Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet

Njesia Vendore  e Kujdesit Shendetesor Permet Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet

Shërbimet në Qendrën Shëndetësore Përmet u zhvilluan në mënyrë të rregullt, duke përfshirë:1. Vizita dhe konsulta mjekës...
07/09/2026

Shërbimet në Qendrën Shëndetësore Përmet u zhvilluan në mënyrë të rregullt, duke përfshirë:

1. Vizita dhe konsulta mjekësore.
2. Shërbime dhe procedura infermierore.
3. Vizita në banesë.
4. Vaksinime dhe ndjekje të fëmijëve.
5. Këshillim dhe edukim shëndetësor.
6. Plotësim i dokumentacionit përkatës.
Shërbimet shëndetësore u ofruan në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me nevojat e pacientëve.


🎀 Kujdesi për shëndetin e gjirit fillon me një kontroll në kohë!Sot jam në qytet duke realizuar depistimin e kancerit të...
03/09/2026

🎀 Kujdesi për shëndetin e gjirit fillon me një kontroll në kohë!
Sot jam në qytet duke realizuar depistimin e kancerit të gjirit përmes njësisë lëvizëse të mamografisë, duke sjellë shërbimin më pranë grave dhe vajzave dhe duke i dhënë mundësinë sa më shumë prej tyre të kryejnë një kontroll të rëndësishëm për shëndetin e tyre.
Kanceri i gjirit mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta te gratë, por zbulimi i hershëm mund të bëjë një ndryshim të madh. Një kontroll i kryer në kohë mund të ndihmojë në identifikimin e ndryshimeve që në fazat e para, atëherë kur mundësitë për trajtim dhe shërim janë më të mëdha.
Përmes kësaj nisme, synimi ynë është jo vetëm të ofrojmë mamografinë, por edhe të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve periodike, të kujdesemi për shëndetin e grave dhe t’i inkurajojmë ato që të mos e shtyjnë kontrollin.
💗 Mos prisni të shfaqen shqetësime për të kontrolluar veten.
💗 Mos e lini shëndetin tuaj për më vonë.
💗 Një kontroll i thjeshtë mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm për jetën tuaj.
Le ta kthejmë kujdesin për shëndetin e gjirit në një zakon dhe përgjegjësi ndaj vetes dhe familjes.
🎀 Kontrollohu sot, kujdesu për veten dhe mos harro: zbulimi i hershëm shpëton jetë!


👉Qëndra Shëndetësore Petran- Çarshovë vazhdon punën e përditëshme me përkujdesje për komunitetin në ambulanca dhe në ban...
02/09/2026

👉Qëndra Shëndetësore Petran- Çarshovë vazhdon punën e përditëshme me përkujdesje për komunitetin në ambulanca dhe në banesë🏡
👉Puna vazhdon me ritme normale si:
✅Në kujdesin e 👫fëmijëve 0-14 vjeç
✅Kujdesin e gruas shtatzanë 🤰.
✅Kujdesin e të sëmurëve kronikë🩺💊
✅Injeksione 💉
✅Mjekime
✅Vaksinimet💉
✅Kontrolli Mjekësor Bazë(Check-Up)
✅Kontrolli Mjekësor në Banesë 🏡.
✅Edukime dhe këshillime për stinën e nxehtë të verës
Nga personeli shëndetësor i kësaj qëndre kujdes tregohet edhe për turistët, gjatë gjithë kohës , por në veçanti në stinën e nxehtë të verës,,për shkak të fluksit të lartë të tyre ,të cilët vizitojnë zonën e në veçanti Banjat Termale në Bënjë.
.
-Çarshovë.


Ushqyerja me gji U zhvilluan takime individuale informuese dhe këshilluese mbi ushqyerjen me gji. Gjatë këtyre takimeve ...
01/09/2026

