IMCA Albania

IMCA Albania " International Medical Congress in Albania"
- Practice". Registration: http://imca.al/registration/
https://amea.al/regjistrimi/

Following the great success of the First, Second, Third and Fourth Congress, with more than 100 outstanding foreign speakers and 1200 participants from Balkan, Europe and USA, with excellent sessions on various topics, we are delighted to invite you to participate in the Fifth International Medical Congress in Albania.
- "The Pathway to Success Recent Outstanding Achievements in the Field of Med

icine, Future Trends and Needs” will be the main focus of the congress. Registration: http://imca.al/registration/

Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar, me temë “Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale”, i...
29/04/2026

Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar, me temë “Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale”, i zhvilluar më 25 prill 2026 në Plaza Hotel Tirana, përmbylli me sukses punimet e tij, duke shënuar një pjesëmarrje të gjerë të profesionistëve të fushës së mjekësisë.

Seksioni I solli në qendër të diskutimit sfidat aktuale në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive onkologjike tek gratë. U trajtuan tema me rëndësi të veçantë, si diagnostikimi i vonuar i kancerit të pankreasit, roli i kirurgjisë laparoskopike në situata komplekse si abdomeni akut gjatë shtatzënisë, si dhe qasjet kirurgjikale në trajtimin e kancerit gastrik tek gratë, duke ofruar një perspektivë të integruar si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në kontekstin shqiptar. Diskutimet theksuan gjithashtu rolin e imunohistokimisë në identifikimin e mundësive për terapi të targetuar në kancerin e gjirit TNBC, si dhe rëndësinë e menaxhimit anestezik në kirurgjinë onkologjike, duke reflektuar nevojën për një qasje multidisiplinare.

Ndërsa , Seksioni II u fokusua në çështje thelbësore të onkologjisë tek gratë, duke trajtuar rritjen e incidencës së kancerit kolorektal, tashmë i konsideruar si një “epidemi e heshtur”. U diskutuan sfidat në diagnostikimin e hershëm dhe menaxhimin klinik, përfshirë aspektet praktike si kolostomia, si dhe rëndësia e vaksinimit dhe depistimit për HPV si një nga ndërhyrjet më efektive në Shëndetin Publik. Vëmendje e veçantë iu kushtua ruajtjes së fertilitetit në onkologjinë gjinekologjike dhe përdorimit të teknologjive të avancuara si PET-CT në vendimmarrjen terapeutike, duke nënvizuar dimensionin human dhe rëndësinë e kujdesit empatik ndaj pacienteve.

Gjithashtu, edhe Seksioni III trajtoi një spektër të gjerë problematikash që lidhen me avancimin dhe komplikacionet e sëmundjeve tumorale tek gratë. U diskutua kanceri pulmonar, me fokus të veçantë tek gratë duhanpirëse, si dhe përhapja e metastazave kockore nga kanceri i gjirit, duke integruar të dhëna mbi epidemiologjinë, patofiziologjinë dhe strategjitë bashkëkohore të trajtimit. U analizuan sfidat e kancerit të gjirit në moshat e reja, aspektet psikoemocionale, si dhe roli i teknologjive të avancuara si radiokirurgjia në trajtimin e metastazave cerebrale.
Diskutimet përfshinë edhe qasjet moderne në rindërtimin e gjirit dhe rëndësinë jetike të diagnostikimit të hershëm në kancerin e lëkurës.

Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar kishte një rëndësi të veçantë për profesionistët e shëndetësisë, pasi shërbeu si një platformë e integruar për shkëmbimin e njohurive bashkëkohore, përvojave klinike dhe inovacioneve në fushën e onkologjisë. Ai mundësoi diskutimin e sfidave reale në praktikën mjekësore, duke nxitur një qasje multidisiplinare dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet specialiteteve të ndryshme.

Përmes prezantimeve shkencore dhe debateve profesionale, pjesëmarrësit u njohën me zhvillimet më të fundit në diagnostikim, trajtim dhe teknologji mjekësore, duke përmirësuar kështu kapacitetet e tyre klinike dhe vendimmarrjen terapeutike.

