Dr. Kemal Yuksel

Dr. Kemal Yuksel Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dr. Kemal Yuksel, Medical and health, Sheshi Frederik Shopen, (prane ish Gardes se Republikes, Tiranë), Tirana.

09/09/2026

Pas çdo pacienti/e që beson sytë e tij/saj në duart e mia, fshihem unë që lutem dhe mendoj për ta çdo moment, para dhe pas operacionit… 🤲🏻

LITERALISHT ÇDO MOMENT!
🙏🏻🧿

📞 +355 69 608 1215
📍Universal Eye Hospital

08/09/2026

Ndonjëherë, frika nga një eksperiencë e mëparshme jo e suksesshme bën që pacientët ta shtyjnë operacionin e kataraktës(perdes) për vite.
🙏🏻🧿

Por duhet të dini që:
katarakta nuk ka trajtim tjetër përfundimtar përveç operacionit. 👁️

Kur katarakta fillon të ndikojë në shikim dhe në cilësinë e jetës, zgjedhja e një kirurgu me përvojë është një nga faktorët më të rëndësishëm për një trajtim të sigurt dhe të përshtatur për çdo pacient.

Në raster kur pacienti ka edhe diabet, vlerësimi dhe trajtimi kërkojnë kujdes të veçantë, pasi retina mund të jetë e prekur nga sëmundja diabetike. Në këto raste, një specialist i retinës mund të jetë zgjedhja më e përshtatshme për menaxhimin e rastit.

Për një konsultë dhe vlerësim të detajuar na kontaktoni:
📞 +355 69 608 1215
📍Universal Eye Hospital

07/09/2026

Kush na ndjek, e di që e marta është dita ime e “operacioneve”… kështu që duhet pak nxehje para të nesërmes. 🤭🙏🏻🧿

Për një konsultë apo vizitë na kontaktoni në:
📞 +355 69 608 1215
📍Universal Eye Hospital

05/09/2026

Një ditë, një pacient do të të kujtoj jo vetëm për aftësitë dhe njohuritë e tua, por për mënyrën si e bëre të ndihej.

I sigurt. I dëgjuar. I përkujdesur. 🙏🏻

Sepse të jesh mjek nuk do të thotë vetëm të dish të trajtosh një sëmundje, por edhe të dish të jesh pranë një njeriu në momentet më të vështira të jetës së tij.

Vazhdo të mësosh. Vazhdo të bëhesh “mjeku” që një ditë do të doje të kujdesej për njerëzit e tu të dashur. 🤍

03/09/2026

06:30 nisja për në Vlorë.
08:30 mbërritja në spital.
09:30 filluam operacionet.

Shkëputje retine, membranë epiretiniane, heqje silikoni…
Një ditë, dhjetëra pacientë dhe ndërhyrje që mund të ndryshojnë jetë.

Në momentin që gjej mundësinë, vij në Spitalin Rajonal të Vlorës për të ndihmuar vullnetarisht pacientët. 🧿🙏🏻

Një falënderim i veçantë për drejtimin e Spitalit Rajonal të Vlorës, mjekët e Shërbimit të Oftalmologjisë, infermierët dhe të gjithë stafin që na mirëpret dhe bashkëpunon për t’u ofruar pacientëve kujdesin që meritojnë.

Mirënjohës për këtë bashkëpunim. 🤍

02/09/2026

Çfarë duhet të bëj që të më dëgjoni me vëmendje gjatë vizitës? 🤭

01/09/2026

Në fakt këtë herë u vonuan pacientët prej trafikut…🤭
👀

31/08/2026

A është vërtetë çdo rast me KATARAKT, aq i thjeshtë?👀

Diagnoza: Katarakt MATUR (perde), NISTAGMUS (lëvizje e pavullnetshme e syrit) & ANIRIDI KONGJINETALE (mungesë e irisit)

Jo dhe aq i thjeshtë si rast, apo jo?
🙏🏻🧿

27/08/2026

Një ditë, askush nuk do të të pyesë sa pikë more në provim.
Do të të pyesin: “A më ndihmon dot?”

Çdo leksion, çdo natë pa gjumë, çdo provim i vështirë dhe çdo orë praktikë po të përgatit për një PACIENT që, një ditë, do të vendos të besoj shëndetin e vetë tek ti.🥹

Kështu që FORCA💪🏻

Provimet janë të përkohshme!
Përgjegjësia që vjen më pas është ajo që ka rëndësi. 🙏🏻🤍🧿

25/08/2026

“Syri i djathtë ka MBARUAR” tha pacientja.🥹

Unë: “Mendoj se ajo ka një SHANS për tëparë” 🧿🙏🏻

Address

Sheshi Frederik Shopen, (prane Ish Gardes Se Republikes, Tiranë)
Tirana

Opening Hours

Monday 10:00 - 15:00
Tuesday 10:00 - 15:00
Wednesday 10:00 - 15:00
Thursday 10:00 - 15:00
Friday 10:00 - 15:00
Saturday 10:00 - 15:00

Telephone

+355697962269

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Kemal Yuksel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share