See Well Medical Clinic

See Well Medical Clinic Okulistike - Orl - Estetike - Kardiologji - Reumatologji - Agopunkture - Turizem Shendetesor

☀️ A ju ka ndodhur ndonjëherë të teshtini sapo dilni në diell? 🤧Nuk është rastësi! Ky fenomen njihet si refleksi fotik i...
18/08/2026

☀️ A ju ka ndodhur ndonjëherë të teshtini sapo dilni në diell? 🤧

Nuk është rastësi! Ky fenomen njihet si refleksi fotik i teshtimës dhe prek vetëm një pjesë të njerëzve.

👁️ Drita e fortë mund të aktivizojë një refleks nervor që shkakton teshtimën.

📍 See Well Medical Clinic – Rruga Ibrahim Rugova, ish Bllok, Tiranë
📞 +355 67 600 87 78

🌒 Sot, sytë nga qielli,por gjithmonë të mbrojtur. 👁️Eklipsi diellor është një fenomen i veçantë, por vëzhgimi i Diellit ...
12/08/2026

🌒 Sot, sytë nga qielli,por gjithmonë të mbrojtur. 👁️

Eklipsi diellor është një fenomen i veçantë, por vëzhgimi i Diellit pa mbrojtjen e duhur mund të shkaktojë dëmtim të retinës (retinopati solare).

⚠️ Syzet e zakonshme të diellit nuk janë mbrojtje e mjaftueshme. Për vëzhgim direkt përdorni vetëm pajisje të posaçme të certifikuara për eklips.

Shijoni fenomenin pa rrezikuar shikimin. 🌒👁️

📍 Rruga Ibrahim Rugova, ish Bllok, Tiranë
📞 +355 67 600 87 78

👁️ Retinopatia është një sëmundje serioze e retinës që mund të përparojë në heshtje, pa shfaqur simptoma në fazat e hers...
13/07/2026

👁️ Retinopatia është një sëmundje serioze e retinës që mund të përparojë në heshtje, pa shfaqur simptoma në fazat e hershme. Për këtë arsye, shumë pacientë e zbulojnë vetëm kur dëmtimi i shikimit ka filluar të ndikojë në jetën e tyre të përditshme.

Diagnostikimi i hershëm është çelësi për ruajtjen e shikimit. Vizitat e rregullta okulistike mund të ndihmojnë në identifikimin e ndryshimeve në retinë përpara se ato të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme.

Personat me diabet, hipertension arterial, sëmundje të enëve të gjakut, si dhe ata me histori familjare të patologjive okulare, duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kontrolleve periodike të syve.

Në See Well Medical Clinic, Dr. Rubin Topi ju pret çdo ditë për vizita okulistike të specializuara, ekzaminime të detajuara të retinës dhe diagnostikim me teknologji moderne, duke ofruar kujdes të personalizuar për çdo pacient.

Mos prisni derisa simptomat të shfaqen. Një kontroll i thjeshtë sot mund të ndihmojë në mbrojtjen e shikimit tuaj për të ardhmen.

📍 Rruga Ibrahim Rugova, Ish-Bllok, Tiranë
📞 +355 67 600 8778

🏊‍♀️ Pas një dite në pishinë, sytë ju skuqen?Shumë njerëz mendojnë se shkaktari është vetëm klori, por nuk është gjithmo...
26/06/2026

🏊‍♀️ Pas një dite në pishinë, sytë ju skuqen?

Shumë njerëz mendojnë se shkaktari është vetëm klori, por nuk është gjithmonë kështu.

Skuqja e syve mund të lidhet edhe me:
💧 pH të paekuilibruar të ujit
🦠 Baktere
🌊 Djersë dhe papastërti në ujë
👁️ Lentet e kontaktit

❌ Mos i fërkoni sytë, pasi kjo mund ta përkeqësojë irritimin dhe të rrisë rrezikun e infeksionit.

