Klinika Gliozheni

Klinika Gliozheni Mirëseardhët në faqen e Klinikës “Gliozheni”. Ne jemi një klinikë obstetrikale, gjinekologjike dhe in Në vitin 2003, nën drejtimin e Prof.

Klinika “Gliozheni” ka një historik mjaft të vjetër të aktivitetit të saj mjekësor. Ajo është krijuar për herë të parë në Korçë, në vitin 1905, kur mjeku Pandeli Gliozheni, hapi në shtëpinë e tij një Klinikë për trajtimin e sëmundjeve të brëndëshme si dhe atyre oftalmologjike. Pandeliu kishte mbaruar studimet e larta në Athinë dhe specializimin në Paris dhe ishte një nga 3-4 mjekët e pakët dhe me

reputacion shumë të mirë të qytetit. Kjo Klinikë u trashëgua më pas nga djali i tij mjek, Koço Gliozheni, i cili kishte mbaruar studimet për mjekësi dhe specializimin për kirurgji e gjinekologji në Universitetin e Athinës. Ai fillimisht punoi bashkë me të atin dhe më pas vetë, si mjek i përgjithshëm, por edhe si kirurg e gjinekolog. Në vitin 1949, Koço Gliozheni transferohet në Tiranë dhe në 1951 emërohet Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik - Gjinekologjik të Tiranës. Përveç aktivitetit si gjinekolog në këtë institucion, ai rihapi në shtëpinë e tij Klinikën “Gliozheni”. Klinika ishte nga strukturat më në zë dhe më të frekuentuara të asaj kohe në Tiranë. Me hapjen e Universitetit të Tiranës në Vitin 1957, Koço Gliozheni emërohet Shef i Katedrës së Obstetrikë - Gjinekologjisë, post që e mbajti deri në daljen në pension. Në vitin 1958 i jepet Titulli Profesor, së bashku me grupin e 7 profesorëve të parë të Shqipërisë. Klinika u mbyll në fillimet e viteve 60’ si rezultat i vendimit të qeverisë komuniste për të mos lejuar më në Shqipëri aktivitetin mjekësor privat. Klinika “Gliozheni” rihapet në vitin 1992 nga Orion Gliozheni, djali i Koços dhe nipi i Pandeliut. Orioni porsa ishte kthyer nga specializimi për gjinekologji në Paris dhe kthimi konçidonte me vendosjen e një sistemi demokratik, ku aktiviteti privat shëndetsor u lejua përsëri. Që prej asaj kohe, Klinika “Gliozheni” ka gati 20 vjet që jep një kontribut të çmuar në diagnozën dhe trajtimin e patologjve obstetrikale, gjinekologjike si dhe në fushën e infertilitetit në Shqipëri. Orion Gliozhenit, filloi për herë të parë në Shqipëri, pranë kësaj Klinike dhe proçesi i fertilizimit in vitro (FIV-ET), dhe sot numërohen mbi 1000 fëmijë të lindur me këto metoda, si rezultat i punës të kësaj klinike, duke u dhënë këtyre çifteve lumturinë më të madhe të jetës së tyre, atë të bërjes prindër. Sot, Klinika “Gliozheni” është një nga strukturat private më të kompletuara dhe më të njohura në Shqipëri, në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë dhe infertilitetit. Ajo ka në përberje të saj një grup mjekësh, që prej vitesh punojnë në këtë specialitet dhe në mënyrë të veçantë edhe në fushën e diagnostikimit dhe kurimit te infertilitetit të çiftit. Pjestarë të grupit janë gjithashtu edhe mjaft mjekë gjinekologë dhe specialistë të tjerë, të cilët nëpërmjet konsulencave, drejtojnë aty pacientet e tyre, duke influencuar në marrjen e vendimeve dhe në strategjitë terapeutike. Klinika disponon gjithashtu aparatura e teknologji bashkëkohore, të cilat pa dyshim ndikojne në rezultatet shumë të mira të diagnozës dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve.

Në krahët tuaj ndihet i sigurt, ndaj zgjimi sapo vendoset në krevat është krejt i zakonshëm. Me durim, qetësi dhe një ru...
08/09/2026

Në krahët tuaj ndihet i sigurt, ndaj zgjimi sapo vendoset në krevat është krejt i zakonshëm.

Me durim, qetësi dhe një rutinë të butë, gjumi përshtatet gradualisht me rritjen e bebit.

06/09/2026

Sepse një nënë e mbështetur ndihet më e fortë për të përballuar sfidat e para.

Nëse pas lindjes keni shqetësime për mirëqenien tuaj fizike ose emocionale, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun specialist.

#

Në javët e para, ushqyerja e rregullt është shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e bebit.Për çdo paqartësi, ko...
04/09/2026

Në javët e para, ushqyerja e rregullt është shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e bebit.

Për çdo paqartësi, konsultohuni me pediatrin.

02/09/2026

Kur e bëtë ju shëtitjen e parë me të porsalindurin?

Të dyja zgjedhjet janë normale dhe duhen respektuar.Mënyra më e mirë për të treguar kujdes është të pyesni prindërit se ...
31/08/2026

Të dyja zgjedhjet janë normale dhe duhen respektuar.

Mënyra më e mirë për të treguar kujdes është të pyesni prindërit se kur ndihen gati për vizita.

Respektimi i ritmit dhe nevojave të familjes është një mënyrë e rëndësishme për të mbështetur prindërit e rinj.

29/08/2026

Prandaj, kujdesi për shëndetin emocional është po aq i rëndësishëm sa kontrollet mjekësore, ushqyerja dhe vitaminat gjatë shtatzënisë.

Të shijosh ajrin e pastër dhe të qëndrosh në plazh është në rregull, por përpara se të futesh në ujë, sigurohu që mjeku ...
27/08/2026

Të shijosh ajrin e pastër dhe të qëndrosh në plazh është në rregull, por përpara se të futesh në ujë, sigurohu që mjeku ta ketë konfirmuar se organizmi është rikuperuar.

Nëse duart ose këmbët e ftohta shoqërohen me temperaturë të ulët, ngjyrë blu që nuk largohet ose vështirësi në frymëmarr...
25/08/2026

Nëse duart ose këmbët e ftohta shoqërohen me temperaturë të ulët, ngjyrë blu që nuk largohet ose vështirësi në frymëmarrje, kontaktoni menjëherë mjekun.

Në shumicën e rasteve, duart e ftohta janë pjesë normale e zhvillimit.

Sepse kujdesi për foshnjën fillon edhe nga kujdesi për nënën.A mendoni se shoqëria kujdeset mjaftueshëm për gruan pas li...
22/08/2026

Sepse kujdesi për foshnjën fillon edhe nga kujdesi për nënën.
A mendoni se shoqëria kujdeset mjaftueshëm për gruan pas lindjes?

Për një foshnjë të lindur para kohe, me peshë të ulët ose me probleme shëndetësore, vendimi duhet marrë gjithmonë me ped...
20/08/2026

Për një foshnjë të lindur para kohe, me peshë të ulët ose me probleme shëndetësore, vendimi duhet marrë gjithmonë me pediatrin.

Address

Rruga Zonja Curre
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Gliozheni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share