Laboratori Intermedica

Laboratori Intermedica Laborator Intermedica, krijuar në qershor të vitit 1996, është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qenë i pari në llojin e tij.

Laborator Intermedica, krijuar në qershor të vitit 1996, është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qenë i pari në llojin e tij i cili i është nënshtruar kushteve të akreditimit nga Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri. Ne kemi një partneritet strategjik me një numër laboratorësh prestigjozë jashtë vendit si Mayo Clinic dhe Ariosa D

iagnostics në SHBA, In Vitro Lab, Bio Atriki dhe InterGenetics në Greqi si dhe një sërë bashkëpunimesh me laboratorët brenda vendit. Në Laboratorin Intermedica janë të instaluara aparatura dhe autoanalizatorë të kompanive Roche dhe Sysmex, që janë më të njohurat në fushën e ekzaminimeve laboratorike in-vitro dhe që përdorin teknologjinë më të fundit. Me moton “Modern diagnostics for optimal therapy decisions”, ne mbetemi simbol i inovacionit dhe implementimit të analizave më të fundit, duke qënë edhe laboratori i parë që mundëson diagnostikimin molekular të alergjisë nëpërmjet punimit të testeve specifike të alergologjisë molekulare.

11/09/2026

Aty ku mjekësia avancon, Intermedica zgjedh të jetë pjesë. 🔬

Intermedica merr pjesë në ENDO Frontiers Albania 2026, Kongresin Ndërkombëtar dedikuar avancimit të kirurgjisë gjinekologjike minimalisht invazive, që zhvillohet më 11-12 Shtator në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Dy ditë që sjellin së bashku ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, kirurgji live, diskutime shkencore dhe zhvillimet më të fundit në endometriozë, onkologji gjinekologjike, histeroskopi, imazheri dhe teknologjitë e reja në mjekësi.

Për Intermedica, të jesh pranë komunitetit mjekësor do të thotë të jesh pranë dijes, inovacionit dhe standardeve që çojnë përpara kujdesin shëndetësor.

Në një emergjencë, minutat e para mund të bëjnë diferencën. ❤️‍🩹Ndihma e parë nuk është vetëm një grup teknikash, por af...
10/09/2026

Në një emergjencë, minutat e para mund të bëjnë diferencën. ❤️‍🩹
Ndihma e parë nuk është vetëm një grup teknikash, por aftësia për të reaguar në momentin kur dikush ka më shumë nevojë. Njohja e hapave bazë mund të ndihmojë në stabilizimin e një personi dhe në menaxhimin e situatës deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore profesionale.

Në Ditën Botërore të Ndihmës së Parë, kujtojmë se të dish si të veprosh është një njohuri që mund të shpëtojë jetë.

Mëso. Reago. Ndihmo. Sepse çdo minutë ka rëndësi.

Pas çdo analize ka një histori, një familje dhe një shpresë. Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjakut është një kuj...
07/09/2026

Pas çdo analize ka një histori, një familje dhe një shpresë.

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjakut është një kujtesë për rëndësinë e vëmendjes, kontrolleve në kohë dhe diagnostikimit të saktë.
Sëmundje si leuçemia, limfoma apo mieloma mund të zhvillohen me shenja jo gjithmonë të qarta, ndaj analizat laboratorike dhe vlerësimi mjekësor mbeten hapa të rëndësishëm për të kuptuar çfarë po ndodh në organizëm.

Në Intermedica, çdo rezultat trajtohet me përgjegjësi, sepse pas tij qëndron shëndeti i një njeriu.

Ka njerëz që e ndryshojnë botën jo me zhurmë, por me mirësi. Sot kujtojmë Nënë Terezën dhe një trashëgimi që vazhdon të ...
05/09/2026

Ka njerëz që e ndryshojnë botën jo me zhurmë, por me mirësi.
Sot kujtojmë Nënë Terezën dhe një trashëgimi që vazhdon të na mësojë se kujdesi, dhembshuria dhe dashuria për tjetrin kanë fuqinë të bëjnë diferencën.

Le ta nderojmë jo vetëm duke e kujtuar, por duke zgjedhur çdo ditë të bëjmë pak më shumë mirë për njëri-tjetrin.

5 Shtator – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Një nyje limfatike e zmadhuar nuk duhet të jetë arsye për panik, por as për t’u neglizhuar. 🔎Nëse vini re një fryrje apo...
04/09/2026

Një nyje limfatike e zmadhuar nuk duhet të jetë arsye për panik, por as për t’u neglizhuar. 🔎

Nëse vini re një fryrje apo një nyje të zmadhuar në qafë, sqetull apo zonën inguinale, ekografia e sistemit limfatik mund të jetë një hap i rëndësishëm për vlerësimin e saj.

Përmes një ekzaminimi jo-invaziv dhe pa rrezatim, mjeku mund të vlerësojë madhësinë, formën dhe strukturën e nyjeve limfatike, duke ndihmuar në dallimin e ndryshimeve që mund të lidhen me infeksione, procese inflamatore apo gjendje që kërkojnë ekzaminime të mëtejshme.

