Bio Bleta

Bio Bleta Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar më t'mirën, direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e Bletëve!
(1)

08/05/2026

👉 8 Maj 2026 !

🔸 Kjo periudha tani, dhe deri nga fundi i qershorit, i është dedikuar me pothuajse 70% të kohës dhe energjive tona, prodhimit të Qumështit të bletës.

🔸Qumështi i bletës, grumbullohet çdo 72 orë nga e njëjta familje bletësh.
▪️Dmth. ato korniza me shartimet e larvave (ndryshe, në gjuhën profesionale ky proçes quhet translarv) që bëhen psh. sot, nxirren dhe vilen pas 3 ditësh.

🔸Ne punën tonë e kemi ndërtuar duke punuar 2 ditë me këtë proçes, dhe 1 ditë pushim.

🔸Kur them pushim, jo pushim për ne, se ne pushimin tani në gusht e fillojmë, por pushim me qumështin, pasi kjo ditë na shërben për punët e tjera në park, dhe më besoni që punët janë aq shumë sa që po të mos kishte natë, ne nuk do pushonim 🤦🙈😁

👉 M'u kujtua një barcaletë:

🔸Ishin 3 shokë dhe po i mburreshin njëri tjetrit.
▪️I pari tha: Unë punoj 22 orë në ditë.
▪️I dyti ja ktheu: Unë punoj 24 orë në ditë.
▪️I treti u mendua dhe tha: Unë punoj 25 orë në ditë.
🔸Dy të parët qeshësh dhe i thanë:
▪️Si ka mundësi që punon 25 orë në ditë, kur dita 24 orë ka gjithësej ?!
🔸I treti u përgjigj:
▪️Epo unë zgjohem 1 orë më herët nga gjumi në mëngjes 😁

▪️Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar vetëm më të mirën.
▪️Direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e mikeshave tona të vogla, Bletët.
▪️Kuroni dhe Parandaloni me forcën e Natyrës.
▪️Gjithçka Bio - Organike - Natyrale 100%
▪️Konsumoni produktet e Bletës, dhe jetoni shëndetshëm !

………..

👉 Gjëra të bukura që mund të bëni pasi i keni shkuar këtij postimi deri në fund 😊:

▪️Të lini në “koment” mendimin tuaj, shërben si feedback për ata që lexojnë komentet.
▪️Të bëni “like”, e konsideroj vlerësim dhe respekt ndaj meje dhe punës time.
▪️Ta bëni “share” duke ja dërguar dikujt që mund t'i nevojitet.
▪️Të bëni “follow” për të mos humbur asnjë postim.







05/05/2026

👉 3 Maj 2026 !

🔸 Duke filluar që sot, kemi gati dhe një nga super produktet që ky profesion na mundëson !

❗Vaksinën natyrale, produktin magjik për nga vlerat ushqyese që përmban
▪️Qumështin e bletës.

🔸Kjo xhelatinë mbretërore, i shërben familjes së bletëve, për të ushqyer larvën e cila do të bëhet Mbretëreshë që ditën e saj së 4, dhe deri në ditën e 16 kur ajo lind, si dhe gjithashtu është ushqimi ekskluziv i Mbretëreshës për gjithë jetën e saj, që shkon deri në 5 vite.

🔸Te ne njerëzit pastaj, është një burim kompleks vlerash ushqyese (vitamina , minerale, proteina, enzima, aminoacide, etj.) që nuk gjendet në asnjë multivitaminë me origjinë farmaceutike !

🔸Qumështi i bletës është një produkt që sigurohet me shumë vështirësi, dhe gjithmonë me sasi shumë të kufizuar për të përmbushur nevojat dhe kërkesat gjatë gjithë vitit !

👉 Kujdes nga produktet e importit !
🔸Vërtetoni gjithmonë origjinën e produktit përpara se të josheni nga çmimi i ulët !

