KoreanSkincare.al

KoreanSkincare.al Misioni i .al eshte te jete destinacioni juaj i besuar per te zgjedhur me te miren e

✨ Kombinoni kujdesin e lëkurës dhe grimin në një hap të thjeshtë për një bazë të përsosur me M Perfect Cover BB Cream SP...
29/03/2022

✨ Kombinoni kujdesin e lëkurës dhe grimin në një hap të thjeshtë për një bazë të përsosur me M Perfect Cover BB Cream SPF 42 PA+++.

❤️ MISSHA BB Cream është produkti perfekt për përdorim të përditshëm për këdo që nuk preferon të përdorë fondatinë. Ka teksture kremoze si një krem hidratues që nuk e rëndon lëkurën apo ta yndyrosë atë. ​​Me mbrojtje te lartë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe përbërës për kujdesin e lëkurës si Arbutinë, Ceramide, Acid Hialuronik dhe ekstrakte bimore për veprim antioksidant.

I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurave, përfshi edhe ato me tendencë për akne.
𝗡𝘂𝗮𝗻𝗰𝗮𝘁: #23 Natural Beige.
𝗙𝗼𝗿𝗺𝗮𝘁𝗶: 50ml
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website:
https://koreanskincare.al/product/missha-m-perfect-cover-bb-cream-spf42-pa-50ml/

✨ Ampula Time Revolution Night Repair Probio e Missha ofron gjithçka që ju nevojitet për një lëkurë më të shndritshme dh...
14/03/2022

✨ Ampula Time Revolution Night Repair Probio e Missha ofron gjithçka që ju nevojitet për një lëkurë më të shndritshme dhe më të lëmuar. Ajo hidraton, energjizon, riparon, ndriçon dhe rikthen elasticitetin. Përmban më shumë se 50% Bifida Ferment Lysate, një ferment që redukton dukshëm shenjat e plakjes dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës duke e mbrojtur atë.

✨ Teknologjia e patentuar Pro ferment α™ kombinon procesin e fermentimit të dyfishtë në të nxehtë dhe të ftohtë të Missha-s dhe metodën ekskluzive të absorbimit që ndihmon në maksimizimin e depërtimit të përbërësve.

✨ Përbërës të tjerë përfshijnë:
💜 Niacinamide është një përbërës shumë-funksional me veti kundër plakjes, zbardhjes së lëkurës, anti-inflamatore (vepron kundër akneve) dhe riparuese.
💜 Përmban hidratues si Glicerina, Acidi Hialuronik dhe acide yndyrore si Ceramidet.
💜 Pantenol (pro-Vitamin B5) ndihmon në forcimin e barrierës dhe mbrojtjen e lëkurës.
💜 Ekstrakte të llojeve të ndryshme që veprojnë si antioksidantë dhe kanë veti qetësuese.
𝗙𝗼𝗿𝗺𝗮𝘁𝗶: 50ml
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website:
https://koreanskincare.al/product/missha-time-revolution-night-repair-ampoule-50ml/

☀️ MISSHA All-around Safe Block Soft Finish Sun Milk vjen në formulim në trajtë qumështi me veprim seborregullues, falë ...
05/03/2022

☀️ MISSHA All-around Safe Block Soft Finish Sun Milk vjen në formulim në trajtë qumështi me veprim seborregullues, falë pudrës Silky Porous Powder që përthith yndyrën e tepërt dhe redukton pamjen e poreve.

• Me faktor SPF50+ PA+++ për mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
• Produkti përhapet lehtësisht dhe përthithet shpejt.
• Pa shkëlqim, nuk ngjit dhe e lë lëkurën shumë të butë.
• I krijuar për të tonifikuar dhe ndriçuar pak ngjyrën e lëkurës.
• Me i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme, mikse, sensitive dhe akneike.

💆🏻‍♀️ 𝗦𝗶 𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗲𝘁?

Tundeni përpara përdorimit.
Aplikoni një sasi të bollshme në fytyrë dhe qafë si hap të fundit të rutinës tuaj.
Masazhojeni lëhtësisht derisa të përthithet.
Ri-aplikojeni gjatë ditës për mbrojtje maksimale.