Nëse skuqja, dhimbja ose turbullimi i shikimit vazhdojnë, konsultohuni me mjekun okulist.

📍 Rruga Ibrahim Rugova, Ish Bllok, Tiranë
📞 +355 67 600 8778

Temperaturat e larta mund ta bëjnë zemrën të punojë më shumë, sidomos tek personat që kanë tension, lodhen shpejt ose pi...
29/05/2026

Temperaturat e larta mund ta bëjnë zemrën të punojë më shumë, sidomos tek personat që kanë tension, lodhen shpejt ose pijnë pak ujë ❤️

🚨 Nëse gjatë verës ndjeni:
• rrahje të forta zemre
• marramendje
• frymëmarrje më të rënduar
• lodhje të pazakontë

mos i neglizhoni sinjalet e trupit.

💧 Hidratohuni mirë
☀️ Shmangni diellin në orët më të nxehta
❤️ Kujdesuni për shëndetin e zemrës

📍Rr. Ibrahim Rugova (Ish-Blloku), Tiranë
📞 +355 67 600 87 78

Qerpikët artificialë:  Vetëm trend bukurie apo dhe rrezik për shëndetin e syve? 👁️Ekspertët e syrit kanë ngritur gjithnj...
24/05/2026

Qerpikët artificialë: Vetëm trend bukurie apo dhe rrezik për shëndetin e syve? 👁️

Ekspertët e syrit kanë ngritur gjithnjë e më shumë shqetësime për rreziqet që mund të lidhen me qerpikët artificialë.

Edhe pse kjo procedurë estetike është bërë shumë e zakonshme, aplikimi jo korrekt, ngjitësit me cilësi të ulët dhe mungesa e higjienës mund të çojnë në komplikacione serioze të syrit dhe qepallës.

Lëkura përreth syve është një nga zonat më të ndjeshme të trupit. Disa ngjitës për qerpikë përmbajnë substanca që mund të shkaktojnë:

⚠️ reaksione alergjike
⚠️ skuqje dhe djegie
⚠️ enjtje të qepallës
⚠️ inflamacion

Në disa raste, përdorimi i përsëritur mund të dobësojë edhe qerpikët natyralë.

Okulistët paralajmërojnë gjithashtu se higjiena jo e mirë e qerpikëve artificialë mund të rrisë rrezikun e:

⚠️ infeksioneve të syrit
⚠️ irritimit të kornesë
⚠️ syrit të thatë
⚠️ inflamacionit të qepallës (blefarit)
⚠️ rënies së qerpikëve natyralë

Megjithatë, kur vendosen nga profesionistë dhe mirëmbahen siç duhet, qerpikët artificialë mund të jenë më të sigurt. Problemi fillon kur shëndeti i syrit neglizhohet.

📍 See Well Medical Clinic – Tiranë
📍 Rr. Ibrahim Rugova, Ish-Bllok
📞 +355 67 600 8778

Shëndeti i syrit është më i rëndësishëm se çdo trend. 👁️

Fërkimi i shpeshtë i syve mund të irritojë sipërfaqen e syrit dhe, në disa raste, të ndikojë edhe në shëndetin e kornesë...
19/05/2026

Fërkimi i shpeshtë i syve mund të irritojë sipërfaqen e syrit dhe, në disa raste, të ndikojë edhe në shëndetin e kornesë (në raste të rënda deri shfaqjen e Keratoconus)

Sidomos gjatë alergjive, lodhjes apo përdorimit të telefonit për orë të gjata, shumë persona i fërkojnë sytë pa menduar për pasojat.

🚨 Nëse keni:
• skuqje
• djegie
• kruarje
• turbullim të shikimit

mos e neglizhoni shëndetin e syve tuaj.

👨‍⚕️ Për çdo shqetësim me sytë, konsultohuni me mjekun okulist.

