Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë Shërbimi i kujdesit të shëndetit parësor
Shërbimi i shëndetit mendor

Nga muaji shtator, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) zgjerohet për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç, pa kufi...
11/09/2026

Nga muaji shtator, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) zgjerohet për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç, pa kufizim të moshës .

✅ Kontrolli ofrohet falas në Qendrat Shëndetësore.

👩‍⚕️ Kontrolli periodik ndihmon në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore dhe në marrjen e masave në kohë.

📍 Për më shumë informacion, drejtohuni pranë Qendrës Shëndetësore të zonës suaj.

❤️ Kontrollo shëndetin sot, për një jetë më të shëndetshme nesër!

28/08/2026

🦟 Virusi i Nilit Perëndimor nuk përhapet nga personi te personi.

Transmetimi ndodh kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. 🦟

Për të mbrojtur veten dhe familjen:
• shmangni pickimet e mushkonjave;
• përdorni solucione kundër mushkonjave;
• eliminoni ujin e ndenjur ku mund të shumohen ato.

📌 Informohuni dhe merrni masa për t’u mbrojtur!

Një ditë e mbushur me argëtim, buzëqeshje dhe njohuri të reja me fëmijët e Kampit Veror  të Bashkisë Korçë.Përmes lojëra...
21/07/2026

Një ditë e mbushur me argëtim, buzëqeshje dhe njohuri të reja me fëmijët e Kampit Veror të Bashkisë Korçë.

Përmes lojërave dhe aktiviteteve ndërvepruese folëm për rëndësinë e një ushqyerjeje të shëndetshme, për frutat dhe perimet që duhet të jenë pjesë e përditshme e dietës së tyre, si dhe për kujdesin ndaj higjienës orale – “Mbretëresha e gojës”, si çelësi i një buzëqeshjeje të shëndetshme.

Edukimi për shëndetin që në moshë të vogël ndihmon në krijimin e zakoneve të shëndetshme që i shoqërojnë fëmijët gjatë gjithë jetës.

💚 Të mësojmë duke luajtur, të rritemi shëndetshëm!

🏠 Kujdesi shëndetësor vjen pranë jush!Në ditët me temperatura të larta, personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mun...
10/07/2026

🏠 Kujdesi shëndetësor vjen pranë jush!

Në ditët me temperatura të larta, personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund ta kenë të vështirë të paraqiten në Qendrën Shëndetësore.

👩‍⚕️👨‍⚕️ Ekipet e kujdesit shëndetësor parësor ofrojnë kujdes shëndetësor në banesë për pacientët që, për shkak të moshës, sëmundjeve kronike apo gjendjes shëndetësore, nuk kanë mundësi të lëvizin.

Ky shërbim synon të garantojë vazhdimësinë e kujdesit, monitorimin e gjendjes shëndetësore dhe këshillimin e pacientëve, veçanërisht gjatë periudhave me vapë.

🌡️ Gjatë temperaturave të larta:
💧 Qëndroni të hidratuar.
🏠 Shmangni daljet në orët më të nxehta.
💊 Ndiqni me përpikëri trajtimin e përshkruar nga mjeku.

Kujdesi shëndetësor është më pranë komunitetit, aty ku ka më shumë nevojë.

23/06/2026
📌 Muaji Maj – Muaji i Matjes së Presionit Arterial (MMM – May Measurement Month)Hipertensioni arterial mbetet një nga fa...
18/05/2026

📌 Muaji Maj – Muaji i Matjes së Presionit Arterial (MMM – May Measurement Month)

Hipertensioni arterial mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, insultin cerebral dhe dëmtimin e veshkave. Shpesh ai nuk shfaq simptoma, ndaj njihet edhe si “vrasësi i heshtur”.

Në kuadër të muajit Maj, Muajit të Matjes së Presionit Arterial, ftojmë çdo qytetar të kontrollojë rregullisht tensionin arterial dhe të kujdeset për shëndetin e zemrës.

✅ Mat presionin arterial rregullisht
✅ Ushqehu shëndetshëm
✅ Kufizo kripën dhe duhanin
✅ Kryej aktivitet fizik
✅ Ndiq këshillat e mjekut

Një m***e e thjeshtë mund të parandalojë komplikacione serioze dhe të shpëtojë jetë.

🩺 Kujdesu sot për zemrën tënde, për një jetë më të shëndetshme nesër!

📢 NJVKSH Korçë, në bashkëpunim me DRAP, organizon trajnim për mësuesit e edukimit fizik të shkollave në qytet dhe fshat,...
22/04/2026

📢 NJVKSH Korçë, në bashkëpunim me DRAP, organizon trajnim për mësuesit e edukimit fizik të shkollave në qytet dhe fshat, me fokus depistimin e hershëm të skoliozës tek nxënësit.

🎯 Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e njohurive dhe aftësive për identifikimin në kohë të problemeve të shtyllës kurrizore, duke ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e hershëm.

🏫 Së bashku për një shëndet më të mirë të fëmijëve!

📌Takime me personelin shëndetësor, pacientë, familjarë të Rajoneve dhe 1,2,3,4 për planifikim të mamografive përgjatë gj...
17/04/2026

📌Takime me personelin shëndetësor, pacientë, familjarë të Rajoneve dhe 1,2,3,4 për planifikim të mamografive përgjatë gjithë vitit.
Ekzaminimi i mamografisë - Kujdes për shëndetin tuaj!
📌Mamografia një ekzaminim i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit.

Mamografia rekomandohet veçanërisht për gratë mbi 40 vjeç, por edhe më herët nëse ka faktorë risku. Zbulimi në kohë rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm.

📍 Shërbimi kryhet pranë Poliklinikës Korçë
🕒 Procedurë e shpejtë, e sigurt dhe pa dhimbje

Mos e neglizhoni kontrollin – shëndeti juaj është prioritet! 💗

Address

Rruga 10 Korriku Nr . 5 Lagjia 13
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë:

Shortcuts

Share