𝗣𝗲𝗿𝗯𝗲𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲:

✨ Krem dielli hibrid (me filtra organik dhe inorganik): Zinc Oxide, Ethylhexyl Salicylate, Octinoxate, Tinosorb S, Uvinul A Plus.
✨ Glycofilm 1.5P (përbërës dermatotrop dhe i butë) mbron lëkurën e ndjeshme nga faktorët e dëmshëm mjedisor.
✨ Ekstrakti i Aloe ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe ka veti anti-inflamatore.
✨ I infuzuar me antioksidantë si Vitamina E dhe ekstrakte bimore që ushqejnë, mbrojnë dhe qetësojnë lëkurën e irrituar.
𝗙𝗼𝗿𝗺𝗮𝘁𝗶: 70ml
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website:
https://koreanskincare.al/product/missha-all-around-safe-block-soft-finish-sun-milk-spf50/

01/03/2022

💁🏻‍♀️ Rutine per te adresuar problematika si: yndyren e tepert, poret e zmadhuara, pikat e zeza, aknet, hiperpigmentimin.

🌱 Laresi vajor dhe serumi eksfoliues jane nje dyshe e fuqishme per pastrimin e poreve nga pikat e zeza. Vaji largon papastertite dhe shperben sebumin e tepert me lehtesi, ndersa serumi eksfoliues fale BHA (acidit beta hidroksi) deperton ne pore per nje pastrim me te thelle. Gjithashtu ndihmon ne trajtimin me te shpejte te akneve dhe zbehjen e hiperpigmentimit.

✨ 𝐂𝐞𝐥𝐢𝐦𝐚𝐱 - 𝐃𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐍𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞 𝐅𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐁𝐥𝐚𝐜𝐤𝐡𝐞𝐚𝐝 𝐉𝐨𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐂𝐥𝐞𝐚𝐧𝐬𝐢𝐧𝐠 𝐎𝐢𝐥 (150ml)
✨ 𝐒𝐨𝐦𝐞 𝐁𝐲 𝐌𝐢 – 𝐀𝐇𝐀, 𝐁𝐇𝐀, 𝐏𝐇𝐀 𝟑𝟎 𝐃𝐚𝐲𝐬 𝐌𝐢𝐫𝐚𝐜𝐥𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐮𝐦 (50ml)

💧 Esenca dhe kremi i kthejne lekures hidratimin dhe perberesit e nevojshem per te pasur nje barriere te shendetshme, permiresuar linjat e holla dhe elasticitetin, dhe per te qetesuar lekuren.

✨ 𝐁𝐄𝐍𝐓𝐎𝐍 - 𝐒𝐧𝐚𝐢𝐥 𝐁𝐞𝐞 𝐇𝐢𝐠𝐡 𝐂𝐨𝐧𝐭𝐞𝐧𝐭 𝐄𝐬𝐬𝐞𝐧𝐜𝐞 (60ml)
✨ 𝐂𝐨𝐬 𝐃𝐞 𝐁𝐀𝐇𝐀 – 𝐏𝐞𝐩𝐭𝐢𝐝𝐞 𝐂𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐱 𝐅𝐚𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐂𝐫𝐞𝐚𝐦 𝐰𝐢𝐭𝐡 𝐌𝐚𝐭𝐫𝐢𝐱𝐲𝐥 𝟑𝟎𝟎𝟎 & 𝐀𝐫𝐠𝐢𝐫𝐞𝐥𝐢𝐧𝐞 (45ml)
🛒 Shfletoni web-in per te pare cilesimet e produkteve:
https://koreanskincare.al/collections/rutine-per-lekura-te-yndyrshme-dhe-akneike/
✍🏻Per pyetje ose keshilla na shkruani ne inbox.

