Egzona Isufi Nutricioniste

  • Home
  • Egzona Isufi Nutricioniste

Egzona Isufi Nutricioniste MSc. Of Nutrition

Të ngrënit shëndetshëm është një aspekt kyç i një jetese të balancuar dhe të mirëqenies së përgjithshme. Kjo nënkupton k...
05/06/2024

Të ngrënit shëndetshëm është një aspekt kyç i një jetese të balancuar dhe të mirëqenies së përgjithshme. Kjo nënkupton konsumimin e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar që përfshin të gjitha grupet kryesore të ushqimit në përpjesëtime të duhura.Të ngrënit shëndetshëm nuk është vetëm një regjim i përkohshëm, por një stil jetese që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, ul rrezikun e sëmundjeve kronike dhe përmirëson cilësinë e jetës.🥦🥑🍴

Kisha kënaqësinë që sot të prezantoja rreth Frutave para stafit dhe nxënësve të “London School”. Diskutuam per vlerat us...
03/07/2023

Kisha kënaqësinë që sot të prezantoja rreth Frutave para stafit dhe nxënësve të “London School”. Diskutuam per vlerat ushqyese dhe rëndësine e përfshirjes së tyre në planet tona ushqimore.

🍇Ushqimet janë në dispozicion në ngjyra të ndryshme. Polifenolet janë përbërës të ushqimeve që iu j*pin atyre ngjyrë. Nd...
25/05/2023

🍇Ushqimet janë në dispozicion në ngjyra të ndryshme. Polifenolet janë përbërës të ushqimeve që iu j*pin atyre ngjyrë.
Ndër grupet më të njohira të polifenoleve janë flavonet, atocianinat, katekinat etj. Ekziston një numër mjaft i madh i polifenoleve.
Është e ditur se përmbajtja e polifenoleve në fruta dhe perime me ngjyrë të errët është më e lartë.

🧅Disa nga dobitë e tyre janë:

🥬Rregullojnë nivelet e glukozës në gjak

🍓Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

🍒Reduktojne rrezikun e kancerit

🥕Ndihmojnë sistemin e tretjes.

Pasi që nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit dhe sot është shujta e parë e Syfyrit, mësoni se si mund të ushq...
22/03/2023

Pasi që nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit dhe sot është shujta e parë e Syfyrit, mësoni se si mund të ushqeheni shëndetshëm gjatë kësaj shujte. Është shumë me rëndësi që Syfyri të përmbajë të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme në mënyrë që të na mbajë deri në Iftar.

Disa komponentë të rëndësishëm të Syfyrit janë:

1. Proteinat – ushqimet e pasura me proteina na mbajnë ngopur për një kohë më të gjatë, që është shumë e rëndësishme gjatë agjërimit. Mundohuni të zgjedhni nga burimet me proteina që nuk përmbajnë sasi të lartë të kripës, për të parandaluar etjen. Disa nga këto ushqime mund të jenë: vezët e ziera, gjiza, kosi apo qumështi.

2. Karbohidratet komplekse – ushqimet e pasura me karbohidrate komplekse j*pin energji dhe fibra dietetike, të cilat rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak. Ushqimet që mund të përdorni janë: tërshëra, buka e zezë, buka e thekur integrale apo përzierjet e drithërave(muesli apo granola).

3. Yndyrërat e shëndetshme – ushqimet e pasura me yndyrë ngadalësojnë zbrazjen e stomakut, prandaj konsumimi i tyre ka efekt të rëndësishëm në ngopje gjatë agjërimit. Evitoni konsumimin e yndyrës në formë të ushqimeve të fërguara gjatë Syfyrit, për shkak se kjo mund të shkaktojë etje gjatë ditës. Preferoni yndyrërat e shëndetshme si gjalpin e arroreve (tahini, gjalpë kikiriku apo bademi), avokadon, vajin e ullirit, frutat arrore apo farat e ndryshme.

