Positive Motion

Positive Motion Positive Motion është qendër për Terapi Manuale Ortopedike dhe Fizioterapi.

Radikulopatia Cervikale – Qasja e trajtimit në fazaRadikulopatia cervikale është një gjendje ku një rrënjë nervore në qa...
10/05/2026

Radikulopatia Cervikale – Qasja e trajtimit në faza

Radikulopatia cervikale është një gjendje ku një rrënjë nervore në qafë irritohet ose komprimohet, duke shkaktuar dhimbje në qafë, dhimbje që përhapet në krah, mpirje ose dobësi.

Trajtimi efektiv nuk është i njëjtë për të gjithë pacientët dhe nuk bëhet në një hap të vetëm. Në fizioterapinë moderne dhe terapinë manuale ortopedike, trajtimi organizohet në stadiume progresive:

1️⃣ Stadiumi akut
Qëllimi kryesor është ulja e dhimbjes dhe irritimit nervor.
Kjo përfshin:

edukimin e pacientit

pozicione që e lehtësojnë nervin

ushtrime neurodinamike të lehta

menaxhim të dhimbjes

2️⃣ Stadiumi mesatar
Kur simptomat fillojnë të stabilizohen, fokusi kalon në:

mobilizime neurodinamike më progresive

terapi manuale për shtyllën cervikale

ushtrime specifike për stabilizim të qafës dhe shpatullave

rikthim gradual të lëvizjes

3️⃣ Stadiumi afatgjatë
Në këtë fazë synohet:

forcimi i muskujve lokalë stabilizues

rritja e forcës globale

përmirësimi i kapacitetit fizik dhe funksional

rikthimi i plotë në aktivitetet e përditshme dhe sport.

✔️ Monitorimi i vazhdueshëm i simptomave dhe progresit është çelësi për një rikuperim të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Trajtimi i strukturuar dhe i bazuar në evidencë ndihmon jo vetëm në uljen e dhimbjes, por edhe në parandalimin e rikthimit të problemit.

05/05/2026

Dhimbja radikulare lumbale nuk është një dhimbje e zakonshme e shpinës.

Në shumicën e rasteve ajo lidhet me irritimin ose kompresionin e rrënjës nervore, si p.sh. tek Dhimbja Radikulare Lumbare që shpesh shkaktohet nga Hernia Diskale Lumbare.

Për këtë arsye, trajtimet klasike si:

• anti-inflamatorët (p.sh. Ibuprofen ose Diclofenac)
• elektro-terapia (TENS, ultrasound)

shpesh japin vetëm lehtësim të përkohshëm, sepse nuk adresojnë mekanizmin kryesor të dhimbjes.

Dhimbja radikulare është shpesh dhimbje neuropatike (Neuropathic Pain), prandaj në disa raste përdoren medikamente që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor si:

• Gabapentin
• Pregabalin

Ndërkohë, trajtimi fizioterapeutik me Orthopaedic Manual Physical Therapy, bazuar në parimet e Maitland Concept, synon:

✔ reduktimin e ngarkesës mbi nervin
✔ përmirësimin e lëvizjes së shtyllës kurrizore
✔ përmirësimin e neurodinamikës së nervit
✔ rikthimin gradual në funksion normal

Trajtimi efektiv kërkon të kuptohet mekanizmi i dhimbjes – jo vetëm simptomat.

24/04/2026

Burim Gjinovci, PT OMPT – Fizioterapi në standarde europiane

Burim Gjinovci është fizioterapeut me karrierë klinike dhe akademike ndërkombëtare në fushën e fizioterapisë musculoskeletore dhe terapisë manuale/manipulative.

Pas diplomimit në Fizioterapi në Prishtinë , ai fitoi përvojë klinike duke punuar me kontingjentin finlandez në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO / Kosovo Force (KFOR).

E themeloi klinikën POSITIVE MOTION, ku praktikon fizioterapi moderne të bazuar në arsyetim klinik, evidencë shkencore dhe vlerësim të individualizuar për çdo pacient.

Ai është i trajnuar ndërkombëtarisht nga International Maitland Teachers Association (IMTA), një nga organizatat më të njohura në botë për terapinë manuale ortopedike. Aktualisht është pjesë e IMTA Teacher Training Programme, duke u përgatitur për rolin e instruktorit ndërkombëtar.

Paralelisht, ka perfunduar kualifikimin europian OMPT (Orthopaedic Manual Physical Therapy) me Deutsche Verband für Manuelle Therapie (DVMT) në Poloni.

Burim Gjinovci është gjithashtu i angazhuar në edukimin ndërkombëtar të fizioterapeutëve si asistent në kurset IMTA në vende të ndryshme të Evropës.

Fushat kryesore të ekspertizës përfshijnë:
• Çrregullimet e shtyllës kurrizore
• Menaxhimin e dhimbjes kronike
• Patologjitë ortopedike dhe traumat e gjymtyrëve
• Rehabilitimin e lëndimeve sportive

Një qasje europiane në fizioterapi – me fokus në diagnozë klinike të saktë, trajtim të personalizuar dhe rikthim optimal në funksion.

Çasja jonë është e bazuar me pacientin në qendër të vëmendjes.

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Positive Motion posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Positive Motion:

Share