08/11/2016
Uthulla e mollës është shumë e shëndetshme dhe ajo duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit ditor. Shumë nga ne nuk i dinë gjithë të mirat e uthullës.
Prej shekujsh, uthulla e mollës (sidomos e molles së egër) përdoret si ilaç dhe parandalues i shumë sëmundjeve. Hipokrati, i cili konsiderohet babai i mjekësisë, uthullën e përdorte për shërimin e shumë sëmundjeve dhe te plageve. Gjatë kohës së luftës civile në Amerikë, uthullën e kanë aplikuar si antiseptik.
Dihen tashmë vetitë e uthullës së mollës, si: përmirëson qarkullimin e gjakut, është purifikues dhe ndihmon në pastrimin e gjakut, është dezinfektues, ul kolesterolin e keq, nxit tretjen e ushqimit, ndihmon në metabolizmin e trupit, ndihmon ndaj infeksioneve, në dhimbjen e artritit, kur helmohesh nga ushqimet, ndihmon për puçrat, infeksionet e sinuseve, alergjitë dhe dhimbjet e fytit.
Më poshtë kemi listuar disa nga perdorimet më të njohura të uthullës së mollës së egër.
1. Kundër lodhjes kronike
Të përzihen tri lugë të uthullës së mollës në një gotë mjaltë, dhe për çdo mbrëmje të merren nga dy lugë të kësaj përzierje, ose një lugë uthull molle në një gotë ujë e cila pihet gjatë kohës së drekës.
2. Për zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kundër dhimbjeve të sinuseve
Tre herë në ditë të pihet një gotë ujë me dy lugë uthull molle.
3. Për shpëlarje të fytit
Në 1 gotë me ujë të shtohet një lugë uthull molle dhe të shpëlahet fyti çdo dy orë.
4. Kundër dhimbjes se kokës
Të pihet një gotë ujë në të cilën keni shtuar dy lugë mjaltë dhe dy lugë uthull molle.
5. Kundër djegieve
Në pjesën e djegur të vendoset uthulla e mollës disa herë. Do ta parandalojë paraqitjen e fshikëzave dhe lehtëson dhimbjen.
6. Kundër dhimbjeve reumatizmale në nyje
Vendet e dhimbshme gjatë natës të mbulohen me kompresa të lagura me uthull molle, dhe përsipër të mbulohet me kompresë të vaket. Të pihet nga një gotë ujë në të cilën janë përzier 10 lugë kafeje me uthull molle.
7. Kundër venave të zgjeruara
Çdo mëngjes dhe mbrëmje vendet me vena të zgjeruara të fërkohen me uthull molle dhe dy herë në ditë të pihet 1 gotë ujë me 2 lugë uthull molle. Kjo terapi duhet të zgjatë një muaj.
8. Për dobësim
Çdo mëngjes në stomak të zbrazët të pihet nga një gotë ujë me 1-2 luge uthulle molle. Terapia zgjat dy muaj. Uthulla e mollës ndikon në “djegien” e indit të tepërt dhjamor.
9. Kundër pikave të zeza (mitiserave)
Një pjese e uthullës së mollës të përzihet me 8 pjesë ujë dhe me këtë ujë të shpërlahet fytyra 3 herë në ditë.
10. Për infeksionin mykotik të këmbëve (shputave)
Merren 4 lugë gjelle dhe 2 thelpinj hudhre të shtypur dhe hidhen në 1.5 litër ujë të nxehtë. Këmbët e infektuara mbahen në ujë për 15 minuta 1 herë në ditë.
11. Për humbje gjaku ose hemorragji
Në një gotë ujë hidhen 2-3 lugë kafeje uthull molle dhe pihen 3 herë në ditë. Kjo ndihmon në mpiksjen natyrale të gjakut.
12. Për kolitin
Merren 2 lugë kafeje me uthull molle dhe 2 lugë kafeje me mjaltë dhe këto hidhen në ujë dhe pihet 3 herë në ditë.
13. Për diarre
Pihet 1 lugë kafeje uthull molle para dhe pas buke.
14. Për marramendje
Në një gotë me ujë (ujë të nxehtë ose të ftohtë) përzihen 2 lugë kafeje me uthull molle dhe 2 lugë kafeje me mjaltë dhe pihet 3 herë në ditë.
15. Për infeksione të tjera mykotike të lëkurës.
Zona e infektuar lyhet me uthullën e mollës së egër.
16. Ndihmon tretjen
Problemet me tretje do t’i zgjidhë pija e përbërë me pak uthull dhe lëng limoni me ujë. Për ta shpejtuar metabolizmin, pini pijen para mëngjesit. Pektina e cila gjendet në uthullën e mollës parandalon kapsllëkun.
17. Për Flokët
Uthulla mund t’ju ndihmojë në luftën kundër zbokthit dhe yndyrës së flokëve.
Në 125 ml ujë shtoni një lugë uthull molle. Përzierjen futeni në shishe spreji dhe spërkatni nëpër flokë. Lëreni të veprojë per 15 minuta, dhe pastaj shpërlajeni. Uthulla kthen vlerën pH të flokut, prandaj do të ndihmojë që ta hiqni qafe zbokthin dhe yndyrën e tepërt në flokët tuaj. Trajtimin përsëriteni 2-3 herë në javë.
Përveçse është efektive në zbokth, uthulla do t’ju ndihmojë edhe do t’ua rikthejë shkëlqimin flokëve.
18. Për dhëmbet
Një lugë të vogël me uthull molle përzieni me gjysmë litri ujë. Me këtë përzierje disa herë në javë shpërlani dhëmbët dhe pastaj pastroni me pastë. Rezultatet do t’ju befasojnë, por kini kujdes. Uthulla e mollës në sasi të mëdha mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, por përdorimi i moderuar do të zbardhojë dhëmbët tuaj.
19. Për Aknet
Uthulla e mollës mund t’ju ndihmojë në luftën me aknet dhe puçrrat. Aplikoni pak uthull në pambuk dhe “prekni” zonat problematike. Lëkura e ndezur do të duhej të qetësohet shpejt.
20. Për Tensionin e lartë të gjakut
Uthulla e mollës përmban kalium i cili në mënyrë shëruese vepron në zemër, dhe ulë tensionin e gjakut. Prandaj, nëse keni probleme me tensionin e lartë të gjakut, fillojeni ditën me një lugë uthulle molle të egër.
Në përgjithësi, po të pish një gotë uji me 2 lugë uthull molle 2-3 herë në ditë, është shumë mirë për shëndetin.
Burimi: http://agroweb.org , http://articles.mercola.com/sites/articles/archive/2015/03/21/apple-cider-vinegar-uses.aspx
BioZone
Merr shëndetin nën kontroll!
Homepage of Albanian agriculture and environment. Faqja kryesore e bujqësisë dhe mjedisit në Shqipëri.