19/05/2026
Mendojmë që po punuam në rritje shpirtërore /personale do na vin vetëm gjëra të bukura, do rrisim frekuences që të tërheqim vetëm gjëra pozitive!
Ça iluzioni!
Zgjohuni njerëz!
Kjo është gënjeshtra meë e madhe.
Premtimi më i gabuar!
Brenda dhe jashtë vetes! (Brenda sepse është synimi juaj, jashtë sepse besoni atyre që e premtojnë!).
Nëse ne duan të tërheqim vetëm gjëra të bukura përjashtojmë gjysmën e ekzistencës.
Ngelemi gjysëm.
Dhe fundja sa besoni që mund të manipuloni botën jashtë që tju vij ajo që doni?
Prandaj punoni tek vetja, tek "shtëpia" juaj (me njerëzit e duhur!!!)
Porbëjeni që të jeni më temë fortë për të përballuar çdo gjë që ndodh jashtë.
Mësoni të kontrolloni veten, mendimet, energjine tuaj. Njihni veten, aftësite, forcen, talentet tuaja!
Dhe do shikoni bukurinë dhe në vuajte!(e di qe kjo fjali për dikë do tingëlloj keq!)
Por, po ta mendoni më të shumtat e çmimeve "Oskar" nuk jan fituar nga filmat komik!
Me dashuri
Migena