▪️Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar vetëm më të mirën.
▪️Direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e mikeshave tona të vogla, Bletët.
▪️Kuroni dhe Parandaloni me forcën e Natyrës.
▪️Gjithçka Bio - Organike - Natyrale 100%
▪️Konsumoni produktet e Bletës, dhe jetoni shëndetshëm !

………..

👉 Gjëra të bukura që mund të bëni pasi i keni shkuar këtij postimi deri në fund 😊:

▪️Të lini në “koment” mendimin tuaj, shërben si feedback për ata që lexojnë komentet.
▪️Të bëni “like”, e konsideroj vlerësim dhe respekt ndaj meje dhe punës time.
▪️Ta bëni “share” duke ja dërguar dikujt që mund t'i nevojitet.
▪️Të bëni “follow” për të mos humbur asnjë postim.







04/05/2026

👉 6 Prill 2026 !

🔸 Më në fund, i erdhi dita edhe kësaj videos për t'u publikuar, të cilën e kam bërë që në datën 6 Prill, atëherë edhe kur filluam me prodhimin e Qumështit të bletës për sivjet !

🔸Koha në atë periudhë ka qenë super e favorshme, por shirat dhe uljet e temperaturave që vijuan më pas, na detyruan të frenonim disi.

🔸Ajo që kemi mësuar gjatë gjithë këtyre viteve që po punojmë me këto krijesa magjike, është që ne sado të mundohemi dhe të na duket vetja profesionist, jashtë natyrës dhe jashtë ciklit biologjik të bletëve, asgjë nuk arrijmë të realizojmë dot !

🔸Megjithatë, me pak fat dhe me shumë mundim e lodhje, ja ku jemi.
Rezervimet që kisha marrë i mbyllëm me sukses 🤗

▪️Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar vetëm më të mirën.
▪️Direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e mikeshave tona të vogla, Bletët.
▪️Kuroni dhe Parandaloni me forcën e Natyrës.
▪️Gjithçka Bio - Organike - Natyrale 100%
▪️Konsumoni produktet e Bletës, dhe jetoni shëndetshëm !

………..

👉 Gjëra të bukura që mund të bëni pasi i keni shkuar këtij postimi deri në fund 😊:

▪️Të lini në “koment” mendimin tuaj, shërben si feedback për ata që lexojnë komentet.
▪️Të bëni “like”, e konsideroj vlerësim dhe respekt ndaj meje dhe punës time.
▪️Ta bëni “share” duke ja dërguar dikujt që mund t'i nevojitet.
▪️Të bëni “follow” për të mos humbur asnjë postim.







03/05/2026

👉 3 Maj 2026 !

🔸 Ka pushim edhe pushim 😉
▪️Dikush e bën pushimin shtrirë te divani i shtëpisë.
▪️Dikush në breg të detit.
▪️Dikush tjetër te kafja e lagjes.
▪️Ne, në mes gumëzhimës së bletëve, shtrirë në bar.

🔸Nejse, unë mendoj që pak rëndësi ka se ku bëhet pushimi, e rëndësishme është të pushojmë dhe t'a shijojmë, secili sipas mënyrës dhe mundësive të veta 😁

👉 Një të dielë sa më të bukur në vazhdim për të gjithë 🙋👋🤗

▪️Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar vetëm më të mirën.
▪️Direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e mikeshave tona të vogla, Bletët.
▪️Kuroni dhe Parandaloni me forcën e Natyrës.
▪️Gjithçka Bio - Organike - Natyrale 100%
▪️Konsumoni produktet e Bletës, dhe jetoni shëndetshëm !

………..

👉 Gjëra të bukura që mund të bëni pasi i keni shkuar këtij postimi deri në fund 😊:

▪️Të lini në “koment” mendimin tuaj, shërben si feedback për ata që lexojnë komentet.
▪️Të bëni “like”, e konsideroj vlerësim dhe respekt ndaj meje dhe punës time.
▪️Ta bëni “share” duke ja dërguar dikujt që mund t'i nevojitet.
▪️Të bëni “follow” për të mos humbur asnjë postim.







01/05/2026

👉 1 Maj 2026 !

