PUTRA - Klinikë Veterinare

PUTRA - Klinikë Veterinare PUTRA - është klinikë dhe dyqan veterinar, me lokacion në Mitrovicë.

Qen i rrugës me Parafimozë, (me ekspozim të pen*sit), edemë dhe dëmtim të indeve, ku reponimi manual nuk ishte i mjaftue...
03/09/2026

Qen i rrugës me Parafimozë, (me ekspozim të pen*sit), edemë dhe dëmtim të indeve, ku reponimi manual nuk ishte i mjaftueshëm.
Ndërhyrja u realizua me qëllim ruajtjen e vitalitetit të indeve, rikthimin e funksionit normal dhe parandalimin e përsëritjes së parafimozës.

29/08/2026

Pas disa ditësh terapi intenzive, kujdes dhe monitorim të vazhdueshëm, pacienti ynë e mposhti Parvovirozën.
Sot rikthehet te ushqimi, energjia dhe jeta normale.
Parvoviroza është e rrezikshme, por trajtimi në kohë mund të bëjë diferencën!

Infestim masiv me rriqna te një klysh me prani të një numri të madh parazitësh të ngjitur në lëkurë.Rriqnat mund të shka...
28/08/2026

Infestim masiv me rriqna te një klysh me prani të një numri të madh parazitësh të ngjitur në lëkurë.
Rriqnat mund të shkaktojnë anemi, dobësi dhe humbje gjaku, por mbi të gjitha paraqesin rrezik për transmetimin e sëmundjeve të rëndësishme si Babezioza, Anaplazmoza etj.

Trajtimi i parvovirozës kërkon terapi intensive dhe monitorim të vazhdueshëm, me fokus në rehidratimin, korrigjimin e çr...
27/08/2026

Trajtimi i parvovirozës kërkon terapi intensive dhe monitorim të vazhdueshëm, me fokus në rehidratimin, korrigjimin e çrregullimit të elektrolitëve, mbështetjen e sistemit gastrointestinal dhe parandalimin e komplikimeve sekondare.

29/07/2026

Për disa ditë nën terapi intensive, me monitorim të vazhdueshëm dhe trajtim të përshtatur sipas gjendjes klinike. Falë përkushtimit gjatë gjithë procesit të trajtimit, gjendja e tij u përmirësua gradualisht.

Një temperaturë trupore prej 35°C është një gjendje kritike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Hipotermia mund të shoq...
28/07/2026

Një temperaturë trupore prej 35°C është një gjendje kritike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Hipotermia mund të shoqërohet me infeksione të rënda, shok, traumë ose çrregullime metabolike dhe, pa trajtim në kohë, mund të rrezikojë jetën e pacientit.
Në këtë rast u aplikua stabilizim intensiv me ngrohje të kontrolluar, terapi IV, me qëllim rikthimin e parametrave jetësorë dhe stabilizimin e gjendjes.

17/07/2026

Kishte kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe sekrecione respiratore (gëlbazë), shenja që kërkojnë vlerësim dhe trajtim veterinar në kohë.
Pas ekzaminimit klinik dhe terapisë së përshtatshme, gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm. Rikthimi i oreksit dhe fillimi i marrjes së ushqimit janë tregues të rëndësishëm se organizmi po i përgjigjet pozitivisht trajtimit.
Diagnoza e hershme, trajtimi i duhur dhe monitorimi i vazhdueshëm janë çelësi për një rikuperim të suksesshëm!

11/07/2026

Pas 4 ditësh terapi intenzive, këta klysh arritën ta mposhtin parvovirozën.
Parvoviroza është një nga sëmundjet virale më të rrezikshme tek klyshët, por me diagnostikim të hershëm, terapi intenzive, monitorim të vazhdueshëm dhe përkushtim maksimal, shanset për shërim u rriten ndjeshëm.
Ky rast është dëshmi se trajtimi profesional dhe kujdesi i pandërprerë mund të shpëtojnë jetë. Falënderojmë pronarin për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë procesit të trajtimit.

Nën lëkurë ishte formuar një absces i madh, i mbushur me qelb dhe inde të dëmtuara.Gjatë trajtimit u krye hapja dhe dren...
04/07/2026

Nën lëkurë ishte formuar një absces i madh, i mbushur me qelb dhe inde të dëmtuara.
Gjatë trajtimit u krye hapja dhe drenimi i abscesit, largimi i mases purulente, pastrimi i thellë i plagës dhe vendosja e terapisë për të kontrolluar infeksionin dhe për të mundësuar shërim sa më të shpejtë. Shpesh vrimat e vogla në lëkurë mbyllen shpejt, ndërsa bakteret vazhdojnë të shumohen në indet e thella, duke shkaktuar infeksione serioze.

Address

Lagja Iliridë, Afër Xhamisë Së Haxhi Veselit
Mitrovica
40000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349525532

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PUTRA - Klinikë Veterinare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share