05/05/2026
HISTORIKU I SËMUNDJES
Majasëlli (hemorroidet) është sëmundje trashëguese intelektuale që u paraqitet njerëzve të cilët qëndrojnë ulur gjatë në karrige; është sëmundje e shoferëve, si dhe e njerëzve që merren me ngritjen e peshave. Kjo sëmundje ka shënja paralajmëruese te të gjithë të sëmurët e veçanërisht u paraqitet grave në fillim të ngjitjes me barrë me kruajtje dhe i përcjell gjatë tërë kohës së shtatzënësisë deri në lindje të foshnjes, madje dhe pas lindjes. Ka të ngjarë se këto gjene të nënës foshnja i fiton, apo i trashëgon që në embrion. Detyrë mbi detyrë, si për të mëdhenj e të vegjël, është se si njerëzve të sëmurë t’u japim vullnet e dëshirë për jetë...
Majasëlli te të sëmurët më se shpeshti paraqitet brenda, në zorrë të trashë, si dhe në lëkurë. Pikërisht për këtë quhet majasëll i brendshëm dhe majasëll i jashtëm.
Të sëmurëve, që majasëlli u shfaqet në lëkurë, shpesh mbrojnë veten: “Asgjë s’kam brenda në bark (në zorrë)!”, duke mos ditur se çerdhja e madhe e majasëllit është pikërisht në zorrë të trashë. Prej andej majasëlli përhapet në pjesë të tjera të trupit, dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në organet e tjera, që pastaj shërohen me shumë vështirësi. Të sëmurët zakonisht kanë të kruara gjatë natës, por ka raste që zorra e trashë kruhet edhe gjatë ditës.
Të sëmurët nga majasëlli si dhe ngritësit e peshave janë në fytyrë të zbehtë, lëngojnë nga pagjakësia, sepse u është paraqitur gjakderdhja në zorrë të trashë.
Në popull thuhet se majasëlli është mbi 300 llojesh! Me këtë shprehje ata duan të bëjnë me dije se majasëlli është kronik, madje shumë i përhapur, që shprehet në forma të ndryshme, si te të moshuarit po ashtu edhe te të rinjtë.
Nga kërkimet e bëra dhe bisedat me të sëmurët, si dhe nga letërsia e mjekësisë në kohët e vjetra, shihet se majasëlli është trashë-gues, nga gjenet e babait apo të nënës. Për fat të keq, ato janë përcjellur brez pas brezi.
Shumë të sëmurë nuk mund të pajtohen me këtë konstatim, por ka edhe të tillë që në mënyrë të sinqertë pranojnë e pohojnë: “Të gjithë në familje lëngojmë nga majasëlli. Djalli e marrtë vesh këtë!”. Si i tillë, më sa dihet, majasëlli është trashëgues dhe nuk është sëmundje ngjitëse. Kjo lëngatë nuk i zgjedh shtresat e njerëzve: shtresë e lartë, e ulët, e pasur, e varfër!
Majasëlli është sëmundje ,,e të fshehtëve” siç e emërtojnë në disa vende, por e keqja nuk fshehet! Fshehja e sëmundjes, njerëzve ua keqëson dhe zvarritë përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Ka raste kur të sëmurët shfryjnë mllefin e tyre me pesimizëm. ,,Po të tregoj fije e për pe, s’kam asnjë fije shprese!”
Mospengimi me kohë i përhapjes së majasëllit, mund të shndërrohet në kokrra kanceri që pastaj janë edhe vdekjeprurëse.