22/09/2024
When in Barcelona 🇪🇸
Ky udhetim u planifikua fund pranvere, fiks kur mbylla dhe blogun 😁, keshtu mendova ta postoj tani duke lene disa tips praktike kur te planifikoni ta vizitoni.
•Barcelona vjen kodrinore, keshtu sigurohuni te keni atlete te rehatshme me vete dhe mos u lodhni te merrni kepuce tjera ekstra.👟
•Atraksionet jane me distance nga nj-tj keshtu ne na beri shume pune abonimi 3 ditor i metro-bus qe ofronin per 25-30 eur. Hapat shtohen pa kuptuar keshtu vendosem te mos lodheshin pa nevoje per te kapur piken B nga pika A apo kur dilnim/ktheheshim per ne hotel. Bonus: nga busi keni serisht pamje te qytetit. 🚎
•Mendoj se 4 dite dalin e teprojne per te vizituar te gjithe atraksionet e Barcelones. 🌇
•Blini ne avance bileta per parkun Guell, Katedralen dhe shtepite e Gaudit sepse rrezikoni te jene sold out nese i lini ti blini atje. Ne zgjodhem Casa Batlli dhe ishte magjike.🎫
•Provoni patjeter tapas, paella, proshute iberico, churros. Nese ka dikush sugjerime, i lini ne komente per miresi. 🥐
•Per te qene larte me energjine, ne planifikojme atraksionet ndermjet nje brunchi, dreke, pauze ne park per te patur pauzat e nevojshme. Nese eci non stop gjithe diten sbehem me per te nesermen 😄
•Jini vigjilent dhe mbani sendet me vlere perpara vetes. Ka lagje te caktuara qe lene per te deshiruar keshtu silluni si vendas kur duhet dhe jo si turist te mahnitur. 🤪
•Mbani ndonje cash me vete sepse ka raste qe nevojiten sepse nuk kane forma pagese me karte. 💵
Keshtu, konkluzioni ishte qe Barcelona eshte must per tu vizituar nje here ne jete, por nuk do shpenzoja para/kohe per te shkruar per se dyti. Bota ka shume vende te reja per tu pare 😍