04/10/2021
ÇAJ PËR URINIM (PROSTATË)
Në 1 litër ujë të sapovluar të qitet 1 lugë e supës çaj të kombinuar: hithra, gjethe shtogu, mustaqe të misrit, të vlohet 10 minuta, pastaj ena hiqet nga zjarri, t’i qitet një qeskë “Uvin” çaj dhe të mbulohet, të pushjoë 20 minuta, të kullohet dhe të mbetet në gjendje të vakët, të ëmbëlsohet më mjaltë e të pihet tri herë në ditë nga 1 gotë, gjithnjë pas bukës. Preferohet që i sëmuri ta përdor dozën më së paku tre deri në gjashtë muaj, duke u kujdesur në ushqim. Nëse i sëmuri nuk heq dorë nga përdorimi i të gjitha produkteve të qunështit dhe të mish*t, të lëngjeve të gazuara, ujit mineral, alkool, çaj të rusit si dhe të kafesë, këshilloi që të mos paraqitet fare te mjeku popullor. I sëmuri mund të përdor pemë dhe perime. Të ruhet nga të ftohtit.
BAR SHËRUES PËR URINIM
Doza e këtij bari të përgatitur është 1 kg, që hahet nga 1 lugë e kafesë në esëll, pas pirjes së gotës së çajit. Përdorimi i barit shërues zgjatë 45 ditë.
Të merret nga një lugë e supës së këtyre barishteve natyrore dhe pasi të bluhen e të përzihen lëvoret e gështenjës së egër, gjethe hithrash, frute te shtypura të dëllinjës, tërshërës dhe elbit (duke i korrur kallinjtë para se të pjeken, të teren nën hije), gjethe të lajthisë si dhe lëvore të plepit e të vidhit, dejzë dhe majdanoz. Të bëhet zierja e tyre l0 minuta, pastaj të lihet të pushojë l5 minuta, të kullohet dhe si çaj të pihet tri herë në ditë para bukës.
Edhe zierja e bishtajave të fasules, të gjelbëra dhe të terura nën hije, ndihmojnë në urinim. Nëse i sëmuri ka pezmatimin e protatës, ose ka gjakderdhje gjatë urinimit, këshillohet që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë e pasi të lihet të pushojë, ti qitet një sasi çaj “Uvin”. Të sëmurët nga prostata nuk duhet të pijnë kafe si dhe çaj të rusit, lëngje të gazuara, ujë mineral, alkool si dhe t’ju shmangen përdorimit të mish*t ( mund të përdoret vetëm mishi i zier i zogjve të pulës, por kurrsesi të mos ërgohet) e të produkteve blektorale, që zvogëlojnë rrezikun për t’u sëmurë nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Në mjekësinë popullore thuhet se dieta me perime
zvogëlon rrezikun e përhapjes së kancerit në prostatë.
Sëmundja e urinimit, pra paraqitja e kancerit në prostatë, është trashëguese. Mirëpo, me gjetjen e kancerit para se të përhapet jashtë prostatës, gjasat për shpëtim janë dukshëm më të sigurta.
Bakteret që shkaktojnë pezmatimin e prostatës rrjedhin kryesisht nga zorra e trashë, por ato mund të futen edhe në gjëndrra nga organet e tjera sikurse janë proceset e qelbit rreth dhëmbëve, bajamet, plagët si dhe hemorroidet. Për të parandaluar këtë proces që të mos vjen deri te prostata kronike, këshilloj:
- larja me ujë të vakët,
- pini sa më shumë ujë,
- t’i ikni vozitjes së gjatë, vraoimeve dhe ushtrimeve të tjera që e ngarkojnë prostatën,
- përdorni sasi plotësues të vitaminave të rekomanduara dhe të mineraleve.( A, C, E),
- t’i ikni gjithsesi uljes gjatë dhe shtrirjes- mos mbani gjatë urinën në fshikëz, etj.
- mos përdor lëngje të gazuara,
(Birra është armiku më i madh i prostatës).
- mos përdor mëlmesa: pipër, spec të djegës,
Ushqimi është padyshim, parandalimi më mirë që ndikon në lehtësimin e prostatës.
Ngrënia e pemëve dhe e perimeve, lënia e duhanit, ushtrimet e rregullta dhe mospërdorimi i alkoolit janë katër shprehi që e zgjasin jetën.
Sepse, problemet shëndetësore janë pjesë e jetës sonë e sëmundjen ta pranojmë si mik të jetës, por ta luftojmë e ta urtojmë me barna natyrore.
Ps: Kur i sëmuri nuk mund ta mbajë urinën duhet të qitën dy lugë lule balsami të bluar në l kgr mjaltë, të pushoj 15 ditë, pastaj të hahet nga një lugë e sheqerit në esëll.
Si t’i ikim kancerit në prostatë? Sqarojmë: të sëmurët duhet të hanë mish zogjësh të pulës pa lëkurë, lakra(sallatë), farat e kungujve të shtypen e të përzihen me ujë e kohë pas kohe të pihen mundësisht tri herë në ditë, pa sheqer. Të pihet edhe çaj nga gjethet e spinaqit, çaj nana në vend të ujit, çaj hithrash të pihet në mëngjes dhe mbrëmje nga një gotë.
Mahunat(bishtajat) dhe primet si dhe soja janë miq të prostatës. Përgatiten në formë çaj dhe pihet disa herë në ditë.
Ndihmojnë: mustaqet e misrit, pirraku, pershuni, liri, si dhe molla e freskët.
Marr përsipër që të sëmurëve nga prostata(urinimi) t’u ndimojë, nëse pajtohen të shërohen, dhe të mos harrojnë, por gjithnjë ta kenë parasysh mënyrën e ushqimit dhe të përdorimit të dozës.
Këshillat për këtë sëmundje janë:
- Heq dorë nga përdorimi i prokteve të qumështit)kos, djathë, dhalltë, lang, etj.)
- Mos pi lëngje të gazuara si dhe çaj rusi, kafe, ujë mineral, etj.
- Lëngjet e dendura mund të pihen, si dhe çaje të bimëve.
- Heq dorë nga ngrënia e mish*t dhe fërgesat: qofte, vezë etj.
- Mund të përdoresh ushqim të zier, pemë dhe perime si dhe sallata duke i qitur edhe vaj të ullirit.
- Përdore qepën, hudhrën dhe arrat, sepse ato ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjes.
- Mos përdor kurrfarë alkooli, si dhe gjithnjë,
- Ruaju nga të ftohtit.
Të sëmurët nga prostata, derisa përpiqen të shërohen me barishte natyrore, nuk duhet të bëjnë ndonjë intervenim kirurgjik, sepse prostata mund të shndërrohet në diçka më të rrezikshme.
Shërimi i prostatës me barishte natyore zgjatë gjashtë muaj.
Të sëmurët që nuk iu përmbahen këtyre rregullave, i këshilloj që të mos paraqiten fare te mjeku popullor, sepse të tillët i bëjnë shërbim të keq vetes si dhe të punës që me shumë përkushtim e bën mjeku popullor për shërimin e të sëmurëve.
Mjeku dhe të sëmurët duhet të bëjnë marrëveshje me influencë të drejtpërdrejtë që ndikon në shërimin e urinimt. Sepse, nëse i sëmuri nuk është i disiplinuar në ushqim, askush s’mund t’i rri të sëmurit me shkop në dorë!...
Për më shumë info rreth këti bari shërues na kontaktoni në inbox te faqes ose mund të paraqiteni në telefon në këta numra:
044 100 113
ose në ordinancë në Prishtinë (Aktash 1) , rruga "Ali Kelmendi" nr 36.