10/10/2025
🧠 Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Shërben si një kujtesë e fuqishme, se:
✨ “Nuk ka shëndet të mirëfilltë, pa shëndet mendor!”
Fushata e këtij viti përqendrohet në nevojën urgjente për të mbështetur shëndetin mendor dhe nevojat psikosociale të njerëzve të prekur nga emergjencat humanitare.
📊 Fakte:
• Pothuajse të gjithë njerëzit e prekur nga emergjencat (mjedisore, shëndetësore, të karakterit social, rritjes së tensioneve dhe konflikteve të brendshme apo ndëretnike etj.), përjetojnë shqetësim psikologjik, i cili zakonisht përmirësohet me kalimin e kohës.
• Një në pesë persona (22%) që kanë përjetuar luftë ose konflikt në 10 vitet e fundit vuan nga depresioni, ankthi, çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimi bipolar ose skizofrenia.
• Emergjencat prishin ndjeshëm shërbimet e shëndetit mendor dhe zvogëlojnë disponueshmërinë e kujdesit cilësor.
• Njerëzit me probleme të rënda të shëndetit mendor janë veçanërisht të prekshëm gjatë emergjencave dhe kanë nevojë për qasje në kujdesin shëndetësor mendor dhe nevoja të tjera themelore.