Ekografia nuk vendos gjithmonë diagnozën përfundimtare, por ndihmon në orientimin e hapit të duhur diagnostik.

Mos e lini një ndryshim pa përgjigje.
Kontrolli në kohë sjell më shumë qartësi për shëndetin tuaj.

📞 042 200 600
📧 [email protected]

Sa mirë e njeh vërtet gjendjen e organizmit tënd? 🔍Shëndeti nuk vlerësohet vetëm nga mënyra si ndihemi. Shumë ndryshime ...
02/09/2026

Sa mirë e njeh vërtet gjendjen e organizmit tënd? 🔍
Shëndeti nuk vlerësohet vetëm nga mënyra si ndihemi. Shumë ndryshime mund të zhvillohen pa simptoma të dukshme, ndaj një kontroll i plotë laboratorik mund të ofrojë një panoramë më të gjerë të parametrave kryesorë të organizmit.

Kontrolli i Plotë Laboratorik përfshin një gamë të gjerë analizash për vlerësimin e gjakut, metabolizmit, profilit lipidik, funksionit të mëlçisë, veshkave dhe tiroides, vitaminave, mineraleve dhe treguesve të tjerë të rëndësishëm.

Nga 34.900 Lekë, tani 19.900 Lekë.
Mos u mjafto vetëm me “ndihem mirë”.

📞 042 200 600
📧 [email protected]

31/08/2026

Jo çdo infeksion jep një sinjal. Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e kontrollit.

Disa infeksione seksualisht të transmetueshme (SST) mund të zhvillohen pa simptoma të dukshme, duke kaluar pa u vënë re për një periudhë të gjatë. Mungesa e shqetësimeve nuk është gjithmonë tregues se gjithçka është në rregull.

Prandaj, kur ekziston një faktor rreziku apo rekomandim mjekësor, testimi laboratorik është një hap i rëndësishëm për zbulimin në kohë dhe kujdesin ndaj shëndetit seksual.

Mos prisni domosdoshmërisht shenjat për t’u kontrolluar.
Informimi, parandalimi dhe testimi në kohë bëjnë diferencën.

📞 042 200 600
📧 [email protected]

Një pickim i vogël mund të sjellë më shumë sesa një bezdi. 🦟Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen kryesisht përmes picki...
26/08/2026

Një pickim i vogël mund të sjellë më shumë sesa një bezdi. 🦟

Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe, në shumicën e rasteve, mund të kalojnë pa simptoma ose me shenja të lehta si temperaturë, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore apo të përziera.

Me konfirmimin e rastit të parë në Shqipëri, është veçanërisht e rëndësishme të jemi të informuar, të njohim shenjat dhe të dimë si të mbrohemi.

Por mbrojtja fillon përpara pickimit.
Përdorni repelent, vishni rroba që mbulojnë lëkurën, përdorni rrjeta mbrojtëse dhe shmangni ujin e ndenjur pranë banesës.

Nëse shfaqen simptoma të forta ose shenja neurologjike, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Informimi është pjesë e mbrojtjes.

Sa mirë e njeh shëndetin tënd ovarian? 🩺Shëndeti ovarian nuk lidhet vetëm me simptoma. Një vlerësim i plotë mund të ndih...
24/08/2026

Sa mirë e njeh shëndetin tënd ovarian? 🩺

Shëndeti ovarian nuk lidhet vetëm me simptoma. Një vlerësim i plotë mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të disa treguesve të rëndësishëm të organizmit.

Paneli i Shëndetit Ovarian në Intermedica përfshin:
🔹 CA 125
🔹 HE4
🔹 AMH – Hormoni Anti-Mullerian

Një panel i kombinuar që ofron informacion të vlefshëm për t’u diskutuar me mjekun dhe për të orientuar më mirë hapat e mëtejshëm, kur është e nevojshme.

📌 Çmimi promocional: 10.900 Lekë
📞 042 200 600 | ✉️ [email protected]

Stomaku nuk është gjithmonë shkaktari. Ndonjëherë përgjigjja fshihet më thellë.Dhimbjet e barkut, fryrja, ndryshimet në ...
22/08/2026

Stomaku nuk është gjithmonë shkaktari. Ndonjëherë përgjigjja fshihet më thellë.
Dhimbjet e barkut, fryrja, ndryshimet në jashtëqitje apo shqetësimet që përsëriten nuk duhet të trajtohen vetëm me supozime. Për të kuptuar shkakun e vërtetë, nevojitet një vlerësim i plotë laboratorik.

Paneli i Kontrollit të Aparatit Tretës në Intermedica kombinon analizat kryesore që ndihmojnë në identifikimin e infeksioneve, inflamacionit, gjakderdhjes së fshehtë dhe çrregullimeve të tjera të traktit gastrointestinal, duke i ofruar mjekut një bazë të fortë për vendosjen e diagnozës.

Përfitoni panelin me çmim promocional 11.700 Lekë (nga 15.800 Lekë).

📞 042 200 600
📧 [email protected]

Address

Rruga "Jordan Misja"
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori Intermedica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share