Plastike etj.). Në këtë Klinikë mjekohen pacientë me këto patologji: tumorët, traumat, anomalitë kongjenitale, disgnatitë, infeksionet etj.. Ambulanca punon cdo ditë pune dhe nëpër të kalojnë rreth 10.000 pacientë branda vitit. Në klinikë janë 32 shtretër ku gjatë vitit përafërsisht hospitalizohen 500 pacientë. Prej vitit 1999 kanë filluar bashkëpunimet intensive më Qendrat rajonale (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni) dhe Europiane (Gjermani-Dresden, Itali) të cilët edhe kanë organizuar simpoziume dhe trajnime të stafit. Shërbimet që ofrohen në Klinikën tonë janë:
-Trajtimi I lëndimeve të gojës ,nofullave dhe fytyrës
-Trajtimi I tumoreve të gojës ,nofullave dhe fytyrës
-Trajtimi I infeksioneve dentogjene dhe jodentogjene të gojës ,nofullave dhe fytyrës
-Trajtimi I disgnative gjegjësisht crregullimeve të raporteve ndërnofullorë
-Trajtimi I anomalive të lindura të gojës ,nofullave dhe fytyrës
-si dhe trajtimi I sëmundjeve tjera të rralla të këtij regjioni
Sipas organogramit Klinika është e ndarë në tre reparte:
-Traumatologjia
-Onkologjia
-Anomalitë kongjenitale dhe disgnatitë
Në këtë Klinikë sot punojnë 7 mjekë specialist, nga të cilët dy profesor dhe një asistentë i rregullt dhe katër asistentë të angazhuar ,15 infermiere. Nr.tel të klinikës: ++381 38 500 600 30 06
Prej vitit 1999 kanë filluar bashkëpunimet intensive më Qendrat rajonale (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni) dhe Europiane (Gjermani-Dresden, Itali) si dhe me SHBA të cilët edhe kanë organizuar simpoziume dhe trajnime të stafit.