Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u krijua me VKM 419/ 2018. Monitoron portalet “Mjek & Infermier për Shqipërinë”.

Ka në varësi 4 drejtori rajonale, 36 njësi vendore, 360 qendra shëndetësore dhe spitalet deri në autonomizimin e tyre.

09/09/2026

NJË FAZË E RE PËR CHECK-UP

Nga sot, mesazhi është i thjeshtë:
Nëse je mbi 35 vjeç, bëj Check-Up.

Programi tashmë përfshin edhe qytetarët mbi 70 vjeç, duke zgjeruar aksesin në kontrollin mjekësor parandalues për rreth 1.5 milionë qytetarë.

Por objektivi ynë nuk është vetëm të kryhen më shumë kontrolle.

Duam që çdo rezultat që kërkon vëmendje të pasohet nga:
– këshillimi i mjekut të familjes;
– referimi kur është i nevojshëm;
– ndjekja e pacientit;
– menaxhimi i faktorëve të riskut.

Më shumë njerëz. Më shumë parandalim. Më herët.

📍 Kontakto Qendrën Shëndetësore ku je i regjistruar.

🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërpre...
09/09/2026

🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026

Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërprerje ofrimin e shërbimeve për pushuesit në të gjitha zonat turistike. Me staf të dedikuar dhe orar të zgjatur, ekipet tona janë çdo ditë në terren për kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

📊 Për periudhën 31 gusht- 06 shtator 2026:
✅ 4370 vizita të realizuara në qendrat shëndetësore verore
🌍 10% e vizitave i përkisnin pushuesve të huaj

🩺 Diagnozat më të shpeshta:
* Gastroenterite
* Hipertension arterial
* Viroza të ndryshme

📍 Qendrat me numrin më të lartë të vizitave:

* Pogradec
* Himarë
* Shëngjin

🏥 Në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

NESËR FLASIM PËR PARANDALIMINNjë fazë e re e programit Check-Up.Mbi 35 vjeç.Pa kufi maksimal moshe.Falas.Nesër, nga Qend...
08/09/2026

NESËR FLASIM PËR PARANDALIMIN

Një fazë e re e programit Check-Up.

Mbi 35 vjeç.
Pa kufi maksimal moshe.
Falas.

Nesër, nga Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin, rikthejmë vëmendjen te gjëja më e rëndësishme: kontrolli në kohë.

08/09/2026

Dita Botërore e Fizioterapisë 💙

Lëvizje. Rehabilitim. Cilësi jete.

Fizioterapia luan një rol të rëndësishëm në rikthimin e lëvizshmërisë, rehabilitimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Mirënjohje për të gjithë fizioterapistët për profesionalizmin dhe kontributin e tyre të përditshëm në kujdesin ndaj pacientëve! 👏💙

JE MBI 35 VJEÇ?Mos prit të kesh simptoma për t’u kujdesur për shëndetin.Check-Up ndihmon në identifikimin e hershëm të f...
07/09/2026

JE MBI 35 VJEÇ?

Mos prit të kesh simptoma për t’u kujdesur për shëndetin.

Check-Up ndihmon në identifikimin e hershëm të faktorëve të riskut dhe problematikave që mund të kërkojnë ndjekje të mëtejshme.

Nga 35 vjeç e lart, Check-Up është falas.

📍 Drejtohu te Qendra Shëndetësore ku je i regjistruar.

05/09/2026
05/09/2026

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

“Shëndeti është pasuria më e madhe; pa të, gjithçka tjetër humbet vlerën.”

Në frymën e vlerave që Nënë Tereza përcolli, kujdesi për tjetrin mbetet një përgjegjësi që na bashkon.

Çdo ditë, stafi i OSHKSH punon me përkushtim për të kontribuar në një kujdes shëndetësor më të mirë, më cilësor dhe më pranë çdo qytetari.

CHECK-UP PO ZGJEROHETNga ky shtator, Kontrolli Mjekësor Bazë falas është i aksesueshëm për çdo qytetar mbi 35 vjeç, pa k...
03/09/2026

CHECK-UP PO ZGJEROHET

Nga ky shtator, Kontrolli Mjekësor Bazë falas është i aksesueshëm për çdo qytetar mbi 35 vjeç, pa kufi të sipërm moshor.

Më shumë qytetarë.
Më shumë parandalim.
Më shumë mundësi për të zbuluar në kohë faktorët e riskut.

📍 Kontakto Qendrën Shëndetësore ku je i regjistruar.

🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërpre...
31/08/2026

🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026

Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërprerje ofrimin e shërbimeve për pushuesit në të gjitha zonat turistike. Me staf të dedikuar dhe orar të zgjatur, ekipet tona janë çdo ditë në terren për kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

📊 Për periudhën 24-30 gusht 2026:
✅ 5728 vizita të realizuara në qendrat shëndetësore verore
🌍 10% e vizitave i përkisnin pushuesve të huaj

🩺 Diagnozat më të shpeshta:
* Gastroenterite
* Hipertension arterial
* Viroza të ndryshme

📍 Qendrat me numrin më të lartë të vizitave:

* Pogradec
* Himarë
* Shëngjin

🏥 Në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Mbidozën 💜Mbidoza mund të parandalohet. Njohja e shenjave paralajmëruese dhe re...
31/08/2026

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Mbidozën 💜

Mbidoza mund të parandalohet. Njohja e shenjave paralajmëruese dhe reagimi në kohë mund të shpëtojnë jetë.

Vështirësia në frymëmarrje, humbja e vetëdijes apo mungesa e reagimit kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore. Çdo minutë ka rëndësi.

Ndërgjegjësimi, informimi dhe mbështetja pa paragjykim e stigmatizim janë pjesë e parandalimit. 🤝

Address

Rruga “Marubi”, Laprakë, Tiranë
Tirana
1025

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Shortcuts

Share