🔸 Po e nis postimin e sotshëm, duke ju uruar të gjithëve një muaj të mbarë dhe të begatë, dhe gjithashtu Gëzuar ditën e punëtorëve për të gjithë ata që punojnë fort, por edhe ata që nuk duan të punojnë fare (siç e kemi zakon ne shqiptarët) 😁 !

🔸Nuk po zgjatem shumë me text sot, se çfarë kisha për të thënë e kam bërë te video e mësipërme.

🔸Ashtu si kjo mbretëreshë, e bukur dhe e qetë, ashtu uroj edhe për të gjithë ju, që të jetë kjo fundjavë !

🔸Shihemi, ose më saktë dëgjohemi në postimet e ardhshëm 🙋🤗

❗Mos harroni të lini një LIKE ♥️ para se të bëni scroll 😁

👉 Faleminderit të gjithëve për besimin ndaj meje dhe punës time, dhe gjithashtu për mbështetjen që më jepni nëpërmjet angazhimit tuaj me profilin tim 🙏🤗

▪️Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar vetëm më të mirën.
▪️Direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e mikeshave tona të vogla, Bletët.
▪️Kuroni dhe Parandaloni me forcën e Natyrës.
▪️Gjithçka Bio - Organike - Natyrale 100%
▪️Konsumoni produktet e Bletës, dhe jetoni shëndetshëm !

………..

👉 Gjëra të bukura që mund të bëni pasi i keni shkuar këtij postimi deri në fund 😊:

▪️Të lini në “koment” mendimin tuaj, shërben si feedback për ata që lexojnë komentet.
▪️Të bëni “like”, e konsideroj vlerësim dhe respekt ndaj meje dhe punës time.
▪️Ta bëni “share” duke ja dërguar dikujt që mund t'i nevojitet.
▪️Të bëni “follow” për të mos humbur asnjë postim.







30/04/2026

👉 13 Prill 2026 !

🔸 Sa shumë video që bëj gjatë përditshmërisë tonë, dhe sa keq më vjen që asnjëherë nuk e gjej dot kohën që t'i postoj në kohën e vet !

🔸Këtë periudhë të vitit jemi super të ngarkuar me punë, dhe nuk e kuptojmë se si fluturojnë ditët.

🔸Nejse, për të mos u zgjatur me fjalë kot, më mirë vonë se kurrë 😁.
▪️Sot e gjeta kohën dhe sot po e postoj.

🔸Gjatë gjithë këtyre ditëve dhe besoj për 10 - 15 ditët në vijim, gjithmonë me lejen e Zotit, do vazhdojmë intensivisht me grumbullimin e Polenit të freskët për sivjet.

🔸Ju përshëndes të gjithëve, dhe ju uroj një fundjavë sa më të bukur 🤗👋

▪️Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar vetëm më të mirën.
▪️Direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e mikeshave tona të vogla, Bletët.
▪️Kuroni dhe Parandaloni me forcën e Natyrës.
▪️Gjithçka Bio - Organike - Natyrale 100%
▪️Konsumoni produktet e Bletës, dhe jetoni shëndetshëm !

………..

👉 Gjëra të bukura që mund të bëni pasi i keni shkuar këtij postimi deri në fund 😊:

▪️Të lini në “koment” mendimin tuaj, shërben si feedback për ata që lexojnë komentet.
▪️Të bëni “like”, e konsideroj vlerësim dhe respekt ndaj meje dhe punës time.
▪️Ta bëni “share” duke ja dërguar dikujt që mund t'i nevojitet.
▪️Të bëni “follow” për të mos humbur asnjë postim.







21/04/2026

👉 20 Prill 2026 !

🔸 Shumë, por shumë fare e rëndësishme në këtë profesion, për të pasur bletë të shëndetshme, dhe për të arritur rezultate të kënaqshme, është krijimi i Mbretëreshave (mëmave) të reja !

🔸Ky është një proçes shumë delikat, i cili kërkon një përpikmëri absolute në zbatimin e faktorit kohë, dhe mundësohet vetëm atëherë kur ne ndjekim ritmin e zhvillimit të familjes së bletëve, në bashkëpunim me ritmin e natyrës.