Njëkohësisht, Samiti theksoi rëndësinë e kujdesit të personalizuar dhe dimensionit human në trajtimin e pacienteve, duke e bërë atë një aktivitet me vlerë të drejtpërdrejtë për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

"Diskutimet ndërmjet lektorëve u karakterizuan nga një nivel i lartë profesional duke shkëmbyer përvoja dhe praktika klinike bashkëkohore në fushën e kirurgjisë". Në përfundim të tij u shpërndanë edhe certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit.

Falenderojmë përzemërsisht grupin organizator të AMEA-s, për këtë event shkencor mjekësor të një niveli evropian, mirënjohje kryelektorëve kontribues, audiencës dhe pjesëmarrësve në finalizimin e një eventi me standard ndërkombëtar dhe vlerë të padiskutuar në procesin e edukimit mjekësor në Shqipëri!

📌 Shoqata AMEA – Albanian Medical Education Association mbetet e angazhuar në organizimin e eventeve të nivelit të lartë shkencor dhe akademik mjekësor, në funksion të zhvillimit profesional në fushën e kirurgjisë dhe mjekësisë bashkëkohore në Shqipëri e më gjerë.

Ju mirëpresim në Samitin e radhës!

"Investimi në Shkencë dhe Edukim mjekësor është investimi i së ardhmes" – Dr. Shk. Lida Shosha!

Join us on: Facebook | Instagram | LinkedIn




























̈si





● Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar “Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale” është akr...
24/04/2026

● Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar “Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale” është akredituar për të gjitha kategoritë e mjekëve dhe infermierëve me 6 (gjashtë) kredite nga ASCKSHSH-Agjensia e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetsor dhe Shoqëror, agjensia më e lartë e akreditimin të aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim në vend.

Kategoria e pjesëmarrësve: Alergolog, dermatolog, endokrinolog, imazherist, infeksionist, kardiolog, kirurg, urolog, mikrobiolog, neonatolog, neurolog, obstetër-gjinekolog, okulist, pediatër, pneumolog, anatomopatolog, androlog, anestezist-reanimator, biokimist, dietolog, elektrofiziolog, epidemiolog, fizioterapist, gastrohepatolog, gjenetist, hematolog, shëndet publik, hipertensivolog, mjek i përgjithshëm/mjek familje, mjek i sëmundjeve profesionale, internist, kardiokirurg, kardiolog ekografist, onkolog, ortoped, imunolog, mjek ligjor, nefrolog, neurokirurg, neuropsikiatër, oftalmo-kirurg, otorinolaringolog, psikiatër, reumatolog, toksikolog, transfuzionolog, mjek i urgjencës, mjek i papërcaktuar, infermier, venerolog dhe nefropediatër.

● Për informacione ose rezervime kontaktoni në:
[email protected] https://amea.al/regjistrimi/
0684032151 WhatsApp ose telefononi në 0692037521 (regjistrimet janë duke u mbyllen pasi numri i pjesëmarrësve është i kufizuar).

"Investimi në Shkencë dhe Edukim mjekësor është Investimi i së ardhmes!”
Ju mirëpresim!
Sekretaria Organizative
E-mail: [email protected] | [email protected]
Join us on: Facebook | Instagram | LinkedIn





qendraspitalorenenetereza
spitalikocoglozheni
surgeon
surgery
orthopedictrauma
cardiosurgery
cardio
radiology
radiologist
radiologytechnologist
facialsurgeon
oncologywoman
gastrohepatology
institutishendetitpublik
shendetesia
anotomy
oncology
pathology
obstetrics
obstetricsandgynecology
anesthesiology
CancerResearch
Mjekësi
mjeke
medicine
internmedicine
luftakundërkancerittëgjirit
alteapharm
ndërgjegjëso

● Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar “Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale” është akr...
22/04/2026

● Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar “Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale” është akredituar për të gjitha kategoritë e mjekëve dhe infermierëve me 6 (gjashtë) kredite nga ASCKSHSH-Agjensia e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetsor dhe Shoqëror, agjensia më e lartë e akreditimin të aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim në vend.

