27/05/2026
Të nderuar shfrytëzues të shërbimeve tona, miq dhe mbështetësit tanë
Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ju përcjellim urimet më të përzemërta për paqe, shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja.
Kjo festë na kujton vlerat e solidaritetit, sakrificës dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit, vlera që përpiqemi t’i mishërojmë çdo ditë edhe në punën tonë.
Ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Është nder për ne të jemi pjesë e rrugëtimit tuaj drejt një jete më të mirë dhe më të pavarur.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Me respekt dhe mirënjohje,
Stafi i Qendrës Ortopedike ORTOPRO ETER