𝗖𝗼𝘀 𝗗𝗲 𝗕𝗔𝗛𝗔 – 𝗣𝗲𝗽𝘁𝗶𝗱𝗲 𝗖𝗼𝗺𝗽𝗹𝗲𝘅 𝗙𝗮𝗰𝗶𝗮𝗹 𝗖𝗿𝗲𝗮𝗺 𝘄𝗶𝘁𝗵 𝗠𝗮𝘁𝗿𝗶𝘅𝘆𝗹 𝟯𝟬𝟬𝟬 & 𝗔𝗿𝗴𝗶𝗿𝗲𝗹𝗶𝗻𝗲Krem fytyre me kompleks peptidesh që ndihmon n...
26/02/2022

𝗖𝗼𝘀 𝗗𝗲 𝗕𝗔𝗛𝗔 – 𝗣𝗲𝗽𝘁𝗶𝗱𝗲 𝗖𝗼𝗺𝗽𝗹𝗲𝘅 𝗙𝗮𝗰𝗶𝗮𝗹 𝗖𝗿𝗲𝗮𝗺 𝘄𝗶𝘁𝗵 𝗠𝗮𝘁𝗿𝗶𝘅𝘆𝗹 𝟯𝟬𝟬𝟬 & 𝗔𝗿𝗴𝗶𝗿𝗲𝗹𝗶𝗻𝗲

Krem fytyre me kompleks peptidesh që ndihmon në zvogëlimin e pamjeve të rrudhave të theksuara dhe rrit elasticitetin e lëkurës.

🔍Matrixyl 3000 përbëhet nga matrikinat palmitoyl tripeptide-1 dhe palmitoyl tetrapeptide-7. Këto dy peptide punojnë në mënyrë sinergjike për të rivendosur dhe ruajtur pamjen rinore të lëkurës duke i sinjalizuar qelizat të prodhojnë më shumë kolagjen. Studime të shumta kanë vërtetuar efikasitetin kundër plakjes dhe kundër rrudhave të Matrixyl 3000.

🔍Argireline ndihmon në relaksimin e muskujve të fytyrës dhe dekurajon formimin e linjave të reja. Lëreni këtë krem të pasur me lëndë ushqyese të ushqejë lëkurën tuaj nga brenda jashtë në mënyrë që lëkura juaj të ndjehet e hidratuar dhe me pamje të shëndetshme.

💆🏻‍♀️ 𝗦𝗶 𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗲𝘁?

Aplikojeni në mëngjes dhe / ose në mbrëmje në fytyrë dhe qafë pas hapave të tjerë të kujdesit ndaj lëkurës si toner/serum/ampulë.

𝗣𝗲𝗿𝗯𝗲𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲:

Përveç kompleksit të peptideve ky krem përmban edhe:
✨ Niacinamide – Një agjent shumëfunksional me veti kundër plakjes, zbardhjes së lëkurës, anti-inflamatore dhe riparues i barrierës.
✨ Ekstraktet e çajit jeshil, Mugwort (artemisia), Aloe dhe përbërës si Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate luftojnë inflamacionin e lëkurës dhe veprojnë si antioksidantë.
✨ Acidi hialuronik, ceramidet dhe squalane respektivisht hidratojnë dhe zbusin sipërfaqen e lëkurës për një pamje më të shëndetëshme.
𝗙𝗼𝗿𝗺𝗮𝘁𝗶: 45ml
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website:
https://koreanskincare.al/product/cos-de-baha-peptide-complex-facial-cream-with-matrixyl-3000-argireline-45ml/

11/02/2022

💜Gjumi i bukurisë është i vërtetë, falë ampulës 𝗧𝗶𝗺𝗲 𝗥𝗲𝘃𝗼𝗹𝘂𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 𝗥𝗲𝗽𝗮𝗶𝗿 𝗣𝗿𝗼𝗯𝗶𝗼 të MISSHA. Përmban një dozë të përqendruar prej 10 probiotikësh të ndryshëm, duke përfshirë Bifida Ferment Lysate dhe Pro Ferment, si dhe 5 përbërës të energjisë vjollcë (karrota vjollcë, lakra kumbulle, patëllxhan, rrënjë panxhari, boronica).
🌟Kjo ampulë funksionon për të rritur elasticitetin, për të ndriçuar dhe forcuar lëkurën, duke përmirësuar strukturën e saj dhe ruajtjen e lagështisë. Lëkura shfaqet me shkëlqim dhe më rrezatuese në mëngjes.
💁🏻‍♀️ 𝗦𝗶 𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗲𝘁:
🌸 Aplikoni disa pika dhe masazhojeni lehtë.
🌸 Idealisht të përdoret në mbrëmje kur lëkura rigjenerohet, por mund të përdoret edhe në rutinën e mëngjesit.
🌸 Vendoseni pas larjes së fytyrës/toner apo essencave dhe përpara serumit/kremit.
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website:
https://koreanskincare.al/product/missha-time-revolution-night-repair-ampoule-50ml/

