Doktoresha ime

Doktoresha ime Medicine - Fun - Positivity

Permanently closed.
08/08/2026

Njerëzit nuk dëgjojnë objektivisht;
ata përthithin fjalët tona përmes prizmit të përvojave, traumave, bindjeve dhe interesave të tyre.

Çdo fjali që ne artikulojmë kalon nëpër filtrat kognitivë të tjetrit, bias-et konfirmuese, skemave mendore, dhe narrativave që ai ka ndërtuar për botën.

Kjo do të thotë se një mendim i vetëm mund të marrë forma krejt të ndryshme, varësisht nga struktura psikike e personit që e dëgjon.

Ne flasim një gjuhë, por ajo dekodohet sipas psikodinamikës së secilit: frikërat, pritshmëritë, dëshirat e pavetëdijshme.

Prandaj keqkuptimet nuk janë thjesht gabime komunikimi. janë pasoja të pashmangshme të subjektivitetit njerëzor.

Njeriu nuk reagon ndaj fjalëve tona, por ndaj versionit të brendshëm që krijon prej tyre.

Në fund, komunikimi nuk është transferim informacioni, por përkthim i realiteteve të ndryshme, dhe ky përkthim rrallë është i njëjtë për të gjithë.

08/06/2026

Trajnime me kredite të AKREDITUARA nga ASCK
🔹Për: mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë
👉🏻Kontakt në WhatsApp
+355 68 20 76 808

08/01/2026

Forcat e errësirës u përpoqën ta gjunjëzonin botën tonë, por drita & shpresa nuk u shuan anjehere.

Edhe në mes të pandemisë, që tani shihet nga shumica si një tragjedi e orkestruar dhe e fabrikuar nga Anthony Fauci dhe figura të tjera të botës së errësirës
— fuqia e Zotit dhe forca e mirësisë së Tij qëndruan të pathyeshme përballë planeve të tyre.

Anthony Fauci, dikur i paraqitur si fytyra globale e reagimit ndaj COVID‑19, kaloi dekada duke drejtuar Institutin Kombëtar të Alergjeve dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA.

Zëri i tij formësoi mbylljet, kufizimet dhe politikat shëndetësore amerikane, duke u përhapur në mbarë botën, ndërsa qeveritë ndiqnin udhëzimet e institucioneve amerikane dhe atyre ndërkombëtare.

Për disa, ai ishte autoritet shkencor, për të tjerë, arkitekti i frikës, kontrollit dhe një eksperimenti global bindjeje.
Ndikimi i tij shkoi shumë përtej Uashingtonit, duke prekur çdo familje, çdo vend, çdo jetë të kapur në stuhi.

Por Ferri që ata u përpoqën të ndërtonin në Tokë do t’i gllabërojë vetë arkitektët që e farkëtuan.

Bota po ngrihet sërish - dhe drita, sado e sulmuar, nuk mposhtet kurrë

07/29/2026

Një shpirt që rrëshqiti nga drita në errësirë

Historia e Bartek Krakowiak, djalit p***k që dikur eci mbi 4,500 kilometra nga Varshava deri në Medjugorje për t’i kushtuar jetën Shenjtës Mari, ishte një dëshmi e fuqishme e besimit dhe përkushtimit.

Ai u bë simbol i devocionit, i sakrificës dhe i dashurisë për Zojën - një shembull që frymëzoi mijëra besimtarë.

Por ditët e fundit, emri i tij është lidhur me një ngjarje që ka tronditur Medjugorjen dhe zemrat e shumë njerëzve.

Dëmtimi i një vendi të shenjtë nga një njeri që dikur ecte me rruzare në dorë është një kujtesë e dhimbshme: shpirti i njeriut është i brishtë, dhe beteja shpirtërore nuk mbaron kurrë.

Shpesh, djalli punon brenda nesh, në mënyrë të heshtur, të padukshme — duke na shtyrë ti kthejmë shpinën dritës, mëshirës dhe shpëtimit që vjen nga Jezu Krishti.

Edhe ata që duken më të fortët, mund të mbajnë brenda vetes plagë që nuk i shohim.

Sot, para se të gjykojmë, le të lutemi:
▫️Për vendet e shenjta të dëmtuara.
▫️Për besimtarët e lënduar.
▫️ dhe për këtë djalë, që dikur ecte drejt Zojës me zemër të pastër, e sot lufton me errësirën e vet.

Askush nuk është i humbur, sa kohë që ekziston mëshira e Zotit.
Ndoshta një ditë, Bartek do të kthehet sërish në Medjugorje — jo si njeri i rënies, por si dëshmi e gjallë se dashuria e Krishtit mund të ngrejë edhe atë që ka rënë më thellë.