Kategoria e pjesëmarrësve: Alergolog, dermatolog, endokrinolog, imazherist, infeksionist, kardiolog, kirurg, urolog, mikrobiolog, neonatolog, neurolog, obstetër-gjinekolog, okulist, pediatër, pneumolog, anatomopatolog, androlog, anestezist-reanimator, biokimist, dietolog, elektrofiziolog, epidemiolog, fizioterapist, gastrohepatolog, gjenetist, hematolog, shëndet publik, hipertensivolog, mjek i përgjithshëm/mjek familje, mjek i sëmundjeve profesionale, internist, kardiokirurg, kardiolog ekografist, onkolog, ortoped, imunolog, mjek ligjor, nefrolog, neurokirurg, neuropsikiatër, oftalmo-kirurg, otorinolaringolog, psikiatër, reumatolog, toksikolog, transfuzionolog, mjek i urgjencës, mjek i papërcaktuar, infermier, venerolog dhe nefropediatër.

● Për informacione ose rezervime kontaktoni në:
[email protected] https://amea.al/regjistrimi/
0684032151 WhatsApp ose telefononi në 0692037521 (regjistrimet janë duke u mbyllen pasi numri i pjesëmarrësve është i kufizuar).

"Investimi në Shkencë dhe Edukim mjekësor është Investimi i së ardhmes!”
Ju mirëpresim!
Sekretaria Organizative
E-mail: [email protected] | [email protected]
Join us on: Facebook | Instagram | LinkedIn



























̈si





Njihuni me Sponsorin Silver të Konferencës VII Kombëtare Mjekësore që do të zhvillohet më 25 Prill 2026 në Plaza Hotel T...
21/04/2026

Njihuni me Sponsorin Silver të Konferencës VII Kombëtare Mjekësore që do të zhvillohet më 25 Prill 2026 në Plaza Hotel Tirana: Innovus Pharma.

INNOVUS Pharma - misioni i të cilit është të përmirësojë jetën duke ofruar produkte farmaceutike novatore që adresojnë nevojat mjekësore të paplotësuara.
Nëpërmjet angazhimit të tyre për përsosmëri, synojnë të ndikojmë pozitivisht në shëndetin dhe mirëqenien e individëve në mbarë botën.




Njihuni me Sponsorin Silver tê Konferencës VII Kombëtare Mjekësore që do të zhvillohet me 25 Prill 2026 në Plaza Hotel T...
21/04/2026

Njihuni me Sponsorin Silver tê Konferencës VII Kombëtare Mjekësore që do të zhvillohet me 25 Prill 2026 në Plaza Hotel Tirana: Altea Pharma.

Altea Pharma, aty ku shëndeti është themeli i një jete më të mirë, duke sjellë produkte cilësore që ndikojnë realisht në mirëqenien tuaj!

Sepse kur ndihesh mirë, jeton më mirë!🌿





● Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar“Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale”25 Prill 20...
20/04/2026

● Samiti i VII-të Kombëtar Mjekësor Shqiptar
“Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale”
25 Prill 2026 - Plaza Hotel Tirana

● Samiti VII Kombëtar do të mbledhë së bashku ekspertët më të shquar të kirurgjisë dhe disiplinave të tjera, në një platformë shkencore multidisiplinare të dedikuar për përditësimin e njohurive, diskutimin e sfidave klinike dhe prezantimin e zhvillimeve më të fundit në menaxhimin kirurgjikal dhe onkologjik të sëmundjeve tumorale tek gratë.

● Ky aktivitet shkencor është i një rëndësie të veçantë për profesionistët e mjekësisë pasi promovon shkëmbimin e eksperiencave klinike, integrimin e qasjeve moderne diagnostike dhe terapeutike, si dhe forcon bashkëpunimin ndërdisiplinor në përmirësimin e kujdesit ndaj pacienteve onkologjike, përmes një programi të gjerë që përfshin onkologjinë gastrointestinale, gjinekologjike dhe të gjirit, terapitë e targetuara, radiokirurgjinë, ruajtjen e fertilitetit, depistimin HPV, si dhe qasjet moderne në diagnostikë dhe trajtim, ndaj qëllimi i tij është të adresojë kompleksitetin e menaxhimit multidisiplinar të pacienteve onkologjike.

