26/04/2026
Me shumë dashuri dhe përkushtim ju prezantojmë këtë rrugëtim të ndërtuar nga pasioni shumëvjeçar i Fahredin Zhara për botën e bletëve dhe fuqinë shëruese të natyrës. Që nga vitet 1997–1998, ai i është përkushtuar kësaj fushe me zemër, duke e kthyer dashurinë për bletarinë në mision jetësor.
Mes shumë koshere bletësh dhe përvojë të fituar ndër vite, sot ai sjell mundësinë që të tjerët të përfitojnë nga apiterapia, duke përfshirë terapinë përmes inhalimit të ajrit natyral që vjen nga kosheret e bletëve. 🐝
Ai ju mirëpret ngrohtësisht të vini dhe të merrni benefitet që kjo terapi natyrale ofron për shëndetin, relaksimin dhe mirëqenien tuaj. 🍯🌿