📍 See Well Medical Clinic
Rr. Ibrahim Rugova (Ish-Blloku), Tiranë
📞 +355 67 600 8778

🔊 Volumi i lartë nuk dëmton vetëm veshin… por cilësinë e jetës.Përdorimi i kufjeve për kohë të gjatë dhe me volum të lar...
14/05/2026

🔊 Volumi i lartë nuk dëmton vetëm veshin… por cilësinë e jetës.

Përdorimi i kufjeve për kohë të gjatë dhe me volum të lartë mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të dëgjimit, shpesh pa u kuptuar në fillim.

Shenjat që nuk duhen neglizhuar:
▪️ zhurmë ose fishkëllimë në vesh
▪️ ndjesi presioni në vesh
▪️ vështirësi në dëgjim
▪️ nevoja për ta rritur gjithmonë volumin

👨‍⚕️ Dr. Shkencave Mjekësore Dr. Ylli Kërçani, mjek ORL me shumë eksperiencë, ndodhet çdo ditë në klinikë për konsultë dhe kontroll të dëgjimit.

📍 See Well Medical Clinic
Rruga Ibrahim Rugova, Ish-Bllok, Tiranë
📞 +355 67 600 87 78

Shumë persona po përdorin Ozempic dhe Mounjaro për humbje peshe, por jo të gjithë janë të informuar për efektet anësore ...
12/05/2026

Shumë persona po përdorin Ozempic dhe Mounjaro për humbje peshe, por jo të gjithë janë të informuar për efektet anësore që mund të ndikojnë edhe tek shikimi.

👁️ Në disa raste janë raportuar:
• turbullim i shikimit
• tharje të syve
• lodhje okulare
• ndryshime në fokus
• përkeqësim i problemeve ekzistuese tek pacientët diabetikë

⚠️ Tek personat me diabet, ndryshimet e shpejta të sheqerit në gjak mund të ndikojnë edhe në retinë, pjesa nervore e syrit që ndihmon në shikim.

👨‍⚕️ Për këtë arsye rekomandohet kontroll okulistik para dhe gjatë përdorimit të këtyre medikamenteve, veçanërisht tek pacientët me diabet ose probleme ekzistuese me sytë.

Mos përdorni medikamente pa kontroll mjekësor.

📍 See Well Medical Clinic
📞 +355 67 600 87 78

👁️ Sytë janë ndër organet më të ndjeshme të trupit dhe produktet kozmetike të përdorura nga dikush tjetër mund të transm...
08/05/2026

👁️ Sytë janë ndër organet më të ndjeshme të trupit dhe produktet kozmetike të përdorura nga dikush tjetër mund të transmetojnë baktere, viruse dhe infeksione okulare si konjuktiviti apo “gripi i syve”.

Edhe pse duket diçka e padëmshme, kjo mbetet një nga mënyrat më të zakonshme të përhapjes së infeksioneve tek sytë.

✨ Rimeli, lapsi i syve dhe brushat e make up-it duhet të jenë gjithmonë personale.
Mos ndani produkte që përdoren pranë syve dhe mos nenvlersoni shenja si skuqja, djegia, kruarja apo lotimi i vazhdueshëm.

👨‍⚕️ Për çdo shqetësim, konsultohuni me mjekun okulist.
❌Vetë-kurimi mund ta përkeqësojë gjendjen dhe të shkaktojë komplikacione më serioze.

📍 See Well Medical Clinic
Rruga Ibrahim Rugova, Ish-Bllok, Tiranë
📞 +355 67 600 8778

Address

Rr. Ibrahim Rugova Bllok-pranë Cioccolatitaliani
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:30
Tuesday 09:00 - 19:30
Wednesday 09:00 - 19:30
Thursday 09:00 - 19:30
Friday 09:00 - 19:30
Saturday 09:00 - 15:00

Telephone

+355676008778

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when See Well Medical Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to See Well Medical Clinic:

Shortcuts

Share