22/12/2022
🍄Si te krijoj nje rutine hap pas hapi me produktet koreane?
🌷Nese je ne konfuzion se cfare te fillosh me pare do te te sugjeroja SUNSCREEN! Kjo per dy arsye: 1. Eshte produkti me i rendesishem antiage qe mund te perdoresh ne cdo moshe dhe se dyti : koreanet njihen per formulimet elegante te kremrave me filtra mbrojtes dhe duke qene se eshte produkti me i perdorur, edhe mundesia e zgjedhjes eshte e madhe!
🌷Oil cleanser- Kur vendos sunsceeen, me apo pa makeup eshte e veshtire ta heqesh krejtesisht. Nje vaj pastrues jo vetem qe largon mbetjet e makeupit, kremit te diellit por edhe ndihmon ne shperberjen e sebumit qe ndodhet brenda poreve. Ndihmon ne pastrimin e thelle te lekures pa e thare ate!
🍬Laresi - faktori i pare qe duhet te vleresoni tek nje lares eshte pH! Nese ka pH te larte demtohet barriera e lekures dhe rrjedhimisht ftohen mikroorganizmat te bejne party te hapur mbi pore. Laresit me pH te ulet i sigurojne lekures pH optimal acid qe nuk lejon shumimin e baktereve dhe daljen e akneve.
💧Toniket- ndryshe nga toniket qe keni provuar me pare, ato koreane nuk e thajne aspak lekuren. Qellimi i tonikeve eshte te zbusin lekuren dhe ta pergatisin per absorbim me te mire te produkteve qe vendosen me pas. Nese je nga ato persona qe beson se toniket jane nje mit dhe nuk bejne asgje per lekuren, eshte kohe te lexosh ca review dhe ta rrembesh nje te tille🤪. Toniket jane kryesisht dy llojesh: eksfolues - qe ndihmojne ne largimin e qelizave te vdekura, zvogelimin e poreve, trajtimin e akneve, shenjave, hiperpigmentimit dhe hidratues- qe rrisin nivelin e lageshtires ne lekure dhe sigurojne hidratim per nje kohe te gjate.
💕Esencat- klasifikohen ne dy kategori : ☀️Me konsistence te holle: qe njihen ndryshe si ‘first essence’, aplikohen menjehere pas tonikut. Kryesisht perbehen nga ingrediente te fermentuar dhe antioksidante qe nxisin prodhimin e kolagjenit dhe trajtojne rrudhat. ☀️Esencat me konsistence te trashe- jane me te perqendruara se serumi prandaj vendosen pas tij. Ne varesi te perberesve ndihmojne ne zbehjen e shenjave te akneve, njollave kafe, trajtojne rrudhat fine.
🌼Serumet dhe ampulat- ampulat jane shume me te perqendruara se serumet dhe keshillohet te miksohen me serumet per te ulur potencen. Mund t’ju duket e panevojshme por nese je extra si une, nje ampule e mire mund te te ndryshoje jeten😂
🍃Emulsionet dhe hidratuesit- nje mundesi e madhe zgjedhjes. Nese keni gjetur hidratuesin perfekt, do ju sugjeroja te provoni dhe ca te tjere sepse nuk do mund te vendosni cili eshte i preferuari juaj. Emulsionet keshillohen per lekurat e yndyrshme.
👶🏻Sleeping mask- ughhh po tani cjane kto
🧐Nese ke lekure te dehidratuar, me luspa, qe thahet edhe pasi perdor cdo lloj hidratuesi do ju keshilloja nje sleeping mask. Ka disa perdorime por me i shpeshti eshte ne mbremje pas hidratuesit. Ne varesi te perberesve , kryesisht mbizoterojne sleeping mask me aftesi zbardhuese!
🍄Sheet mask- sekreti i shume modeleve per lekure te hidratuar dhe te shendetshme! Koreanet i perdorin 2-3 here ne jave por edhe 1 here mjafton!