4. Frutat apo perimet – mundësojnë marrjen e vitaminave dhe mineraleve të cilat na j*pin energji. Gjithashtu, për shkak se përmbajnë sasi të lartë të ujit, ndihmojnë në hidratim, duke ulur kështu etjen gjatë agjërimit. Merrni më shumë nga frutat dhe perimet që përmbajnë sasi të lartë të ujit si: spinaqi, selinoja, trangulli, drëdhëzat, portokalli dhe domatja, por shtoni edhe nga ato që përmbajnë sasi më të lartë të sheqerit si bananja, hurmat apo frutat e thata, në mënyrë që të ndiheni më energjik gjatë ditës.

Ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar, paqe dhe shëndet!

Avokadot janë plot me magnez dhe kalium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut. Ka plot 9.2 gramë fibra në...
31/01/2023

Avokadot janë plot me magnez dhe kalium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut. Ka plot 9.2 gramë fibra në një avokado të përmasave mesatare. Yndyrnat e mira të avokados ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë karotenoidet dhe të tresë yndyrnat e këqija. Një shembull? Kur avokado përfshihet në sallatë, përthithja e beta-karrotenës së karrotës rritet afërsisht 14 herë, ndërsa ajo e alfa-karrotenës në sallatë rritet më shumë se katër herë. Avokado nuk është vetëm ushqim. Një avokado mund të jetë një hidratues i shkëlqyer, kuron të djegurat duke parandaluar irritimin e lëkurës, dhe deri në ngadalëismin dhe eleminimin e rrudhave. Është plot me vitamina, në veçanti përmban shumë A dhe D. E dhe K dhe ato të grupit B. Për çdo 100 gramë produkti 21% janë yndyrna, 12% sheqerna dhe 2.7% proteina. Avokado ngadalëson plakjen e qelizave. Mes antioksidantëve është vitamina A dhe vitamina E. Për presencën e tyre, avokado hyn mes ushqimeve më të mira antitumorale.

Duke qenë e pasur më vitaminë D, ndihmon në tretjen e kalciumit, duke reaguar ndaj osteoperozës dhe artritit. Njihet më së miri fuqia e avokados për gjendjet e të ftohtit dhe gripit.

A e keni krahasuar mënyrën tuaj të ushqimit me një person tjetër? Është shumë e vështirë të evitohet, mirëpo krahasimi n...
30/01/2023

A e keni krahasuar mënyrën tuaj të ushqimit me një person tjetër?

Është shumë e vështirë të evitohet, mirëpo krahasimi nuk ju ndihmon në rrugëtimin tuaj për përmirësimim e shëndetit.

Është e padiskutueshme që jemi unik sa i përket të ushqyerit, për shkak të preferencave të ndryshme ushqimore, niveleve të aktivitetit fizik, orarit, qëllimeve, problemeve shëndetsore dhe ambientit ku jetojmë. Kjo do të thotë se nese një mënyrë e të ushqyerit funksionon te tjetri nuk mund të funksionoj edhe për juve!

Prandaj kur vjen puna për zgjedhjen e një mënyre të ushqyerit (diete), duhet të mundohemi të gjejmë një mënyrë që funksionon për ju! Disa nga pyetjet qe duhet ti bëjm për të na udhëzuar janë:
🌱A më pëlqejnë ushqimet që i përdorë?
🌱A mundem që këtë mënyrë të të ushqyerit ta vazhdojë për një kohë të gjatë?
🌱A kam energji të mjaftueshme me këtë mënyrë të të ushqyerit?
🌱Si mund ta balancoj pjatën time?

Në mbështetjen intensive dhe individuale unë ju përshtatem nevojave dhe situaten tuaj individuale të shëndetit. Si nutri...
29/01/2023

Në mbështetjen intensive dhe individuale unë ju përshtatem nevojave dhe situaten tuaj individuale të shëndetit.
Si nutricioniste, unë te ju j*p njohuritë që ju nevojiten, duke ju ofruar një zgjidhje konkrete për mirëqenien e shëndetit tuaj.

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Egzona Isufi Nutricioniste posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Egzona Isufi Nutricioniste:

  • Want your business to be the top-listed Health & Beauty Business?

Share