04/04/2026
NJOFTIM
Të nderuar banorë të fshatit Sllupçan dhe Allashec
Ju informojmë se, me datë 06.04.2026, Ditë e Hënë, në kuadër të aktiviteteve Shëndet për të gjithë, ekipi i ISHP Shtëpia e Shëndetit – Likovë do të jetë i pranishëm në fshatrat tuaj.
Në fshatin Sllupçan në ora 10:00 me lokacion në qendrën e fshatit ne hapsirat e klasave te para te SH.F.K “Faik Konica“ Sllupçan.
Në fshatin Allashec në ora 12:00 me lokacion në Shkollen Fillore te Fshatit.
Gjatë vizitës do të ofrohen:
Shërbime shëndetësore parandaluese dhe kontrolla rutinore
Këshillime profesionale
Informim për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit
Shërbimet e cekura me lartë janë pa pagesë.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të përfitoni nga ky shërbim!