Your Medical Clinic

Your Medical Clinic Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Your Medical Clinic, Medical and health, Pallati Amfora ngjitur me Fakultetin e Mjekësisë, Rruga e Dibrës, Tirana.

🏥 Day Hospital | Kujdes shëndetësor me standarde të larta

🔹 Kirurgji e Përgjithshme
🔹 Kirurgji Plastike
🔹 Gastroenterologji & Hepatologji
🔹 Endokrinologji
🔹 Kardiologji
🔹 Shërbime Laboratorike
🔹 Onkologji & Gjinekologji

Pas çdo ndërhyrjeje qëndron një pacient, një histori dhe mbi të gjitha, një përgjegjësi.Për ne, një rezultat i mirë nuk ...
08/09/2026

Pas çdo ndërhyrjeje qëndron një pacient, një histori dhe mbi të gjitha, një përgjegjësi.
Për ne, një rezultat i mirë nuk përfundon në sallën e operacionit. Ai përfshin komunikimin me pacientin, kujdesin e ekipit mjekësor dhe ndjekjen e vazhdueshme gjatë rikuperimit. Faleminderit pacientëve tanë që zgjedhin Your Medical Clinic dhe ndajnë eksperiencën e tyre me ne. 🤍

Shëndeti i mitrës dhe kujdesi gjinekologjik meritojnë vëmendje në çdo fazë të jetës.Gjakderdhjet e çrregullta, dhimbjet ...
07/09/2026

Shëndeti i mitrës dhe kujdesi gjinekologjik meritojnë vëmendje në çdo fazë të jetës.

Gjakderdhjet e çrregullta, dhimbjet pelvike dhe shqetësimet e ciklit menstrual kërkojnë vlerësim nga mjeku gjinekolog për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e përshtatshëm.

Në Your Medical Clinic, kujdesi për problemet gjinekologjike bazohet në vlerësimin individual të pacientes. Kur nevojitet ndërhyrje kirurgjikale, planifikimi bëhet duke marrë parasysh diagnozën, gjendjen shëndetësore dhe planet për shtatzëni.

Për informacion dhe rezervimin e konsultave:
📞 +355 69 627 7162
📩 [email protected]

Refluksi gastroezofageal kërkon vlerësim të saktë dhe trajtim të përshtatur. Urthi dhe kthimi i përmbajtjes së stomakut ...
06/09/2026

Refluksi gastroezofageal kërkon vlerësim të saktë dhe trajtim të përshtatur. Urthi dhe kthimi i përmbajtjes së stomakut në ezofag janë simptoma që, kur përsëriten, nuk duhen neglizhuar. Konsulta gastroenterologjike ndihmon në përcaktimin e shkakut dhe zgjedhjen e trajtimit të përshtatshëm.

Barnat që ulin aciditetin kanë një rol të rëndësishëm në trajtimin e refluksit. Përdorimi dhe kohëzgjatja e tyre duhet të përshtaten sipas vlerësimit mjekësor. Mos e ndryshoni ose ndërprisni terapinë e përshkruar pa u konsultuar me mjekun.

Në Your Medical Clinic, gastroenterologët tanë ofrojnë vlerësim dhe trajtim individual për shqetësimet e sistemit tretës.

Për informacion dhe rezervime:
📞 +355 69 627 7162
📩 [email protected]

Në sallën e operacionit, çdo detaj kërkon vëmendje. Në YMC, kujdesi kirurgjikal përfshin vlerësimin para ndërhyrjes, pla...
05/09/2026

Në sallën e operacionit, çdo detaj kërkon vëmendje. Në YMC, kujdesi kirurgjikal përfshin vlerësimin para ndërhyrjes, planifikimin individual dhe ndjekjen gjatë rikuperimit. Përkushtim, përqendrim dhe bashkëpunim në çdo hap.

Për informacion mbi shërbimet kirurgjikale ose për të rezervuar një konsultë:
📞 +355 69 627 7162
📩 [email protected]

Lodhje kronike, ndryshime të pashpjegueshme në peshë apo humor? 🦋Gjëndra tiroide është një organ i vogël në qafë, por me...
04/09/2026

Lodhje kronike, ndryshime të pashpjegueshme në peshë apo humor? 🦋
Gjëndra tiroide është një organ i vogël në qafë, por me ndikim të jashtëzakonshëm në të gjithë trupin. Ajo prodhon hormone që rregullojnë metabolizmin, energjinë dhe mirëqenien emocionale.

