05/09/2026
Një tjetër histori suksesi në ndjekjen e pacientëve tanë!
Në Klinikën e Syve Uzllova, kemi ndjekur një tjetër rast kompleks oftalmologjik, ku përkushtimi, teknologjia e avancuar dhe bashkëpunimi me qendren e specializuar "Instituti Fjodorov Moske" kanë bërë të mundur një rezultat të jashtëzakonshëm.
Pacienti, F.V i cili që nga lindja vuante nga një sëmundje gjenetike e kornesë, kishte humbur transparencën e saj dhe, për pasojë, kishte një dëmtim shumë të rëndë të shikimit.
Ai kishte kryer më parë dy transplante te njepasnjeshme të kornesë, por pavarësisht ndërhyrjeve, kornete e të dy syve përsëri humbnin transparencën dhe zbardheshin.
Në momentin para ndërhyrjes së , shikimi ishte vetëm 2%.
Pas vlerësimit dhe ndjekjes në Klinikën e Syve Uzllova, pacienti iu nënshtrua një procedure të rrallë dhe komplekse në Institutin Fedorov në Moskë "Keratoprotezim" - vendosjen e një objektivi teleskopik në dhomën e përparme të syrit (OD). Trajtimi u realizua në dy etapa, me një interval prej rreth 4–5 muajsh.
✨ Rezultati është i jashtëzakonshëm:
Nga 2% shikim para ndërhyrjes → në mbi 40% shikim pas ndërhyrjes.
Por kjo nuk është hera e parë që një pacient i ndjekur nga Klinika e Syve Uzllova përfiton nga një ndërhyrje e tillë.
Një histori që daton 25 vite më parë
Rreth 25 vite më parë, një tjetër pacient i ndjekur në Klinikën e Syve Uzllova, M.L., iu nënshtrua një ndërhyrjeje të ngjashme.
Pas 22 vitesh verbim të plotë, ai arriti të rikthejë shikimin dhe të përjetojë një nga momentet më emocionuese të jetës së tij:
të shikojë përsëri djalin dhe nipin e tij.
Këto raste janë më shumë se thjesht rezultate mjekësore.
Janë histori njerëzore që tregojnë se edhe në situata shumë të ndërlikuara, kur trajtimet tradicionale nuk kanë dhënë rezultat, mund të ekzistojnë alternativa të avancuara që hapin një mundësi të re për shikimin dhe jetën e pacientit.
Eksperienca, ndjekja e vazhdueshme dhe bashkëpunimi me qendra të specializuara ndërkombëtare janë pjesë e kujdesit që Klinika e Syve Uzllova i kushton pacientëve të saj.
Sepse rikthimi i shikimit nuk është vetëm një rezultat mjekësor.
Është mundësia për të parë përsëri njerëzit që do. ❤️