12/09/2026
Këmbët e ënjtura nuk janë gjithmonë thjesht pasojë e lodhjes. 🦵
Edema është grumbullimi i tepërt i lëngjeve në inde dhe shfaqet më shpesh në këmbë, kyçe dhe shputa. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, nga qëndrimi i gjatë ulur ose në këmbë dhe problemet e qarkullimit venoz, deri te çrregullimet e zemrës, veshkave apo mëlçisë. Edhe ndryshimet hormonale dhe disa medikamente mund të shkaktojnë mbajtje të lëngjeve.
Nëse ënjtja është e shpeshtë, e vazhdueshme ose shfaqet pa një shkak të qartë, mos e neglizhoni. Një vlerësim mjekësor mund të ndihmojë në identifikimin e shkakut.