Ushqyerja me gji
U zhvilluan takime individuale informuese dhe këshilluese mbi ushqyerjen me gji.
Gjatë këtyre takimeve u ndanë këshilla konkrete për një ushqyerje sa më të suksesshme me gji, ndër të cilat:
🌸Qumështi i gjirit forcon imunitetin e foshnjës, pasi përmban antitrupa dhe përbërës të tjerë mbrojtës që ndihmojnë organizmin e saj të luftojë infeksionet.
🌸Ushqyerja me gji lidhet me më pak infeksione, veçanërisht të rrugëve të frymëmarrjes dhe aparatit tretës, dhe ndihmon në mbrojtjen e foshnjës gjatë muajve të parë të jetës.
🌸Për foshnjat e vogla, është e rëndësishme që ushqyerja me gji të jetë e shpeshtë dhe sipas kërkesës së foshnjës, duke vëzhguar shenjat e urisë dhe të ngopjes.
🌸Kontakti lëkurë më lëkurë dhe vendosja e hershme në gji ndihmojnë në krijimin e një fillimi të mirë të ushqyerjes me gji.
🌸 Këshillë e rëndësishme për nënat ushqyerja me gji kërkon durim dhe mbështetje.


KUJDES ME TEMPERATURAT E LARTA! Për shkak të temperaturave të larta që po kalon vendi u zhvilluan takime sensibilizuese:...
31/08/2026

KUJDES ME TEMPERATURAT E LARTA!
Për shkak të temperaturave të larta që po kalon vendi u zhvilluan takime sensibilizuese:
Ditët e nxehta nuk janë thjesht të bezdisshme… për disa njerëz mund të jenë një rrezik serioz për shëndetin.
Një kujdes i veçantë duhet treguar nga moshat e treta, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, të sëmurët e zemrës, diabetikët, personat me probleme të tensionit, si edhe nga ata që marrin trajtime të rregullta mjekësore.
📌 Mos e neglizhoni nxehtësinë. Mos prisni që trupi t’ju japë sinjalet e fundit.
Gjatë orëve të nxehta:
📌Pini ujë rregullisht, edhe nëse nuk ndjeni etje.
📌 Qëndroni sa më shumë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura.
📌 Shmangni daljet dhe aktivitetet fizike në orët e pikut të temperaturave.
📌 Nëse duhet të dilni, qëndroni në hije dhe vishuni lehtë.
📌 Personat me sëmundje kronike duhet të ndjekin me kujdes këshillat e mjekut dhe trajtimin e tyre.
📌. Një telefonatë, një gotë ujë apo një vizitë mund të bëjë shumë.
📌 Dhimbje koke, marramendje, dobësi e madhe, të përziera, konfuzion, vështirësi në frymëmarrje apo humbje e ndjenjave nuk duhen neglizhuar. Në këto raste kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Le të kujdesemi për njëri-tjetrin.
Sepse në ditët e nxehta, kujdesi nuk është thjesht një këshillë — mund të jetë shpëtim.
📌 Kujdesuni për veten. Kujdesuni për prindërit. Kujdesuni për gjyshërit.


🎀Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Përmet ka informuar,sensibilizuar,ndërgjegjësuar të gjitha nënat,gratë dhe vajzat...
28/08/2026

🎀Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Përmet ka informuar,sensibilizuar,ndërgjegjësuar të gjitha nënat,gratë dhe vajzat për kryerjen e mamografisë falas në njësinë lëvizëse të mamografisë pranë Spitalit Përmet.
🎀Bashkë të rrisim ndërgjegjësimin për të kryer në kohë kontrollet për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
🎀Mamografia bën të mundur zbulimin në fazën e hershme të kancerit të gjirit ku simptomat nuk mund të shihen apo preken me ekzaminin fizik..
📌Kontakto me mjekun e familjes për të marrë shërbimin falas.
Për të bërë mamografinë duhet vetëm 15 minuta kohë.
🎀Rekomandohet të kryhet mbi moshën 40 vjeç çdo dy vjet ose çdo vit sipas konsultës me mjekun specialist.
🎀Ekzaminimi i rregullt i gjirit shpëton jetë!
🎀Mos neglizho, kryej mamografinë!
🎀Ja vlen të jetosh!
🎀Mamografia falas pa sistem referimi!



