21/06/2026
Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot më datë 21 Qershor 2026 me sukses realizoi "Marshin e përvjetoreve", në bjeshkët e fshatit Përshefcë, në rajonin e komunës së Tearcës, në shtegun "ILIRIDA".
Në këtë aktivitet morën pjesë 21 shoqata /klube bjeshkatare nga Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës, me mbi 300 pjesëmarës, edhe ate:
-KBC "DIBRA" - Dibër,
-Klubi Alpin "Hani i Elezit" - Elez Han,
-ShBA "Natyra" - Saraj - Shkup,
-Hiking Adventure Club "ANGROS" - Vitij,
-ShB "Uskana" - Kërçovë,
-ShM "Sharri" - Gostivarë,
-ShMA "Gazi Babë" - Shkup
-ShBA "Çaushica Përshefcë" - Tearcë,
-ShB "Sytë e Sharrit" - Tetovë,
-ShBA "Dardania" - Shkup,
-ShBA "Karadaku" - Kumanovë,
-Grupi "SPARTAN" - Kosovë
-ShB "Bukuritë e Sharrit" - Bogovinë,
-ShA "Nivishta - Reka e Epërme" - Mavrovë Rostushë,
-ShM "Gryka e Dervenit" - Saraj - Shkup,
-SHM "Kroi" - Saraj - Shkup,
-SHMS "Besa" - Çellopek, Bërvenicë, Tetovë,
-KM "Skardus" - Dobroshtë, Tearcë, Tetovë,
-KB "Tetova" - Tetovë
-SHBA "Shkëmbi" - Prishtinë,
-Shoqata e Natyralistave "Preshava" - Preshevë, dhe nji numër i konsideruar i bjeshkatarëve individual ose në grupe, si dhe dashamir të natyrës.
Në fsh.Përshefcë ishte vendtakimi i pjesëmarësve, në ora 8.30 të mëngjesit, nikoqiri i këtij organizimi ShBA "ÇAUSHICA - PËRSHEFCË" - i mirpriti pjesëmarësit dhe z.Irfan Esati, kryetar i shoqatës me fjalë përshëndetëse i falenderoj për pjesëmarjen e tyre, dhe në vazhdim ia dha fjalën kryetarit të Komunës së Tearcës z.Daut Memishi i cili përveç tjerash deklaroi se komune e Tearcës edhe në të ardhmen do të vazhdojë ti përkrah aktivitetet të cilat ndikojnë drejtë për së drejti në zhvillimin e turizmit malor dhe promovimin e bjeshkatarisë dhe shtigjeve malore.
-Fjalë rasti iu dha z.Evzal Selami-t, drejtor i Parkut Kombëtar "Mali Sharr" i cili përshëndetin këtë aktivitet bjeshkatar.
Në fund iu dha fjala z.Fari Rexhepi, kryetar i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, i cili në emër të Unionit i përshëndeti të gjith bjeshkatarët, miqt dhe dashamirët e natyrës, dhe në veçanti i përshëndeti shoqatat bjeshkatare që kishin ardhur nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe shoqatat bjeshkatare nga Maqedonia e Veriut, ndërsa shoqatave bjeshkatare anëtare të Unionit iu uroj përvjetoret e tyre duke ju dëshiruar suksese në aktivitetet bjeshkatare.
Më pas i njoftoj të pranishmit se gjatë këtij viti Unioni Shoqatave Bjeshkatare i realizoi me sukses të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe ajo që vlen të përmendet këtu është se Unioni realizoi me sukses një projekt me mbështetje finansiare nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinor, ku bëmë shenjëzimin e dy shtigjeve me tabela informative, edhe ate shtegun nga Fshati i Ri deri te Liqeni i Bogovinës dhe shtegun tjetër nga Kanjoni i Matkës deri teMaja Rasa.
Ajo që vlen të theksohet është se për her të parë tabelat u shkruajtën në tre gjuhë, edhe ate gj.shqipe, gj.maqedone dhe gj.angleze.
Në vazhdim kryetari i Unionit falenderoi komunën e Tesrcës dhe komunën e Gostivarit si dhe të gjitha komunat shqiptare dhe sektorin e biznesit që po i përkrahin aktivitetet e shoqatave bjeshkatare dhe nji falenderim të veçant për Shba Çaushica - Pershevcë, ekipin e saj për organizimin e këtij aktiviteti madhështorë.
Pas përfundimit të aktivitetit, nikoqiri i këtij organizimi shtroi drekë bjeshkatare për të gjithë pjesëmarësit dhe në fund në shenjë falenderimi u ndanë Mirënjohje për donatorët, shoqatat dhe bjeshkatar individual për pjesëmarje dhe kontributin e dhënë.
Sot moti ishte në favorin tonë, një mot i mirë me diellë dhe kaluam një ditë të paharuar.
Mirupafshim në organizime të tjera!
Pasojnë fotot nga aktiviteti i lartëshënuar!