🍯 𝗠𝗜𝗦𝗦𝗛𝗔 𝗔𝗶𝗿𝘆 𝗙𝗶𝘁 𝗦𝗵𝗲𝗲𝘁 𝗠𝗮𝘀𝗸 (𝗛𝗼𝗻𝗲𝘆) qëndron në fytyrë në mënyrë të përsosur për të shpërndarë produktin njetrajtësisht ...
10/02/2022

🍯 𝗠𝗜𝗦𝗦𝗛𝗔 𝗔𝗶𝗿𝘆 𝗙𝗶𝘁 𝗦𝗵𝗲𝗲𝘁 𝗠𝗮𝘀𝗸 (𝗛𝗼𝗻𝗲𝘆) qëndron në fytyrë në mënyrë të përsosur për të shpërndarë produktin njetrajtësisht në lëkurë. Ekstrakti i mjaltit, i cili është i pasur me vitamina, minerale dhe aminoacide, shpërndahet përmes një konsistence të tipit ampulë. Ai ndriçon, ushqen dhe zbut strukturën e lëkurës.

☁️ Teknika e ekstraktimit të ftohtë në temperaturë të ulët përdoret për ruajtjen e efikasitetit të përbërësve aktivë.

💡 Materiali i maskës është me prejardhje natyrale.
💡 Përshtatet mirë dhe qëndron në lëkurë në mënyrë komode.
💡 Dy herë më e hollë dhe e lehtë se maskat e tjera.
💡 E përshtatshme për të gjitha lëkurat, sidomos për atë të thatë, të ashpër, të pajetë dhe të ndjeshme.

💁🏻‍♀️ 𝗦𝗶 𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗲𝘁:
1). Vendoseni maskën në fytyrë pas larjes ose tonerit dhe mbajeni për 15-20 minuta.
2). Më pas masazhoni lëkurën për të përthithur esencën.
3). Maskën mund ta përdorni sa shpesh të doni ose sipas nevojës.
4). Esencën e mbetur në paketim mund ta përdorni në pjesë të tjera të trupit.

🌱 𝗣𝗲𝗿𝗯𝗲𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲:
✨ Ekstrakt mjalti i cili ka veti ushqyese, qetësuese dhe antibakteriale.
✨ Gjithashtu përmban ekstrakte të tjera botanike, si jamballi, xhinxher dhe çaji jeshil, që vitalizojnë lëkurën dhe ndihmojnë në trajtimin e njollave të errëta dhe skuqjes.
✨ Arginina – Një aminoacid që është një nga blloqet kryesore të ndërtimit të kolagjenit të lëkurës.
✨ Acidi Hialuronik ndihmon në hidratim dhe përmirësimin e pamjes së vijave të holla.
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website:
https://koreanskincare.al/product/missha-airy-fit-sheet-mask-honey/

👉 Kur degjoni fjalen tonik/toner mund t'ju vijne ne mend toniket e meparshem me permbatje te larte alkooli ku qellimi i ...
09/02/2022

👉 Kur degjoni fjalen tonik/toner mund t'ju vijne ne mend toniket e meparshem me permbatje te larte alkooli ku qellimi i tyre tradicional ishte te pastronin mbetjet/yndyren ne lekure pas larjes dhe te zvogelonin pamjen e poreve. Kushdo qe i ka provuar e di se sa te thate dhe te shtrenguar ta linin lekuren.

