20/05/2026
Një ditë e veçantë dhe plot krenari për profilin tonë.
Sot maturantet tona realizuan mbrojtjen e temave me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe vetëbesim, duke dëshmuar punën dhe rrugëtimin e tyre gjatë këtyre viteve.
E veçanta e këtij viti ishte prania në komision e dy ish-nxënëseve tona, Afrora Emërllau dhe Aurora Grainca, të cilat sot janë nutricioniste të suksesshme në vendin tonë. T’i shohësh dikur në bankat e shkollës e sot si profesioniste që kontribuojnë në vlerësimin e gjeneratave të reja, është një ndjenjë e papërshkrueshme krenarie për ne si mësimdhënëse.
Maturante të dashura, jemi krenare për secilën prej jush. Ju urojmë suksese të pafundme, guxim për të ndjekur ëndrrat dhe shumë arritje në rrugëtimin tuaj të ardhshëm.
Një fund i bukur i një etape dhe fillimi i shumë sukseseve të reja.