❗Ashtu si konsumatorët e produkteve të bletës, të cilët ndodhen në një vorbull të frikshme produktesh që vijnë nga s'dihet se ku, edhe ne bletërritësit jemi të mbytur me mbretëresha importi, por unë personalisht jam i mendimit që përveç kënaqësisë profesionale që të jep krijimi i tyre me forcat tona, është edhe fakti që përderisa rraca e bletëve në Shqipëri ka qenë gjithmonë ndër shekuj 1 dhe e vetme, nuk kemi pse t'a shkartisim me rraca të tjera që i përshtaten një klime tjetër.

▪️Guri i rëndë në vend të vet 😉
▪️100% Autoktone, 100% Shqiptare, jo për krenari patriotike, por për çështje përshtatshmërie 🤗

❗Shënim:
▪️Kjo që sapo thashë më lart është dëshira dhe mendimi im personal, por gjatë këtyre viteve të fundit kanë hyrë shumë mbretëresha të rracave të ndryshme, dhe brenda pak viteve, fatkeqësisht do kemi një rracë hibride, njësoj si Amerika që të gjitha kombësitë i ka, përveç amerikanëve (autoktonë) 🤷🥺

▪️Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar vetëm më të mirën.
▪️Direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e mikeshave tona të vogla, Bletët.
▪️Kuroni dhe Parandaloni me forcën e Natyrës.
▪️Gjithçka Bio - Organike - Natyrale 100%
▪️Konsumoni produktet e Bletës, dhe jetoni shëndetshëm !

.👉 6 Nëntor 2024 !🔸 Një gropë e madhe u hap papritur, një gropë nga ato që ti e kupton që nuk ka për t'u mbushur dot kur...
10/11/2024

.
👉 6 Nëntor 2024 !

🔸 Një gropë e madhe u hap papritur, një gropë nga ato që ti e kupton që nuk ka për t'u mbushur dot kurrë më.

🔸Ti ike ashtu siç nuk e kisha menduar asnjëherë, ike për 30 minuta, ashtu siç deshe vetë, gjithmonë e thoje: “O Zot, kur të vijë momenti, në kokë e në gropë” sepse nuk doje ti bëheshe barrë askujt, ike pa na e dhënë mundësinë të të jepnim një gotë ujë, le pas babin me kokën poshtë, le dy çuna që shpirtin jepje për ta, le dy nuse që të deshën si nënën e vet, le dy mbesa që i rrite vetë, të cilat i doje aq shumë saqë nuk shpjegohet dot me fjalë, dhe bashkë me ty ka ikur edhe një pjesë e shpirtit tim.

🔸Na rrite me sakrifica, por pa na munguar kurrë asgjë, ti na mësove gjatë gjithë këtyre 67 viteve gjënë më të rëndësishme që ekziston mbi këtë tokë, Dashurinë, sepse ti ishe vetë DASHURI.

▪️U largove shumë shpejtë nga kjo jetë, por u largove e lumtur !
▪️Ne ishim 8 pjesëtarë në familjen tonë, por vepronim si një skuadër prej 14 personash, se ti isha sa për të 7 ne të tjerët bashkë.
▪️Ti ishe ajo që nuk e ke prishur gojën kurrë, me asnjë.
▪️Ti ishe qëndra, dhe ne të tjerët thjesht satelitë që rrotulloheshim rreth teje.
▪️Mund të vazhdojë pafundësisht me të tilla krahasime, sepse ti nuk ishe thjeshtë nëna ime, por një frymëzim i pashtershëm energjie pozitive.

🔸Të kërkoj falje nëse ndonjëherë me, ose pa dashje t'a kam prishur qejfin, dhe për të gjitha shqetësimet që të kam krijuar.

🔸Falenderoj përulësisht Zotin, që më ka mundësuar, të të kem pasur deri tani pjesë të pandarë në jetën time.