💁🏻‍♀️ Toner-at Koreane (ndonjehere mund t'i gjeni me termin "Skin" ose "Softener") jane te konceptuar shume ndryshe. Edhe pse vijne te shumellojshem, mund t'i ndajme ne 2 kategori:

🔍 Hidratues dhe qetesues.
🔍 Eksfoliues.

🌟𝗧𝗼𝗻𝗲𝗿-𝗮𝘁 𝗵𝗶𝗱𝗿𝗮𝘁𝘂𝗲𝘀 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗷𝗻𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗮 𝗳𝘂𝗻𝗸𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲:

✨ Ribalancojne pH e lekures pas larjes. Ne qofte se laresi juaj i fytyres eshte me pH te larte (alkalin) toner-i ndihmon ne kthimin e pH normal te lekures, i cili eshte acidik. Gjithsesi, rekomandohet te perdoret nje lares me pH te ulet per te mbajtur barrieren e lekures sa me te shendetshme.

✨ Perdorimi im i preferuar eshte masazhimi ne fytyre me duar. Mund te perdoret edhe per te hequr papasterti te mbetura ne lekure duke perdorur nje diskete pambuku. Kete metode mund ta perdorin lekurat e thata ne mengjes per te shmangur larjen e shpeshte te fytyres.

✨ Roli me i rendesishem i toner-it eshte te ndihmoje produktet pasardhese te rutines tuaj si serumet, ampulat apo kremrat te perthithen me mire ne lekure. Mendojeni ate si nje hap pergatitor.

✨ Konsistenca e lehte ujore apo viskoze e ben te penetroje ne lekure shume mire duke hidratuar thellesisht. Po per kete arsye eshte shume i lehte per tu vendosur ne shume shtresa pa e renduar apo yndyrosur lekuren per te arritur nivelin e hidratimit qe deshironi.

✨Pervec hidratimit zakonisht kane edhe perberes te tjere si ekstrakte bimore qe qetesojne irritimet dhe kane veprim antioksidant.

𝗣𝗿𝗼𝗱𝘂𝗸𝘁 𝗶 𝗿𝗲𝗸𝗼𝗺𝗮𝗻𝗱𝘂𝗮𝗿:
💧 𝐈𝐬𝐧𝐭𝐫𝐞𝐞 𝐇𝐲𝐚𝐥𝐮𝐫𝐨𝐧𝐢𝐜 𝐀𝐜𝐢𝐝 𝐓𝐨𝐧𝐞𝐫 (200ml) - Nje nga tonerat hidratues me te mire me teksture viskoze, mund te vendoset ne disa shtresa, e le fytyren te bute dhe zbeh pamjen e vijave te holla ne lekure. I pershtatshem per te gjitha tipet e lekurave.
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website: https://koreanskincare.al/product/isntree-hyaluronic-acid-toner/

🌿 Në qoftë se jeni fans i K-Beauty, duhet të jeni familjarizuar me termin Centella Asiatica.Por, çfarë është Centella dh...
27/01/2022

🌿 Në qoftë se jeni fans i K-Beauty, duhet të jeni familjarizuar me termin Centella Asiatica.

Por, çfarë është Centella dhe cilat janë benefitet e saj për kujdesin e lëkurës?

🌿 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗲𝗹𝗹𝗮 𝗔𝘀𝗶𝗮𝘁𝗶𝗰𝗮 ndryshe njihet si Gotu Kola, Tiger Grass ose Cica. Ajo gjendet në Azinë Juglindore dhe është përdorur në mjekësinë tradicionale për shërimin e plagëve të vogla për shkak të vetive të saj kuruese dhe trajtimin e disa çrregullimeve dhe gjendjeve të lëkurës si psoriasis, ekzema, ulçera varikoze etj.

💡Përmban 4 përbërës aktivë: 𝘢𝘴𝘪𝘢𝘵𝘪𝘤 𝘢𝘤𝘪𝘥, 𝘮𝘢𝘥𝘦𝘤𝘢𝘴𝘴𝘪𝘤 𝘢𝘤𝘪𝘥, 𝘢𝘴𝘪𝘢𝘵𝘪𝘤𝘰𝘴𝘪𝘥𝘦 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘢𝘥𝘦𝘤𝘢𝘴𝘴𝘰𝘴𝘪𝘥𝘦.