Në Qëndrën Shëndetsore  Sukë-Ballaban shërbimi infermieror vijon çdo ditë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi...
28/08/2026

Në Qëndrën Shëndetsore Sukë-Ballaban shërbimi infermieror vijon çdo ditë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi në funksion të mbrojtjes dhe përmirësimit të shëndetit të komunitetit.
Infermierët ofrojnë kujdes shëndetësor në ambientet e Qendrës Shendetsore dhe në banesë, kryejnë procedura infermierore sipas protokolleve në fuqi, monitorojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve, ofrojnë këshillim dhe edukim shëndetësor, si dhe bashkëpunojnë ngushtë me mjekun e familjes për garantimin e një shërbimi cilësor dhe të pandërprerë.
Qëndra Shëndetësore Sukë–Ballaban mbetet e angazhuar për të ofruar shërbime shëndetësore cilësore, të sigurta dhe sa më pranë çdo qytetari, me fokus kujdesin e vazhdueshëm dhe mirëqenien e komunitetit
Puna vazhdon dhe lidhur me :
🏠 KSHB
📌Vaksinimi i fëmijëve 0-18 vjeç sipas kalendarit.
📌M***e e TA
📌Urgjencat
📌Kontrolli Shëndetësor Bazë
📌Injeksione-Mjekimet
📌Edukimin shëndetësor


Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim...
26/08/2026

Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim shëndetësor duke qëndruar sa më afër komunitetit.Për çdo problem shëndetësor që komuniteti paraqet raportohet tek Mjekët e Familjes. Personeli infermieror bën planifikime për shërbime të tjera shëndetësore si:
👉Kontrollin Mjekësor Bazë
👉Vaksinim të fëmijëve 0-14 vjeç.
👉Edukim Shëndetësor.
👉Shërbimin në banesë.
👉Kujdesi për të sëmurët kronik.
👉Planifikim tek Mjeku Specialist.
👉Injeksione dhe Mjekime
👉 M***e e TA
👉Promocion dhe edukim shëndetsor



Vazhdojnë takimet sensibilizuese, ndërgjegjësuese ndaj kujdesit dhe këshillimit për shëndetin e qytetarëve, me qëllim pa...
25/08/2026

Vazhdojnë takimet sensibilizuese, ndërgjegjësuese ndaj kujdesit dhe këshillimit për shëndetin e qytetarëve, me qëllim parandalimin e problematikave të ndryshme shëndetësore.

Në takime u kryen m***e të tensionit të gjakut dhe të nivelit të oksigjenit në gjak, ndërsa qytetarët morën këshilla të vlefshme për:
🔹 Kontrollin dhe monitorimin e tensionit të gjakut, si dhe rëndësinë e m***es së rregullt dhe ndjekjes së këshillave të mjekut.
🔹 Marrjen korrekte të medikamenteve, duke respektuar dozën dhe orarin e përcaktuar nga mjeku dhe duke mos ndërprerë trajtimin pa u këshilluar me profesionistin e shëndetit.
🔹 Kryerjen e analizave dhe kontrolleve periodike, të cilat ndihmojnë në vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe në evidentimin në kohë të problemeve të mundshme.
🔹 Menaxhimin dhe monitorimin e temperaturave të larta, duke u dhënë qytetarëve këshilla për kujdesin, hidratimin dhe rastet kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore.
Ky shërbim synon të sjellë më pranë qytetarëve informacionin dhe këshillat e nevojshme për një kujdes më të mirë ndaj shëndetit, duke i kushtuar rëndësi të veçantë parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe ndjekjes së këshillave profesionale.


Takim me qytetarët – Kujdesi për shëndetin gjatë temperaturave të lartaNë kuadër të kujdesit dhe parandalimit, u zhvillu...
24/08/2026

Takim me qytetarët
– Kujdesi për shëndetin gjatë temperaturave të larta
Në kuadër të kujdesit dhe parandalimit, u zhvilluan takime me qytetarët ku u diskutua rëndësia e mbrojtjes së shëndetit gjatë ditëve me temperatura të larta.
Gjatë takimit u theksua veçanërisht:
📌 Marrja e rregullt e medikamenteve, sipas rekomandimit të mjekut, pa ndërprerje apo ndryshime të dozave pa u konsultuar me mjekun.
📌Konsumi i mjaftueshëm i ujit lëngjeve të frutave
📌Një kujdes i shtuar duhet ndaj ekspozimit në diell dhe temperaturave të larta. sidomos nga ora 11-17
📌 Qëndrim në ambiente të freskëta dhe të ajrosura
📌Kryerja në mënyrë periodike e analizave dhe Check-Up-it, si një mënyrë e rëndësishme për parandalimin dhe evidentimin në kohë të problemeve shëndetësore.


Address

Permeti

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+355672048745

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share