Kodi Lajmor

Kodi Lajmor Kodi Lajmor

08/07/2026
08/07/2026

Tërmeti 7.1 ballë që ndodhi javën e kaluar në Japoni, lufta e punonjësve mjekësorë për të mbrojtur pacientin në sallën e operacionit...

08/07/2026

A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi?

Letër e hapur liderëve politikë të Kosovës

Nga Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër

Jam dëshmitar – si edhe çdo qytetar tjetër i këtij vendi – i gjendjes së mjerë në të cilën ndodhet Kosova sot.

Vuajtje. Dhembje. Pikëllim pa fund për mijëra bashkëkombës. Ankth, parehati dhe zemërim në çdo familje. Jemi duke kaluar nëpër një krizë që lëkund themelet e ekzistencës sonë fizike dhe kërcënon të ardhmen e shtetit.

Dhe po ashtu jam dëshmitar – si të gjithë – i fjalëve dhe veprimeve tuaja si të ashtuquajtur “liderë”.

Po përpiqem, si njeri, si mjek dhe profesionist i shëndetit mendor me përvojë afro katër dekada, të kuptoj sjelljen tuaj. Por nuk arrij dot. Nuk ekziston asnjë kategori profesionale apo njerëzore ku mund t’ju përfshij.

Ndoshta pyesni pse ju quaj “liderë” me thonjëza? Sepse lideri, si prindi, është ai që kujdeset, udhëheq, mbron. Ju, përkundrazi, nuk kujdeseni për askënd përveç vetes dhe një rrethi të ngushtë përfituesish.

Nuk udhëhiqni, por sundoni për interes personal. Nuk jeni në kontroll të vendit, por të makinës së votave që keni kapur peng.

Gjendja aktuale nuk është faj i qytetarëve. Ata mund të jenë të lodhur, të zhgënjyer, madje edhe të papërgjegjshëm – si fëmija që nuk di më mirë. Por për këtë ekzistojnë prindërit, liderët – që kanë detyrë të edukojnë, të drejtojnë, të ndërhyjnë kur është nevoja.

Ju, jo vetëm që nuk e bëni këtë, por me heshtjen dhe veprimet tuaja e thelloni krizën.

Prandaj, po ju pyes:

A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi?

A e ndieni dhimbjen e atyre që kanë humbur më të dashurit? A jeni të vetëdijshëm për gjendjen e vendit? A e shihni se jemi buzë greminës?

Fshiheni pas kushtetutës, ligjeve dhe rregulloreve, si të ishin alibi morale. Por e keni humbur busullën – madje edhe në oborrin tuaj. Sepse nuk ka vlerë më të madhe për një shtet sesa jeta dhe shëndeti i qytetarëve të vet.

Ju e tradhtuat popullin – të sëmurët, të vdekurit, punëtorët e shëndetësisë, secilin që ka nevojë për kujdes. Tradhtuat gjithçka – përveç vetes suaj.

Po mendoni se populli harron shpejt? Gaboheni rëndë. Këtë plagë nuk do ta harrojmë. Jeta e njeriut është në pyetje – dhe kjo nuk falet.

Dita e gjykimit do të vijë. Jo si hakmarrje, por si pasojë. Historia do t’ju flakë aty ku e meritoni – në fundin e saj të turpshëm.

Turpi ju mbuloftë.

Me mosrespektin më të madh,
Dr. Afrim Blyta

Address

New York, NY

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kodi Lajmor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share