𝗩𝗲𝘁𝗶𝘁𝗲 𝗲 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗲𝗹𝗹𝗮 𝗔𝘀𝗶𝗮𝘁𝗶𝗰𝗮:

🌱 𝗤𝗲𝘁𝗲𝘀𝘂𝗲𝘀𝗲:
Ndihmon në uljen e skuqjes, inflamacionit dhe lehtësimin e kruajtjes së lëkurës. Kjo është një nga arsyet pse përdoret në produktet për njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe akneike.

☁️ 𝗞𝘂𝗻𝗱𝗲𝗿 𝗽𝗹𝗮𝗸𝗷𝗲𝘀:
Për shkak të aftësisë për të rritur prodhimin e kolagjenit (tipi I dhe III) mund të përdoret gjithashtu në trajtimin e lëkurës të
dëmtuar nga dielli (photo-aging).

💧 𝗛𝗶𝗱𝗿𝗮𝘁𝗼𝗻:
E përshtatshme për ata që përdorin ilaçe ose përbërës që mund të thajnë lëkurën, si produkte kundër akneve, jo vetëm për të qetësuar inflamacionin, por edhe për të hidratuar zonat e thata.

✨ 𝗔𝗻𝘁𝗶𝗼𝗸𝘀𝗶𝗱𝗮𝗻𝘁:
Përmban antioksidantë, vitamina dhe amino acide që ushqejnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

💁🏻‍♀️𝗣𝗲𝗿 𝗰𝗶𝗹𝗶𝗻 𝘁𝗶𝗽 𝗹𝗲𝗸𝘂𝗿𝗲 𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗲 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝘀𝗵𝗺𝗲?

Mund të përdoret nga të gjitha lëkurat, veçanërisht nga ajo e ndjeshme.

🧴 𝙋𝙧𝙤𝙙𝙪𝙠𝙩𝙚 𝙦𝙚 𝙥𝙚𝙧𝙢𝙗𝙖𝙟𝙣𝙚 𝙘𝙚𝙣𝙩𝙚𝙡𝙡𝙖 𝙖𝙨𝙞𝙖𝙩𝙞𝙘𝙖 𝙤𝙨𝙚 𝙥𝙚𝙧𝙗𝙚𝙧𝙚𝙨 𝙩𝙚 𝙨𝙖𝙟:

🟢 Etude House Soon Jung 5.5 Foam Cleanser (150ml)
🟢 Some By Mi – AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum (50ml)
🛍️Per blerje mund të na shkruani në inbox ose të vizitoni faqen tonë të web-it -> https://bit.ly/3g2dbhn

💦 𝗘𝘁𝘂𝗱𝗲 𝗛𝗼𝘂𝘀𝗲 𝗦𝗼𝗼𝗻 𝗝𝘂𝗻𝗴 𝟱.𝟱 𝗙𝗼𝗮𝗺 𝗖𝗹𝗲𝗮𝗻𝘀𝗲𝗿 është larës me bazë uji me pH të ulët që pastron butësisht lëkurën nga papastë...
23/01/2022

💦 𝗘𝘁𝘂𝗱𝗲 𝗛𝗼𝘂𝘀𝗲 𝗦𝗼𝗼𝗻 𝗝𝘂𝗻𝗴 𝟱.𝟱 𝗙𝗼𝗮𝗺 𝗖𝗹𝗲𝗮𝗻𝘀𝗲𝗿 është larës me bazë uji me pH të ulët që pastron butësisht lëkurën nga papastërtitë, vaji dhe ndotës të tjerë duke e lënë atë të rehatshme, të freskët dhe të hidratuar.

pH i ulët 5.5 (acidik) nuk lejon që barriera mbrojtëse e lëkurës të dëmtohet. I formuluar pa sulfate, aroma sintetike, alkool, çka e bën të përshtatshëm edhe për lëkurat shumë të ndjeshme.

