GBi Health & Road Safety Training

GBi Health & Road Safety Training We don't train you how to drive, but how to improve your driving.

Siguria ne pune nis qe ne rruge. Trajnimi për drejtimin e sigurt i ndihmon punëmarrësit të njohin dhe të parandalojne rr...
17/07/2026

Siguria ne pune nis qe ne rruge. Trajnimi për drejtimin e sigurt i ndihmon punëmarrësit të njohin dhe të parandalojne rreziqet gjate perdorimit te automjeteve per qellime pune, në përputhje me detyrimin e punëdhenesit për informimin, instruktimin dhe trajnimin e stafit sipas legjislacionit per sigurine dhe shendetin ne pune. Investimi në parandalim mbron jetën, ul rrezikun e aksidenteve dhe nderton nje kulture pune me te sigurt.


Një barrierë mbrojtëse e instaluar gabim mund të kthehet në një armë vdekjeprurëse.Skajet e pambrojtura të barrierave me...
07/07/2026

Një barrierë mbrojtëse e instaluar gabim mund të kthehet në një armë vdekjeprurëse.

Skajet e pambrojtura të barrierave metalike, pa amortizues të goditjes dhe pa trajtimin e duhur sipas standardeve, mund të depërtojnë në automjet gjatë një përplasjeje, duke rritur ndjeshëm rrezikun për humbje jete.

Këto nuk janë vetëm gabime teknike. Janë mangësi që lindin nga mungesa e monitorimit, auditimit dhe kontrollit të zbatimit të standardeve nga autoriteti kontraktues dhe të gjithë aktorët përgjegjës.

Siguria rrugore nuk përfundon me vendosjen e një barriere. Ajo fillon me projektimin e duhur, vazhdon me zbatimin korrekt dhe garantohet vetëm përmes kontrollit të vazhdueshëm.

Rasti me i fundit ne rrugen Interurbane kryesore Durres-Tirane, ku barriera mbrojtese shpoi tej pertej si shpatë autobusin eshte shembulli tipik i deshtimit te zbatimit te projektit, kontrollit dhe auditimit nga ana e ARSH-së. Nese nuk do kete masa urgjente per riparimin dhe vendosjen e barrierave sipas standartit te duhur do perballemi serish me tragjedine e radhes.

Drejtuesi i mjetit nuk eshte robot, eshte e pritshme qe te gaboje, por nese barriera mbrojtese vendoset sipas standartit te duhur ku gjithashtu instalohen barriera qe zbusin goditjen, nuk do perballeshim me pasoja kaq tragjike.

Fotot ilustruese tregojne barrierat mbrojtese amortizuese ndaj goditjes qe nuk i shohim ne rruget tona. Këto pajisje janë projektuar për të deformuar barrierën dhe për të absorbuar energjinë e goditjes, duke shmangur depërtimin e skajit të barrierës në automjet dhe duke ulur ndjeshëm ashpërsinë e aksidentit.

Çdo detaj i neglizhuar në infrastrukturë mund të kushtojë një jetë.

VisionZero

THIRRJE PUBLIKE PËR NDËRHYRJE URGJENTE NË AKSET KOMBËTAREI bëjmë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe institucioneve ...
30/06/2026

THIRRJE PUBLIKE PËR NDËRHYRJE URGJENTE NË AKSET KOMBËTARE

I bëjmë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë me urgjencë në akset kombëtare për evidentimin dhe eliminimin e pikave të rrezikut, të cilat përbëjnë kërcënim real për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës.

Një ndër problematikat më shqetësuese mbetet prania e barrierave mbrojtëse të papërfunduara, të ndërprera në mënyrë të pasigurt ose të instaluara në mënyrë krejtësisht të gabuar. Në këto kushte, barriera që duhet të shërbejë për mbrojtjen e jetës, humbet funksionin e saj dhe kthehet në një rrezik të drejtpërdrejtë, madje në një kurth fatal në rast daljeje nga rruga të automjeteve.

Rasti i evidentuar në foto i përket një instalimi të tillë në mbikalimin e Kasharit, ne drejtim të Rinasit, ku barriera mbrojtëse paraqitet e vendosur në mënyrë të papërshtatshme dhe potencialisht shumë e rrezikshme. Në vend që të orientojë, amortizojë apo mbrojë automjetin në rast aksidenti, ajo mund të shkaktojë pasoja edhe më të rënda për drejtuesin dhe pasagjerët.

Siguria rrugore nuk mund të trajtohet si çështje dytësore apo estetike. Çdo element i infrastrukturës rrugore, veçanërisht barrierat mbrojtëse, duhet të jetë e projektuar, e instaluar dhe e mirëmbajtur sipas standardeve teknike të sigurisë.

Prandaj kërkojmë: inspektim të menjëhershëm të akseve kombëtare; identifikim të barrierave të papërfunduara ose të vendosura gabim; ndërhyrje urgjente për korrigjimin e tyre;
përgjegjësi institucionale për çdo element infrastrukture që rrezikon jetën e qytetarëve.