Njihuni me Programin shkencor:

SEKSIONI I

1. Kanceri i pankreasit: diagnostikimi i vonuar, realiteti klinik përballë progresit shkencor
Prof. Dr. Arvin Dibra
2. Roli i kirurgjisë laparoskopike në abdomenin akut gjatë shtatzënisë
Prof. Dr. Arben Beqiri
3. Kanceri gastrik tek gratë: indikacionet kirurgjikale, teknikat dhe sfidat - perspektivë globale me fokus në Shqipëri
Dr. Denis Godaj
4. Mundësitë për terapi të targetuar në pacientet me TNBC përmes përdorimit të imunohistokimisë
Prof. Asc. Teona Bushati
5. Menaxhimi anestezik i pacienteve në kirurgjinë onkologjike
Dr. Sokol Shehu

SEKSIONI II

1. Kanceri kolorektal tek gratë: një epidemi e heshtur në rritje
Dr. Zana Nikolla
2. Kanceri kolorektal: nga sfidat diagnostike te menaxhimi i kolostomisë
Dr. Shk. Lida Shosha
3. Vaksinimi ndaj HPV dhe depistimi për HPV si ndërhyrje kyçe të shëndetit publik
Prof. Dr. Silva Bino
4. Ruajtja e fertilitetit në onkologjinë gjinekologjike
Prof. Asc. Arjan Shtylla
5. Kanceri gjinekologjik: roli i PET-CT në vendimmarrjen terapeutike
Dr. Arben Dhima
6. Gruaja në trajtimin onkologjik: midis protokollit mjekësor dhe dimensionit human të shpresës
Dr. Shk. Albjona Poçi

SEKSIONI III

1. Kanceri pulmonar: incidenca, prognoza, trajtimet aktuale dhe mortaliteti në gratë duhanpirëse
Dr. Shk. Arben Kojçiçi
2. Metastazat e kockave nga kanceri i gjirit: epidemiologjia, patofiziologjia, diagnoza dhe strategjitë e menaxhimit të bazuara në evidencat shkencore
Prof. Dr. Kenan Bayrakci
3. Kanceri i gjirit në moshat e reja: sfidat diagnostike dhe psikoemocionale
Prof. Asc. Albana Shahini
4. Fuqia e precizionit: roli i radiokirurgjisë në menaxhimin modern të metastazave cerebrale tek gratë me kancer të gjirit
Dr. Shk. Ledio Bregu
5. Immediate vs. Delayed Breast Reconstruction: evidenca aktuale dhe implikimet klinike
Dr. Rezarta Kapaj
6. Kanceri i lëkurës: qasjet moderne në diagnostikë dhe rëndësia e detektimit të hershëm
Dr. Shk. Irena Savo

● Aktiviteti është akredituar nga ASCKSHSH-ja me 6 (gjashtë) kredite, të cilat njihen edhe nga Oda e Mjekëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

● Për informacione ose rezervime kontaktoni në:
[email protected] https://amea.al/regjistrimi/
0684032151 WhatsApp ose telefononi në 0692037521 (regjistrimet kanë filluar dhe mbyllen shumë shpejt pasi numri i pjesëmarrësve është i kufizuar).

● Janë të ftuar të marrin pjesë: kirurgë, neurokirurgë, kardiokirurgë, ortopedë, urologë, oftalmologë, onkologë, kirurgë ORL, anestezistë-reanimatorë, kirurgë facialë, kardiologë, obstetër-gjinekologë, anatomopatologë, radiologë, mjekë të përgjithshëm dhe urgjence, infermierë, teknikë radiologjie, studentë të mjekësisë, etj.

"Investimi në Shkencë dhe Edukim mjekësor është Investimi i së ardhmes!”