💆🏻‍♀️ 𝗦𝗶 𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗲𝘁?
1. Lageni fytyrën paraprakisht dhe vendosni një sasi të vogël larësi në pëllëmbët tuaja.
2. Shtoni pak ujë të ngrohtë dhe shkumëzojeni lehtë derisa të bëhet i dendur.
3. Aplikojeni në fytyrë në rrathë të vegjël masazhues dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët.

𝗣𝗲𝗿𝗯𝗲𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲:
🔵 𝗣𝗮𝗻𝘁𝗵𝗲𝗻𝗼𝗹 (pro-Vitamin B5) ka veti hidratuese dhe mbron barrierën.
🟢 𝗠𝗮𝗱𝗲𝗰𝗮𝘀𝘀𝗼𝘀𝗶𝗱𝗲 – Një nga përbërësit aktivë të bimës së famshme Centella Asiatica me veprim antioksidant dhe anti-inflamator për të qetësuar irritimet.
𝗙𝗼𝗿𝗺𝗮𝘁𝗶: 150ml
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website: https://koreanskincare.al/product/etude-house-soon-jung-5-5-foam-cleanser/

🌱 Rigjallëroni lëkurën e pajetë me serumin 𝗦𝗼𝗺𝗲 𝗕𝘆 𝗠𝗶 - 𝗔𝗛𝗔, 𝗕𝗛𝗔, 𝗣𝗛𝗔 𝟯𝟬 𝗗𝗮𝘆𝘀 𝗠𝗶𝗿𝗮𝗰𝗹𝗲 me një përzierje të ekstraktit të ...
13/01/2022

🌱 Rigjallëroni lëkurën e pajetë me serumin 𝗦𝗼𝗺𝗲 𝗕𝘆 𝗠𝗶 - 𝗔𝗛𝗔, 𝗕𝗛𝗔, 𝗣𝗛𝗔 𝟯𝟬 𝗗𝗮𝘆𝘀 𝗠𝗶𝗿𝗮𝗰𝗹𝗲 me një përzierje të ekstraktit të pemës së çajit dhe tre llojeve të acideve eksfoliuese që largojnë qelizat e vdekura duke i dhënë ndriçim dhe një tonalitet të njëtrajtshëm lëkurës. Përbërja e tij me centella asiatica (14,77%) dhe ekstrakte të tjera bimore gjithashtu qetëson skuqjet dhe lufton radikalet e lira.
💚 Adreson problematika të lëkurës si: pikat e zeza, teksturën, aknet, hiperpigmentimin dhe minimizon poret.
💆🏻‍♀️ 𝗦𝗶 𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗲𝘁?

1. Tundeni shishen përpara përdorimit.
2. Përdoreni pas larjes ose tonerit. (Lëkura nuk duhet të jetë e njomë.)
3. Vendosni sasinë e nevojshme mbi lëkurë dhe masazhojeni lehtësisht për tu përthithur.
4. Në qoftë se nuk keni përdorur më parë eksfoliues kimik, bëni një test të produktit përpara se ta aplikoni në gjithë fytyrën.
𝗣𝗲𝗿𝗯𝗲𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲:
🟢 Një miks acidesh alfa hidroksi (AHA) si Acid Laktik, Acid Malik, dhe Acid Glikolik.
– Ndihmojnë në shpërbërjen e qelizave të vdekura për t’i lejuar ato të pastrohen lehtësisht. Trajtojnë edhe hiperpigmentimin e lëkurës.
🟢 BHA – Depërton thellë në pore duke hequr mbetjet e sebumit të akumuluar.
🟢 PHA – Ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështirës së lëkurës dhe largon qelizat e vdekura.
🟢 Përbërës me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksidante: Ekstrakt centella asiatica, çaj jeshil, ekstrakt rozmarine dhe jamball (licorice).
🟢 Niacinamide i cili ka një sërë vetish si kundër plakjes, ndriçon lëkurën, qetëson irritimet, riparon barrierën.
𝗙𝗼𝗿𝗺𝗮𝘁𝗶: 50ml
🛒Për blerje mund të na shkruani ose të porosisni në website: https://koreanskincare.al/product/some-by-mi-aha-bha-pha-30-days-miracle-serum/

💦 Cfare eshte pastrimi i dyfishte (double cleansing)? Pastrimi i dyfishte konsiston ne perdorimin e dy laresve per nje p...
12/01/2022

💦 Cfare eshte pastrimi i dyfishte (double cleansing)? Pastrimi i dyfishte konsiston ne perdorimin e dy laresve per nje pastrim me efikas te lekures: nje laresi me baze vajore dhe nje laresi me baze ujore.

