11/08/2026
Java e 33 e shtatzanise
Nena
Hapesira sa vjen dhe behet me e vogel, prandaj do te keni levizje me te kufizuara te bebes. Tani do te jeni ne gjendje te dalloni gjymtyret e vecanta te bebit, per shembull: gjunjet dhe berrylat, ose te dalloni kur bebin tuaj e ze lemza. Gjoksi juaj sa vjen dhe behet me i fryre dhe shpesh ju del sasi e vogel lengu te verdhe, duke qene se ai tani po pergatitet te prodhoje qumesht. Pikerisht ky leng i verdhe dhe i trashe eshte kulloshtra e cila do te ushqeje bebin ditet e para te jetes. Ky leng eshte i pasur me minerale, proteina dhe me pak yndyre, por qe pas lindjes do te ndryshoje dite pas dite duke u zhnderruar ne qumeshtin e vertete. Jane hormonet ato qe nxitin prodhimin e qumeshtit por, nuk mjafton vetem kjo. Prodhimi i tij do te nxitet akoma me shume kur bebi te filloje te thithe. Kujdes me pjesen e thithave te gjoksit, pasi duke qene se jane mjaft te ndjeshme kane tendecen te cahen. Prandaj mundohuni sa here te vendosni bebin tuaj per te pire, ta fusni ate bashke me areolen (pjesen e zeze te gjoksit). Nese gjoksi juaj nuk ka thitha mire eshte qe gjate shtatzanise te keni masazhuar per t’i nxjerre ato, pasi ne te kundert bebi do te kete veshtiresi per te kapur gjoksin. Mire eshte te filloni te merrni informacione edhe per momentet pas lindjes, si ta perballoni sa me me qetesi jeten pas lindjes te bebit dhe momentet e veshtira qe ajo ka.
Acidet yndyrore omega-3
Studimet sugjerojnë se foshnjat e lindura nga nëna, dietat e të cilave përmbajnë shumë acide yndyrore omega-3 (DHA) që gjenden kryesisht në vajrat e peshkut, kanë një avantazh për sa i përket zhvillimit të hershëm. DHA është kritike për zhvillimin e trurit dhe të shikimit – dhe pothuajse i gjithë akumulimi i DHA së foshnjës ndodh gjatë tremujorit të fundit. DHA gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e lindjes së parakohshme dhe mbrojtjen kundër depresionit pas lindjes.