Ferid Murad – Krenaria Shqiptare në Shkencën Botërore 🇦🇱🔬Ferid Murad (1936–2023) është një nga shkencëtarët më të mëdhen...
07/27/2026

Ferid Murad – Krenaria Shqiptare në Shkencën Botërore 🇦🇱🔬

Ferid Murad (1936–2023) është një nga shkencëtarët më të mëdhenj në botë me origjinë shqiptare.
I biri i një emigranti shqiptar, ai e nisi rrugëtimin e tij duke punuar si pjatalarës dhe duke ndihmuar në restorantin e familjes.

Por ëndrra e tij ishte më e madhe: të bëhej mjek dhe shkencëtar. Me këmbëngulje dhe përkushtim, Murad zbuloi mekanizmin se si nitroglicerina relakson muskujt e lëmuar përmes lëshimit të oksidit nitrik në organizëm — një zbulim që ndryshoi mjekësinë moderne dhe hapi rrugë për trajtime të reja kardiovaskulare.

Në vitin 1998 kjo arritje i solli Çmimin Nobel në Mjekësi, të ndarë me dy shkencëtarë të tjerë.

Historia e Ferid Muradit është dëshmi e gjallë se origjina modeste nuk të pengon të arrish majat më të larta, por duhet shumë punë, besim dhe këmbëngulje.

Ai mbetet një burim krenarie për shqiptarët kudo në botë. 🌍✨

07/27/2026

Po sikur disa bindje të pranuara prej vitesh të meritonin një rishqyrtim kritik?


Në këtë modul nuk do të mësojmë vetëm si vendoset një implant. Do të analizojmë pse, kur dhe mbi çfarë evidence duhet të mbështetet çdo zgjedhje klinike.

Moduli VIII – Implantologjia Monofazike Bashkëkohore

✅ Biomekanika
✅ Evidenca shkencore
✅ Protokollet kirurgjikale dhe protetike
✅ Diskutim kritik i indikacioneve dhe kundërindikacioneve implantologjise monofazike

🗓 Shtator 2026

📍Tirane

Regjistrimet janë të hapura.

📞 +355 69 47 95 138


💥Implantiology Monofazike DentalTraining💥

07/26/2026

Nuk ka fis pa një p*s
ja me t’leme,
ja me t’bleme

*s

Pse djersa ime mban erë të tmerrshme kur jam i stresuar  — edhe pak minuta pas dush*t?”… kjo pyetje erdhi në inbox, dhe ...
07/26/2026

Pse djersa ime mban erë të tmerrshme kur jam i stresuar — edhe pak minuta pas dush*t?”

… kjo pyetje erdhi në inbox, dhe përgjigja është thjeshtë shkencore. 👇

Ka dy lloje gjëndrash djerse me inervim krejt të ndryshëm:

▫️Ato ekrine aktivizohen nga acetilkolina përmes sistemit nervor simpatik për termorregullim — 99% ujë, pa erë.

▫️Ato apokrine (vetëm sqetulla, ijë) aktivizohen nga norepinefrina/adrenalina në momente stresi — jo temperaturë — dhe sekretojnë një lëng steril, viskoz, të pasur me lipide, feromone-precursorë dhe proteina si apolipoproteina D. Vetë ai lëng është pothuajse pa erë.

Problemi ndodh në sipërfaqe: bakteret e lëkurës (Staphylococcus hominis, Corynebacterium spp.) posedojnë enzima lipazë dhe aminoacidazë që zbërthejnë atë sekrecion.
Produkt: acide të yndyrshme me zinxhir të shkurtër degëzuar (si acidi 3-metil-2-heksenoik) dhe tioalkoole avulluese — molekula të njohura si burimi kryesor i erës karakteristike të sqetullës.

Dushi ul dendësinë bakteriale por s’e sterilizon kurrë — mikrobioma rikolonizohet nga folikulat pilore brenda orëve. Kombino këtë me një valë të re kortizoli/adrenaline, dhe sekretimi apokrin rifillon para se popullata bakteriale të rivendoset plotësisht.

Nuk je i p*stë. Është aksi HPA (hipotalamus-hipofizë-adrenal) që aktivizon një përgjigje evolutive “fight-or-flight”

▫️Trupi yt se bën dot dallimin mes përballjes me një tigër dhe një prezantimi pune. 🧬

07/25/2026

Forca e mençurisë

Address

New York, NY
10017

Telephone

+355682076808

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Doktoresha ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Doktoresha ime:

Shortcuts

Share