21/05/2026
SHOCKWAVE NUK “NXEH PLLAKËN”
KOHA QË DISA TË INFORMOHEN MË MIRË
Është shqetësuese dhe absurde që edhe sot një profesionist shëndetësor t’i thotë pacientit se shockwave “nxeh pllakën” apo implantet metalike.
Focused Shockwave nuk është diatermi dhe nuk funksionon me nxehtësi.
Ajo nuk “nxeh” pllakat, vidat apo implantet metalike siç po u thuhet pacientëve.
Përkundrazi focused shockwave përdoret në gjithë botën pikërisht për:
✔️ stimulim të ngjitjes së ashtit
✔️ delayed union / non-union
✔️ nekrozë të ashtit
✔️ rigjenerim të indeve
✔️ stimulim të angiogjenezës dhe shërimit biologjik
Kjo nuk është teori janë protokolle dhe aplikime që prezantohen çdo vit në kongreset ndërkombëtare të shockwave dhe ortopedisë moderne.
Prandaj, para se të fajësohet fizioterapisti apo një trajtim modern që përdoret globalisht edhe për patologji kockore, është mirë të bëhet një përditësim më serioz profesional dhe shkencor.
Pacienti meriton informacion korrekt jo frikësim me supozime të pasasakta.
🇽🇰