27/08/2026
☀️ Lodhje, dobësi, marrje mendsh…..Është vetëm nga vapa, POR, a jeni të sigurt?!
Lodhja, dobësia, marramendja, djersitja e shtuar apo rrahjet e shpejta të zemrës shpesh u atribuohen menjëherë temperaturave të larta dhe dehidrimit. 💧
Gjatë verës, ekspozimi ndaj vapës dhe humbja e lëngjeve mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihemi.
🥼Megjithatë, simptoma që duken të zakonshme mund të jenë edhe shenja të problemeve të tjera shëndetësore, si:
🔹 Anemia
🔹 Çrregullimet e nivelit të sheqerit në gjak, përfshirë diabetin
🔹 Problemet me tiroiden
🔹 Çrregullimet e elektroliteve
🔹 Dehidrimi dhe çrregullimet e ekuilibrit të elektroliteve
⚠️ Simptomat mund të jenë të ngjashme, por shkaqet e tyre mund të jenë krejtësisht të ndryshme.
🎥 Në këtë video shpjegojmë disa nga shenjat që mund të ngatërrohen me efektet e vapës, por që mund të lidhen edhe me gjendje të tjera shëndetësore.
🩺 Mos u vetëdiagnostikoni dhe mos merrni trajtim pa u këshilluar më parë me mjekun.