Dr. Besim Luri - Mjek Reumatolog - Internist

Dr. Besim Luri - Mjek Reumatolog - Internist Rheumatology

ReumatologjiaReumatologjia është degë e mjekësisë që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të nyjeve, musk...
26/01/2026

Reumatologjia

Reumatologjia është degë e mjekësisë që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të nyjeve, muskujve, kockave dhe indit lidhor, si dhe me sëmundjet autoimune dhe inflamatore sistemike.
Si degë e vaçantë Reumatologjia është ndarë në fillim të shekullit XX.

Sëmundjet reumatologjike përfshijnë:
• Artritin reumatoid
• Osteoartritin
• Lupus erythematodes sistemik
• Spondiloartritet
• Vasculitet
• Gout/ Podagra, Artriti urik
• Sëmundjet e indit lidhor (dermatomiozit, sklerodermi, etj.)
• Osteoporozën (rrallimin e ashtit)

Këto sëmundje shpesh shoqërohen me dhimbje, ngurtësim mëngjesor të nyjeve, ënjtje dhe mpirje të duarve dhe nyjeve, dhimbje të forta të shpinës nga qafa deri te kërbishti, lodhje kronike dhe mund të prekin edhe organe të tjera si zemrën, mushkëritë, veshkat, sytë, lëkurën etj

Reumatologu përdor:
• Anamnezë dhe ekzaminim klinik
• Analiza laboratorike
• Imazheri (RTG, ultrazë, Tomografia e kompjeterizuar, MRI)
• Osteodensiometria (DEXA scan)

Trajtimi përfshin medikamente anti-inflamatore, imunosupresive, biologjike, si dhe këshilla për stil jetese dhe rehabilitim.

Qëllimi kryesor i reumatologjisë është përmirësimi i cilësisë së jetës, parandalimi i dëmtimeve afatgjata dhe ruajtja e funksionit të pacientit.

Dr. Besim Luri MD
Specialist i Sëmundjeve të
Brendshme dhe Reumatologjike
[email protected]
Telefon privat: +383 44 325 684

Telefoni per termine
Poliklinika ZEKA: +383 44 253 000

🔥 Sindroma RS3PE: -Remmiting Seronegativ Symmetrical Synovitis Pitting EdemaSindroma e Duarve të fryeraNjë sindromë e rr...
17/01/2026

🔥 Sindroma RS3PE:

-Remmiting Seronegativ Symmetrical Synovitis Pitting Edema
Sindroma e Duarve të fryera

Një sindromë e rrallë reumatike inflamatore, që prek zakonisht pacientët e moshuar, e karakterizuar nga sinoviti me fillim akut me edemë të fortë groporore të duarve (dhe ndonjëherë të këmbëve).

🧑‍⚕️ Karakteristikat kryesore klinike
• Artrit inflamator me fillim akut
• Sinovit simetrik
Edemë me gropëza e
Pjesës së pasme të duarve (klasike)
Këmbëve (mund të ndodhë)
• Pa erozione në rrezet X
• Mbizotërim i meshkujve
• Mosha zakonisht >60 vjeç

🧪 Gjetje laboratorike kryesisht në normë
• ESR / CRP e rritur
• RF dhe anti-CCP negative
• ANA zakonisht negative

🧩 Diagnoza diferenciale
Polimialgjia reumatike (PMR)
• Artrit reumatoid me fillim tek të moshuarit
• Artrit psoriatik
• Artrit kristalor
• Hipotiroidizëm
• Sindroma paraneoplastike

🎗️ Lidhje edhe me tumore ose paraneoplastik
Tumore prostatë, mushkëri, vezikë urinare, limfoma, leukemi

•Trajtimi
Me glukokortikoide me dozë të ulët
burimi i imazhit: bmjcasereports

Fakt!Një në pesë vizita në mjekësi familjare është me probleme muskuloskeletore! Në 66% e ktyre pacientëve janë nën mosh...
13/01/2026

Fakt!
Një në pesë vizita në mjekësi familjare është me probleme muskuloskeletore! Në 66% e ktyre pacientëve janë nën moshën 65 vjeqare! Problemet më të shpeshta janë osteoartriti(dhimbja e gjunëve, dhimbja e shputave, dhimbjet e qafës), dhimbja e fundshpines, urikemia, fibromialgia, tendinitet/bursitet si dhe sëmundjet inflamatore.

Kështuqë për këto ankesa është i thirrur reumatologu për të dhënë diagnozën e sakt!

Dr. Besim Luri
Mjek Reumatolog Internist
+38344325684 tel privat
+38344253000 Polklinika Zeka

🔹 Çka e parandalon dhe e trajton rrallimin e eshtrave (osteoporozën)?🦴 Kalciumi • 1000–1200 mg/ditë👉 Femra premenopauzal...
11/01/2026

🔹 Çka e parandalon dhe e trajton rrallimin e eshtrave (osteoporozën)?

🦴 Kalciumi
• 1000–1200 mg/ditë
👉 Femra premenopauzale
👉 Meshkuj < 50 vjeç
• 1200–1500 mg/ditë
👉 Femra postmenopauzale
👉 Meshkuj > 65 vjeç

☀️ Vitamina D
• 800–1200 IU/ditë
• Ekspozimi në diell gjatë verës për rreth 10 minuta mund të prodhojë deri në 10.000 IU vitaminë D

⚠️ Shënim i rëndësishëm:
Lëkura me pigmentim më të errët dhe mosha e shtyer prodhojnë më pak vitaminë D, prandaj suplementimi është i domosdoshëm për shumicën e njerëzve.

🏃‍♀️ Stili i jetesës
• Ushtrime fizike të rregullta
• Kufizim ose abstinencë nga alkooli
• Kufizimi i kafeinës ☕ (< 2 kafe/ditë)
• 🚭 Ndërprerja e duhanit

🩺 Diagnostikimi
• Standardi i artë për vlerësimin e rrallimit të eshtrave është:
👉 DEXA Scan (Osteodensitometria)
✔️ Ekzaminim i shpejtë
✔️ I sigurt
✔️ I lehtë për pacientin

Dr. Besim Luri

NJOFTIM Të dashur miq dhe mikesha,Ju njoftoj se duke filluar nga muaji janar, shërbimet mjekësore reumatologjike dhe int...
11/01/2026

NJOFTIM

Të dashur miq dhe mikesha,

Ju njoftoj se duke filluar nga muaji janar, shërbimet mjekësore reumatologjike dhe internistike do t’i ofroj në Poliklinikën ZEKA, përballë Spitalit në Ferizaj.

🕒 Orari i punës:
• E hënë – e premte: 15:00 – 18:00
• E shtunë: 11:00 – 16:00

📍 Lokacioni:

https://maps.app.goo.gl/G5uYUS8FvSniAxcY6?g_st=com.google.maps.preview.copy

Me respekt,

Dr. Besim Luri MD
Specialist i Sëmundjeve të Brendshme dhe Reumatologjike
📨 [email protected]
📞 Telefon privat: +383 44 325 684

☎️Telefoni për termine Poliklinika ZEKA: +383 44 253 000

Address

Rr. Ramadan Rexhepi P. N Ferizaj
Ferizaj
70000

Telephone

+38344325684

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Besim Luri - Mjek Reumatolog - Internist posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Dr. Besim Luri - Mjek Reumatolog - Internist:

Share