Clinica MCU

Clinica MCU Percorso di salute
Rruga juaj drejt shërimit

03/09/2026

Prindër, fëmija juaj i vogël po fle me jastëk? 🚨

Një nga pyetjet që prindërit i bëjnë më shpesh Dr. Nausicaa Oliverio është: “A duhet t’i vendosim jastëk foshnjës?”

Në këtë video, Dr. Nausicaa shpjegon pse pozicionimi gjatë gjumit është veçanërisht i rëndësishëm në muajt e parë të jetës dhe pse përdorimi i një jastëku të papërshtatshëm mund të ndikojë në pozicionimin e kokës dhe trupit.
Ndërsa fëmijët rriten, nevojat e tyre ndryshojnë dhe mund të jenë të përshtatshme zgjidhje të ndryshme sipas moshës dhe zhvillimit të tyre.

👩‍⚕️ Dr. Nausicaa Oliverio është osteopate pediatrike e specializuar dhe pedagoge në Osteopatinë Pediatrike, me fokus te foshnjat, fëmijët dhe gratë shtatzëna.

🤍 Nëse keni pyetje rreth gjumit, pozicionimit, posturës apo zhvillimit të fëmijës suaj, një vlerësim profesional mund t'ju ndihmojë të kuptoni më mirë nevojat individuale të tij.

📍 MCU Clinic – Tiranë

📩 Na shkruani në DM për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë me Dr. Nausicaa Oliverio.

Na tregoni ne komente nese foshnja juaj përdor jastëk...👇

27/08/2026

Lindja është një proces fiziologjik, por njëkohësisht mund të jetë një ngjarje me ngarkesë të madhe fizike për trupin e foshnjës.

Disa shqetësime që mund të shfaqen janë:
• Refluksi
• Kolikat
• Torticollis
• Asimetritë e kokës, si plagiocefalia
• Kufizime në lëvizje

Por një vlerësim osteopatik pediatrik mund të merret në konsideratë edhe kur nuk ka simptoma të dukshme, për të vlerësuar lëvizshmërinë dhe funksionimin e trupit të foshnjës.

👩‍⚕️ Dr. Nausicaa Oliverio, osteopate pediatrike e specializuar dhe pedagoge në Osteopatinë Pediatrike, shpjegon në këtë video pse prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave.

🤍 Në MCU Clinic, vizitat pediatrike kryhen me një qasje të butë dhe të personalizuar, gjithmonë duke respektuar nevojat e çdo foshnjeje.

📩 Keni një foshnjë që e mban kokën vetëm nga njëra anë, ka refluks, kolika ose një asimetri të kokës?

Na kontaktoni në DM për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë me Dr. Nausicaa Oliverio.

25/08/2026

Gjatë trajtimeve onkologjike, trupi ka nevojë për më shumë se vetëm trajtimin e sëmundjes.

Dhimbja, lodhja, tensionet muskulare dhe kufizimi i lëvizjeve mund të jenë pjesë e vështirësive që përjetojnë disa pacientë gjatë ose pas trajtimeve onkologjike.

Në këtë video,Nadia D’Ambrosi, infermiere e specializuar në sektorin onkologjik dhe osteopate, shpjegon se si osteopatia mund të përdoret si mbështetje për mirëqenien dhe funksionimin fizik të pacientit gjatë këtij procesi.

Pas ndërhyrjeve kirurgjikale, mund të krijohen ndryshime në inde dhe ngjitje/aderenca që ndikojnë në lëvizshmëri. Përmes teknikave të përshtatura individualisht, punohet për të mbështetur:
• Lëvizshmërinë e zonës së prekur
• Relaksimin e tensioneve muskulare dhe fasciale
• Rehatinë fizike
• Mirëqenien gjatë periudhës së trajtimit

📩 Nëse ju ose një familjar po përballeni me dhimbje, lodhje apo kufizim të lëvizjes gjatë ose pas trajtimit onkologjik, na kontaktoni për të mësuar më shumë dhe për të rezervuar një konsultë.

24/08/2026

Stresi kronik dhe çrregullimet e gjumit janë kthyer në një pjesë të përditshmërisë për shumë njerëz.

iLifeSOM është një teknologji e avancuar e fokusuar në riekulibrimin psikofizik dhe mirëqenien e organizmit.

Mund të ndihmojë në:
✔️ Uljen e stresit dhe tensionit muskulor
✔️ Përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe pushimit
✔️ Mbështetjen e ritmit natyror cirkadian
✔️ Përmirësimin e qarkullimit të gjakut
✔️ Relaksimin fizik dhe mendor

Në MCU Clinic, teknologjia kombinohet me vlerësimin profesional të Prof. Salvatore Oliverio për një qasje të personalizuar ndaj mirëqenies suaj.