Ju mirëpresim!
Sekretaria Organizative
E-mail: [email protected] | [email protected]
Join us on: Facebook | Instagram | LinkedIn




























̈si





Njihuni me lektorët e Samitit të VII-të Kombëtar të Kirurgjisë me fokus " Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë së...
15/04/2026

Njihuni me lektorët e Samitit të VII-të Kombëtar të Kirurgjisë me fokus " Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale " – 25 Prill 2026, Plaza Hotel Tirana:

Dr. Arben Kojqiqi (MD, MSc, MRCS, FRCS)
Kirurg kardiotorakal – Spitali Amerikan Prishtinë, Kosovë

Dr. Arben Kojqiqi është kirurg kardiotorakal me eksperiencë të gjerë ndërkombëtare në kirurgjinë e zemrës dhe mushkërive. Ai aktualisht punon si kirurg kardiotorakal pranë Spitalit Amerikan në Prishtinë, duke ofruar trajtime të avancuara për patologjitë komplekse kardiake dhe torakale. Ka pasur poste drejtuese si CEO dhe kirurg kardiotorakal në United Hospital dhe ka drejtuar Departamentin e Kirurgjisë Kardiotorakale në Spitalin Amerikan në Tiranë. Përvoja e tij përfshin edhe role drejtuese dhe konsulence në institucione të rëndësishme shëndetësore në rajon.

Dr. Arben Kojqiqi ka pasur një karrierë akademike dhe profesionale në Mbretërinë e Bashkuar, duke u trajnuar dhe specializuar në kirurgjinë kardiotorakale pranë University of London. Ka qenë pjesë e ekipeve kirurgjikale në qendra prestigjioze si Heart Hospital në Londër, Papworth Hospital në Cambridge dhe John Radcliffe Hospital në Oxford. Gjatë kësaj periudhe ka fituar eksperiencë të avancuar në kirurgjinë e transplantit të zemrës dhe mushkërive. Gjithashtu, ka qenë i përfshirë edhe si pedagog në University of London.

Dr. Kojqiqi është anëtar i disa organizatave prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Royal College of Surgeons of Edinburgh dhe European Association for Cardio-Thoracic Surgery. Ai ka përfunduar një sërë kualifikimesh të avancuara si MRCS dhe FRCSEd, si dhe është i regjistruar në General Medical Council në Mbretërinë e Bashkuar. Përgatitja e tij akademike përfshin studime në universitete të njohura në Europë. Angazhimi i tij në zhvillimin profesional të vazhdueshëm reflektohet në pjesëmarrjen aktive në trajnime dhe certifikime ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij, ai ka ndjekur dhe kontribuar në një numër të madh kursesh dhe simpoziumesh ndërkombëtare në fushën e kirurgjisë kardiotorakale. Trajnimet e tij përfshijnë teknika të avancuara si kirurgjia e aortës, kirurgjia minimalisht invazive dhe mbështetja mekanike e zemrës. Ka marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga institucione prestigjioze në SHBA dhe Europë.

Dr. Kojqiqi ka realizuar një gamë të gjerë ndërhyrjesh kirurgjikale komplekse, përfshirë bypass-et koronare, operacionet e valvulave të zemrës dhe kirurgjinë e aortës. Ai ka eksperiencë në transplantin e zemrës dhe mushkërive, si dhe në implantimin e pajisjeve mekanike mbështetëse si ECMO.
Në fushën torakale, ai kryen ndërhyrje për tumoret pulmonare, kirurgji VATS dhe procedura diagnostike si biopsi dhe mediastinoskopi. Ekspertiza e tij përfshin trajtimin e patologjive të avancuara dhe rasteve komplekse. Profesionalizmi dhe përvoja e tij e bëjnë një figurë të rëndësishme në kirurgjinë kardiotorakale në rajon e më gjerë.

Njihuni me lektoret e Samitit të VII-të Kombëtar të Kirurgjisë me fokus " Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë së...
15/04/2026

Njihuni me lektoret e Samitit të VII-të Kombëtar të Kirurgjisë me fokus " Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale " – 25 Prill 2026, Plaza Hotel Tirana:

Dr. Rezarta Kapaj
Kirurge Plastike, Rindërtuese dhe Estetike - Spitali Amerikan & SUT

Dr. Rezarta Kapaj është specialiste në kirurgjinë plastike, rindërtuese dhe estetike “e specializuar në kirurgji plastike në Gülhane Military Academy of Medicine, Ankara, Turqi një nga qendrat universitare të njohura për kirurgjinë plastike dhe mikrokirurgjinë.

