02/09/2026
Botox-i nuk i “mbush” rrudhat.
Ai relakson përkohësisht muskujt përgjegjës për mimikën e përsëritur.
Më pak kontraktim → më pak palosje e lëkurës → rrudha më të zbutura. ✨
Efekti fillon të shfaqet gradualisht në ditët pas trajtimit dhe zakonisht zgjat rreth 3–4 muaj, megjithëse kohëzgjatja ndryshon sipas zonës, dozës, aktivitetit muskular dhe karakteristikave individuale.
Qëllimi nuk është të eliminojmë mimikën, por ta modulojmë atë: të zbusim rrudhat duke ruajtur një shprehje natyrale dhe harmonike.
Dr. Eriona Hereni