Ndoshta trupi juaj nuk ka nevojë vetëm për më shumë pushim. Ka nevojë për ekuilibër.

📩 Na kontaktoni në DM për më shumë informacion ose për të rezervuar konsultën tuaj në MCU Clinic.

15/08/2026

Shtatzënia është një periudhë e transformimeve të mëdha fizike. Ndryshimet në posturë, ekuilibër dhe ngarkesën mbi shtyllën kurrizore dhe legen mund të shoqërohen me shqetësime të ndryshme.

Prof. Dr. Rustem Çelami, profesor dhe specialist në Gjinekologji dhe Obstetrikë, flet për rëndësinë e një qasjeje të integruar ndaj kujdesit të gruas shtatzënë dhe rolin që mund të ketë osteopatia në mbështetjen e mirëqenies së saj.

Në MCU Clinic, gratë shtatzëna mund të konsultohen me Dr. Nausicaa Oliverio, osteopate pediatrike dhe specialiste në kujdesin osteopatik gjatë shtatzënisë.

Kujdesi profesional gjatë shtatzënisë duhet të jetë i personalizuar dhe gjithmonë në bashkëpunim me ekipin mjekësor.

📍 MCU Clinic – Tiranë
📩 Na kontaktoni në DM për informacion dhe rezervime.

10/08/2026

Prof Dott Salvatore Olivierio tashmë e gjeni dhe në Tiranë tek MCU Clinic!

31/07/2026

Me prezantimin e Dr. Nausica Oliverio, klinika jonë pasuron gamën e shërbimeve të specializuara në ndihmë të nënave dhe fëmijëve.

Si një nga emrat më të vlerësuar në fushën e osteopisë pediatrike, Dr. Oliverio sjell një përvojë të gjatë si klinikane, pedagoge dhe drejtuese e programit Master në këtë disiplinë.

Për konsulta apo informacion mbi programet tona të trajnimit, na shkruani në DM ose na kontaktoni në numrin tonë të telefonit.

20/07/2026

Shumë persona me hernie diskale, dhimbje shpine apo probleme posturale mendojnë se operacioni është i pashmangshëm por nuk është e vërtetë.

🎥 Në këtë video, Prof. Salvatore Oliverio shpjegon sk mund të shmanget operacioni dhe pse është kaq e rëndësishme të trajtohet shkaku i problemit.

📍 Në MCU Clinic ofrojmë vlerësim të personalizuar dhe trajtime moderne për problemet e shtyllës kurrizore dhe posturës me Doktor, Profesor Salvatore Oliverio i cili është dhe presidenti i unionit të osteopatëve në Itali.

📩 Na kontaktoni sot dhe rezervoni konsultën tuaj.

17/07/2026

A e dini sa peshë shtesë mban qafa juaj kur rrini të përkulur para kompjuterit?
Shumë më tepër sesa mendoni.
Orë të tëra ulur, qafa e përkulur dhe shpatullat përpara krijojnë një ngarkesë të vazhdueshme mbi shtyllën kurrizore.
Me kalimin e kohës, kjo mund të shoqërohet me:
✔️ Dhimbje qafe
✔️ Dhimbje shpine
✔️ Dhimbje koke
✔️ Lodhje
✔️ Posturë të dobët
🎥 Në këtë video, Prof. Salvatore Oliverio tregon se si këto zakone ndikojnë në trup dhe pse është e rëndësishme të ndërhyhet në kohë.
📍 Në MCU Clinic, ne analizojmë posturën dhe lëvizjen e trupit me teknologji moderne për të identifikuar shkakun e problemit dhe për të krijuar një plan të personalizuar.

📩 Rezervoni konsultën tuaj dhe filloni të kujdeseni për trupin përpara se dhimbja të bëhet pjesë e përditshmërisë.

16/07/2026

Pse personazhet më të njohur të botës po flasin gjithnjë e më shumë për NAD+?
NAD+ është një molekulë që gjendet natyrshëm në organizëm dhe luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë qelizore. Me kalimin e moshës, nivelet e saj bien, ndaj ka marrë shumë vëmendje në fushën e longevity, wellbeing dhe performancës.

Por… a funksionon vërtet? Dhe për kë është i përshtatshëm?
🎥 Në këtë video, Prof. Salvatore Oliverio shpjegon çfarë është NAD+, pse është bërë një nga temat më të diskutuara në mjekësinë moderne dhe çfarë duhet të dini përpara se të merrni në konsideratë çdo trajtim.

📍 Në MCU Clinic, ju mund të rezervoni një konsultë me Profesor Oliverio për një vlerësim të personalizuar dhe të mësoni cilat zgjidhje janë më të përshtatshme për nevojat tuaja.
📩 Na kontaktoni ose na vizitoni për më shumë informacion

Address

Rr E Dibrës, Prane Vila Gold
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Clinica MCU posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share