13/01/2025
💆🏻♀️Kujdesi për lëkurën nuk fillon vetëm nga jashtë. Nëse ju keni një rutinë të kompletuar për kujdesin ndaj lëkurës nga jashtë, por nuk kujdeseni për shëndetin tuaj të brendshëm, praktikisht po kujdeseni vetëm për majen akullnajes.
Ajo që ndodh brenda trupit tuaj është akoma më e rëndësishme se kujdesi në sipërfaqe.
Shëndeti i zorrëve dhe balanca e mikrobiomes apo baktereve të shëndetshme në zorrë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës suaj. Mikrobioma - një komunitet kompleks bakteresh të mira në zorrë, ndikon drejtpërdrejt në procese si inflamacioni, prodhimi i kolagjenit apo shëndeti i barrierës së lëkurës.
Kur ekuilibri i këtyre baktereve të mira në zorrë prishet, inflamacioni i shkaktuar mund të reflektohet në formën e akneve, ekzemës apo thatësisë së tepërt të lëkurës. Në të kundërt, një mikrobiomë e shëndetshme ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, hidratimit dhe shtimit të shkëlqimit të lëkurës.
🥦Si ta mbështesni mikrobiomën tuaj?
Konsumoni ushqime të pasura me probiotikë dhe prebiotikë (kos, kefir, perime të fermentuara).
Shmangni sheqernat e përpunuar dhe ushqimet e pasura me aditivë.
Mundohuni të mbani një dietë të balancuar, të pasur me fibra dhe lëngje.