🔸Lutem të më udhëzosh rrugëtimin tim nga sot e tutje, sepse e shikoj shumë të vështirë pa praninë tënde krah meje.

🔸O ma, kanë kaluar shumë pak ditë pa ty, dhe më ka marrë malli të përqafoj e të ndjej erën tënde.

🔸Të ndriçoftë shpirti atje lart dhe Zoti të pastë pranë.

🔸Gropa që ke lënë është shumë e thellë, aq shumë sa që nuk do të mbushet dot kurrë më, por me ndihmën tënde nga lart, do mundohem të përshtatem dhe të gjej forcën të vazhdoj përpara, deri sa një ditë të takohemi sërish.

🔸Të dua, të dua, të dua………

11/08/2024

👉 11 Gusht 2024

🔸Pas postimit të djeshëm ku po filtronim Propolisin, dhe po mbushnim Mjaltin me Propolis për fëmijë, sot e kishte rradhën mbushja e shisheve të Propolisit.

🔸Në shumicën e rasteve, kjo është routina jonë, dmth. gjatë fundjavës kur jemi pak më të lirë, merremi kryesisht me pregatitjen e produkteve, në mënyrë që gjatë javës, gjithçka të jetë gati, dhe juve mos t'ju mungojë asgjë.

❗Përveç cilësisë së produkteve që kemi për të ofruar, i cili është një kusht i panegociueshëm, mundohemi që të jemi sa më korrekt, lidhur kjo me shërbimin, komunikimin, dhe mbi të gjitha, transparent në çdo aspekt të punës tonë.

🔸Sjellim për ju, prej më shumë se 5 vitesh tashmë, ekskluzivisht vetëm produktet tona.

🔸Kjo gjë na motivon dhe na jep kënaqësi, dhe njëkohësisht na ngarkon me përgjegjësi, për t'ju garantuar mbi cilësinë e asaj që bie në dorën tuaj.

▪️Me Pasion dhe Përkushtim për t'ju ofruar vetëm më të mirën.
▪️Direkt nga Natyra dhe puna e palodhur e mikeshave tona të vogla, Bletët.
▪️Kuroni dhe Parandaloni me forcën e Natyrës.
▪️Gjithçka Bio - Organike - Natyrale 100%
▪️Konsumoni produktet e Bletës, dhe jetoni shëndetshëm !

12/07/2024

👉 9 Korrik 2024 !

🔸 Më në fund, edhe ky sezon mbaroi !

❗Kjo, përsa i përket prodhimit.

🔸Tani fillon puna për pregatitjen e familjeve për dimër, dhe për sezonin e ardhshëm.

🔸Kjo nënkupton orë në diell në këto temperatura, me kontrolle, ngushtime, ushqime, trajtime, etj.

🔸Bletët kanë nevojë për përkujdesje dhe punë gjatë gjithë vitit, dhe gjithçka që mund të përfitosh prej tyre është e ngjeshur në një periudhë pothuajse 1 mujore.

🔸Nëse puna jonë është bërë ashtu siç duhet, atëherë gjithçka mbetet në dorën e kohës.

🔸Kur koha dhe kushtet klimatike janë të favorshme në periudhën e duhur, të gjithë bletërritësit ndjehen profesionistë, në rast të kundërt, e gjithë puna dështon, dhe bashkë me të dështojmë dhe ne.

❗Kjo vërteton se sa të vegjël jemi përpara Universit, dhe se sa pak gjëra kemi në dorë.

👉 Megjithatë, ajo që ky profesion më ka mësuar gjatë gjithë këtyre viteve është:
🔸Mos pretendo, mos krijo pritshmëri, mos u dorëzo, por puno me pasion dhe përkushtim, jep maksimumin tënd, dhe ji falenderues për atë ç'ka do të jepet mbrapsh, shumë apo pak qoftë ajo !

🔸Në fund të fundit, pas çdo sezoni, sido që ai të përfundojë, gjithmonë do jetë dilema që mund të shkonte më mirë….. por mund të shkonte edhe më keq !

Address

Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bio Bleta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bio Bleta:

Share