Dr. Kapaj ka eksperiencë të gjatë klinike si në Shqipëri, ashtu edhe Turqi, me fokus në kirurgjinë estetike dhe rindërtuese, mikrokirurgjinë, trajtimin e djegieve të rënda, si dhe procedurat mini-invazive dhe teknikat moderne të kirurgjisë plastike dhe estetike.

Në aspektin shkencor, Dr. Kapaj ka marrë pjesë në kongrese, masterklase dhe forume ndërkombëtare në Evropë, SHBA dhe Kanada, ku ka prezantuar punime mbi rigjenerimin nervor, inxhinierinë e indeve, mikrokirurgjinë dhe kirurgjinë rindërtuese dhe është vlerësuar me çmime shkencore ndërkombëtare për kontributin në kërkimin mbi trajtimin e djegieve dhe aplikimet e teknologjive të avancuara në kirurgjinë plastike.

Ekspertiza e saj përfshin kirurgjinë estetike (rinoplastikë, kirurgji të gjirit), kirurgjinë rindërtuese, mikrokirurgjinë, trajtimin e djegieve dhe aplikimet e avancuara të inxhinierisë së indeve dhe qelizave staminale në kirurgjinë plastike.

Dr. Kapaj ka ndjekur një numër të madh trajnimesh dhe kurseve ndërkombëtare në mikrokirurgji, rinoplastikë, kirurgji estetike dhe kirurgji të avancuar plastike në Evropë dhe SHBA, duke përfshirë institucione si ASPS, EPSRC dhe Mayo Clinic.

Njihuni me lektoret e Samitit të VII-të Kombëtar të Kirurgjisë me fokus " Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë së...
15/04/2026

Njihuni me lektoret e Samitit të VII-të Kombëtar të Kirurgjisë me fokus " Gruaja në fokus: sfida dhe shpresë përballë sëmundjeve tumorale " – 25 Prill 2026, Plaza Hotel Tirana:

Dr. Shk. Irena Savo (Jorgaqi)
Mjeke Dermatologe – Drejtoreshë Mjekësore at Dermaskin.al Clinic

Dr. Irena Savo është dermatologe me përvojë të gjatë klinike dhe akademike në dermatologji klinike, estetike dhe dermato-venerologji. Ajo aktualisht ushtron aktivitetin si Drejtoreshë Mjekësore dhe dermatologe në Dermaskin.al Clinic, duke ofruar konsulta dermatologjike dhe procedura estetike moderne.

Ka përfunduar specializimin në Dermato -Venerologji në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, si dhe ka kryer trajnim dhe eksperiencë klinike në General Hospital of Ioannina, Greqi, duke u angazhuar në ndjekjen e pacientëve spitalorë dhe ambulatorë. Në vitin 2022 ka mbrojtur gradën PhD në Dermatologji, me fokus në “Aknen vulgare dhe impaktin e saj psikosocial tek adoleshentët”.

Gjatë karrierës së saj, ka qenë e angazhuar edhe si pedagoge pranë Albanian University, duke kontribuar në formimin e studentëve në fushën e mjekësisë klinike.

Gjithashtu, është autore dhe bashkëautore e një numri të madh publikimesh shkencore në revista ndërkombëtare, me fokus në aknen, dermatologjinë estetike, dermoskopia dhe patologjitë inflamatore të lëkurës.

Dr. Savo ka marrë pjesë në dhjetëra kongrese ndërkombëtare të European Academy of Dermatology and Venereology (EADV) dhe aktivitete shkencore në fushën e dermatologjisë estetike dhe klinike, duke prezantuar kërkime origjinale dhe raste klinike.

Ajo është anëtare aktive e disa shoqatave profesionale, përfshirë EADV, International Dermoscopy Society dhe Albanian Society of Dermatology, si dhe ka ndjekur trajnime të avancuara në Europë në fushën e dermatologjisë, laserëve dhe mjekësisë estetike.
Ekspertiza e saj përfshin dermatologjinë klinike dhe estetike, procedurat minimal-invazive, trajtimin e aknes dhe dermatozave inflamatore, si dhe përdorimin e teknologjive moderne në dermatologji estetike.

Address

American Hospital
Tirana

Website

http://amea.al/

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IMCA Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to IMCA Albania:

Share