Një barrierë e gabuar nuk është thjesht një defekt në rrugë.
Është një rrezik që pritet të ndodhë.

Jeta e qytetarëve duhet të jetë prioritet absolut.
Parandalimi sot shpëton jetë nesër.

26/06/2026

Rripi i sigurimit nuk eshte nje zgjedhje. Eshte mbrojtja juaj e vetme ne momentin e nje aksidenti.

Perdorimi i rripit te sigurimit eshte mjeti me efektiv qe drejtuesi i mjetit dhe cdo pasagjer kane ne dore per te zvogeluar rrezikun e lendimeve te renda ose humbjes se jetes ne nje aksident.

Nje nga gabimet me te zakonshme dhe me te rrezikshme behet nga pasagjeret qe udhetojne ne sediljet e pasme. Shume prej tyre nuk e vendosin rripin e sigurimit, duke besuar se jane me te mbrojtur ose se nuk rrezikojne aq sa ata qe ulen perpara.

Ky eshte nje iluzion i rrezikshem.

Ne momentin e nje perplasjeje, trupi i njeriut shumefishon peshen e tij per shkak te forcave te inercise. Nje pasagjer 75 kg, ne nje perplasje me shpejtesi te konsiderueshme, mund te ushtroje nje force sa disa tone. Pa rrip sigurimi, ai perplaset me force ndaj sediljeve te perparme ose pasagjereve te tjere, duke rrezikuar jo vetem jeten e tij, por edhe te drejtuesit dhe te gjithe personave qe ndodhen ne automjet.

Mos lejoni qe nje veprim qe zgjat vetem pak sekonda te beje diferencen mes jetes dhe vdekjes.

Vendoseni rripin e sigurimit ne cdo udhetim, ne cdo sedilje, pa asnje perjashtim.

📱 Një mesazh mund të presë. Jeta jo.Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit është një nga format më të rrezi...
11/06/2026

📱 Një mesazh mund të presë. Jeta jo.

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit është një nga format më të rrezikshme të shpërqendrimit në rrugë. Kur shikon ekranin vetëm për 2-3 sekonda, në një shpejtësi prej 50 km/h, automjeti përshkon dhjetëra metra pa asnjë kontroll të plotë nga drejtuesi.

Shpërqendrimi nga telefoni është:
🔹 Vizual – sytë larg rrugës
🔹 Manual – duart larg timonit
🔹 Kognitiv – mendja larg drejtimit

Mjafton një moment për të mos parë një këmbësor, një ciklist, një fëmijë që kalon rrugën ose një automjet që frenon përpara jush.

Mos harroni:
Koha mesatare e reagimit të një drejtuesi është rreth 1 sekondë pasi dallon rrezikun.
- Kur jeni të përqendruar te telefoni, kjo kohë rritet ndjeshëm dhe mund të jetë diferenca mes një frenimi në kohë dhe një aksidenti.

Përveç rrezikut për jetën, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit në Shqipëri ndëshkohet edhe me gjobë sipas legjislacionit rrugor.

📵 Nëse duhet patjetër të flisni ose të dërgoni një mesazh, ndaloni në një vend të sigurt.

Asnjë telefonatë, mesazh apo njoftim nuk vlen më shumë se jeta juaj dhe e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Hej prindër,Siguria rrugore fillon në shtëpi.Flisni me fëmijët tuaj për rreziqet e drejtimit agresiv, për pasojat e shpe...
09/06/2026

Hej prindër,

Siguria rrugore fillon në shtëpi.

Flisni me fëmijët tuaj për rreziqet e drejtimit agresiv, për pasojat e shpejtësisë, për vetëbesimin e tepruar dhe për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Flisni me ta për rreziqet e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, lëndëve narkotike, medikamenteve që ndikojnë në aftësinë për të drejtuar mjetin, si dhe për pasojat e drejtimit në gjendje lodhjeje apo përgjumjeje. Të gjitha këto ulin aftësinë për të reaguar dhe rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.

Shpjegojuni pse kaska mbrojtëse dhe rripi i sigurimit nuk janë thjesht detyrime ligjore, por mjete që shpëtojnë jetë. Flisni për pasojat e rënda që sjell një aksident kur këto masa sigurie neglizhohen.

Fëmijët mësojnë nga këshillat tona, por mbi të gjitha nga shembulli ynë.

Ju keni një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e tyre për sigurinë rrugore, në mënyrë që ata të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi, çdo ditë.

Siguria e tyre fillon me ju.
🚑

08/06/2026

Address

Rruga Dytesore Tirane/Durres, Km 7, Prane Opel "Noshi"
Tirana
1005

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GBi Health & Road Safety Training posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to GBi Health & Road Safety Training:

Shortcuts

Share