👉 Lexoni artikullin e plotë në blogun tonë ose rezervoni konsultën tuaj me endokrinologun pranë Your Medical Clinic.

📞 (+355) 69 627 7162
📍 Rruga e Dibrës, ngjitur me Fakultetin e Mjekësisë

Çdo fytyrë ka harmoninë e vet. Edhe ndryshimi më i vogël meriton kujdes. 🤍Otoplastika mund të korrigjojë formën, pozicio...
03/09/2026

Çdo fytyrë ka harmoninë e vet. Edhe ndryshimi më i vogël meriton kujdes. 🤍

Otoplastika mund të korrigjojë formën, pozicionin ose asimetrinë e veshëve, duke synuar një pamje natyrale, në harmoni me tiparet e fytyrës.

Në YMC, biseda nis me ty: çfarë dëshiron të ndryshosh, çfarë të shqetëson dhe çfarë mund të presësh realisht nga ndërhyrja. Me kohë për pyetjet e tua dhe një plan të përshtatur individualisht.

💬 Na shkruaj për të rezervuar një konsultë.
📞 +355 69 627 7162
📩 [email protected]

Fjalët e pacientëve tanë janë një nga dëshmitë më të vlefshme të punës sonë. 🩺 Nga konsultimi dhe trajtimi, deri te kujd...
02/09/2026

Fjalët e pacientëve tanë janë një nga dëshmitë më të vlefshme të punës sonë. 🩺 Nga konsultimi dhe trajtimi, deri te kujdesi pas ndërhyrjes, synimi ynë është që çdo pacient të ndihet i informuar, i sigurt dhe i mbështetur në çdo hap.

Faleminderit për besimin që na jepni çdo ditë. 🤍

Your Medical Clinic po zgjeron stafin.Kërkojmë Sanitare për t’iu bashkuar ekipit tonë, me përgjegjshmëri, korrektësi dhe...
01/09/2026

Your Medical Clinic po zgjeron stafin.

Kërkojmë Sanitare për t’iu bashkuar ekipit tonë, me përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje të lartë ndaj standardeve të higjienës dhe sigurisë në ambientet spitalore.

Preferohet eksperiencë e mëparshme pune në ambiente spitalore ose struktura shëndetësore.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:
📩 [email protected]

Për ne mund të jetë një ditë tjetër në sallën e operacionit. Për ty, është një ditë që mbart shumë emocione. 🤍 Prandaj k...
01/09/2026

Për ne mund të jetë një ditë tjetër në sallën e operacionit. Për ty, është një ditë që mbart shumë emocione. 🤍 Prandaj kujdesi fillon që te biseda e parë. Te koha që marrim për të të dëgjuar, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të të shpjeguar çdo hap.

Në YMC, e dimë sa shumë do të thotë të na besosh shëndetin tënd. Këtë përgjegjësi e marrim me vete në çdo ndërhyrje, në çdo detaj.

📞 +355 69 627 7162
✉️ [email protected]

Ky bakter ndodhet te 70% e njerëzve. A duhet trajtuar me patjetër? 🛑Përgjigja e shkurtër: Jo gjithmonë.📌 H. Pylori jeton...
31/08/2026

Ky bakter ndodhet te 70% e njerëzve. A duhet trajtuar me patjetër? 🛑
Përgjigja e shkurtër: Jo gjithmonë.

📌 H. Pylori jeton te shumica e njerëzve pa shkaktuar asnjë simptomë. Trajtimi agresiv me antibiotikë rekomandohet vetëm kur ka ulçerë aktive, gastrit të dokumentuar me biopsi ose me udhëzimin e mjekut specialist. Përdorimi i panevojshëm i barnave mund të dëmtojë mikrobiomën e zorrëve.

Nëse keni dhimbje apo shqetësime të stomakut, konsultohuni me mjekët tanë gastroenterologë për një diagnostikim të saktë.

👉 Rezervoni vizitën tuaj pranë Your Medical Clinic.

Address

Pallati Amfora Ngjitur Me Fakultetin E Mjekësisë, Rruga E Dibrës
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Your Medical Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share