🌟 𝗛𝗮𝗽𝗶 𝟭:
Laresi vajor (oil cleanser) ndihmon ne shperberje me te mire te produkteve me baze vajore si makeup apo kremrat e diellit nga lekura.
Masazhohet ne lekure te thate derisa te shkrije makeup-in. Me pas shtohet pak uje dhe vazhdohet te masazhohet lekura ne menyre qe laresi te shkumoje. Ne fund shpelahet mire me uje te vaket.
🌟 𝗛𝗮𝗽𝗶 𝟮:
Pas larjes se fytyres me vaj pastrues, perdoret nje lares i bute (pH 5.5) me baze uji per te hequr cdo papasterti tjeter te mbetur ne lekure.
𝗣𝗮𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗱𝘆𝗳𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗻𝗱𝗶𝗵𝗺𝗼𝗻 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲 𝗻𝗲 𝗿𝗮𝘀𝘁𝗲 𝗸𝘂𝗿:

✅ Vendosni rregullisht makeup. Laresi vajor eshte ideal per heqjen e makeup ne fund te dites pasi e shperben ate ne menyre teper efektive, pa u dashur te terhiqni lekuren me disketa pambuku sic ndodh me ujin micelar.
✅ Keni lekure te yndyrshme. Ne qofte se keni lekure te yndyrshme dhe pika te zeza, ju ndihmon per nje pastrim me te thelle ne pore duke shkrire sebumin e fortesuar brenda tyre. Ne kete menyre pamja e poreve do te duket edhe me e vogel.

✅ Lekure e predispozuar per akne. Ofron nje pastrim me te mire per te larguar cdo papasterti apo baktere qe mund te shkaktojne akne.
𝙋𝙧𝙤𝙙𝙪𝙠𝙩𝙚 𝙩𝙚 𝙧𝙚𝙠𝙤𝙢𝙖𝙣𝙙𝙪𝙖𝙧𝙖:
🛒 https://koreanskincare.al/collections/pastrues-per-fytyren/
🟣 𝗖𝗲𝗹𝗶𝗺𝗮𝘅 𝗗𝗲𝗿𝗺𝗮 𝗡𝗮𝘁𝘂𝗿𝗲 𝗙𝗿𝗲𝘀𝗵 𝗕𝗹𝗮𝗰𝗸𝗵𝗲𝗮𝗱 𝗝𝗼𝗷𝗼𝗯𝗮 𝗖𝗹𝗲𝗮𝗻𝘀𝗶𝗻𝗴 𝗢𝗶𝗹 (𝟭𝟱𝟬𝗺𝗹) - Nje bestseller i markes Celimax, ky vaj pastrues heq ne menyre efektive pikat e zeza dhe largon dhe makeup-in me te rende duke e lene lekuren te bute.
⚪️ 𝗘𝘁𝘂𝗱𝗲 𝗛𝗼𝘂𝘀𝗲 𝗦𝗼𝗼𝗻 𝗝𝘂𝗻𝗴 𝟱.𝟱 𝗙𝗼𝗮𝗺 𝗖𝗹𝗲𝗮𝗻𝘀𝗲𝗿 (𝟭𝟱𝟬𝗺𝗹) - Pastrues fytyre me bazë uji i formuluar pa irritues dhe pH të ulët prej 5.5, i përshtatshëm edhe për lëkurën më të ndjeshme!
A e perdorni pastrimin e dyfishte ne rutinen tuaj?😊

Address

Medar Shtylla
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KoreanSkincare.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share