01/09/2026
☀️ Të mbrohemi nga temperaturat e larta!
Kabineti i Promocionit pranë NJVKSH Tepelenë zhvilloi një aktivitet informues në komunitet, duke shpërndarë fletëpalosje me këshilla praktike për mbrojtjen e shëndetit gjatë ditëve të nxehta.
Qytetarët u këshilluan të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
📌 Informimi dhe ndërgjegjësimi janë hapa të rëndësishëm për një verë të sigurt dhe të shëndetshme!