04/09/2026
🦷 Kur shkon te dentisti, zakonisht ke një nga dy problemet:
Ose ke frikë …
ose nuk ke para për të paguar faturën.
Dhe çuditërisht, e njëjta gjë ndodh edhe kur bëhet fjalë për investimin tek vetja.
Ose ke frikë.
Frikë të mësosh diçka të re.
Frikë të dalësh nga zona e komfortit.
Frikë se mos dështon.
Frikë se mos ndryshon.
Ose thua:
„Nuk kam para për këtë kurs.“
Por këtu duhet të bësh një dallim të rëndësishëm:
👉 Nuk ke para… apo nuk e ke vendosur ende veten si prioritet?
Sepse paratë për një kurs mund të jenë një shpenzim sot.
Por mungesa e dijes, e aftësive dhe e zhvillimit mund të të kushtojë shumë më tepër nesër.
Dhëmbin e trajton kur fillon të dhembë.
Po veten? Pse duhet të presësh derisa jeta të të vihet kundër?
Kjo ditë sot bëhet për disa orë e kaluar, prandaj ktheje në favorin
tënd.