26/02/2026
Në këtë radiografi panoramike shihet një “gur” i vogël i formuar në gjendrën e pështymës poshtë nofullës në anën e djathtë.
Kjo gjendje quhet Sialolithiasis dhe ndodh kur krijohet një bllokim në kanalin e pështymës.
Mund të shkaktojë:
• Dhimbje ose ënjtje poshtë nofullës
• Shtim të dhimbjes gjatë ngrënies
• Ndjesi presioni në atë zonë
Rekomandohet kontroll dhe trajtim për të shmangur infeksionin ose përkeqësimin e simptomave.