Mesimet e Dioles

07/09/2026

Po sikur rrudhat të mos fillonin nga mosha, por nga ajo që vendos çdo ditë në pjatë? 🫣

Fast food-et, vajrat vegjetale të përpunuar, pijet energjike, sheqernat dhe ushqimet e rafinuara favorizojnë një ngarkesë më të lartë acidike në dietë.

Trupi punon vazhdimisht për të ruajtur ekuilibrin acido-bazik, ku përfshihen edhe mineralet si kalciumi.

Prandaj mos ushqe vetëm lëkurën me kremra. Ushqe trupin nga brenda.

Shto më shumë ushqime alkaline dhe të pasura me minerale: susam, chia, fasule, spinaq, avokado, qumësht dhe kos.

Dhe kujdesu për hidratimin; mund të zgjedhësh ujë me pH më të lartë si Active+ Alkaline Water

Rrudhat shfaqen në fytyrë, por historia e tyre mund të ketë filluar shumë më herët, pra në pjatën tënde.

05/09/2026

Çanta është gati për shkollë. Po truri, a është?

Me fillimin e shkollës vijnë fokusi, përqendrimi dhe orët e gjata të mësimit ndaj pikërisht tani ia vlen t’i kushtojmë vëmendje edhe “ushqimit” të trurit.

Vaji i mëlçisë së merlucit siguron DHA + EPA (Omega3), si edhe vitaminat A dhe D si lëndë ushqyese të rëndësishme për zhvillimin dhe funksionimin normal të trurit, shikimin, kockat dhe sistemin imunitar.

Sepse trurit s’mund t’i kërkojmë nota 10… duke e ushqyer për 5.
Lysi është vaji i mëlçisë së merlucit pa Mërkur dhe e gjeni në çdo farmaci

Gruaja gjidhënëse, në 6 muajt e parë të gjidhënies, humbet rreth 20% të densitetit të kockave.Nëse nuk e rikuperon këtë ...
05/09/2026

Gruaja gjidhënëse, në 6 muajt e parë të gjidhënies, humbet rreth 20% të densitetit të kockave.

Nëse nuk e rikuperon këtë pjesë nëpërmjet ushqimit apo suplementimit, dhe aq më tepër nëse ka edhe fëmijë të tjerë dhe periudha të përsëritura gjidhënieje, atëherë ky densitet i kockave humbet.

Prandaj, gjatë gjidhënies kujdesuni që dieta të përmbajë ushqime të pasura me kalcium:

• Kos
• Kefir
• Qumësht
• Djathë
• Sardele
• Salmon
• Susam
• Tahini
• Fara chia
• Bajame
• Brokoli
• Fasule të bardha
• Qiqra

02/09/2026

Nga djersa te dridhja e qepallës… lidhja që ndoshta s’e dije!

Djersitja nuk largon vetëm ujë.

Studimet tregojnë se përmes djersës humbasim edhe elektrolite dhe minerale, përfshirë magnezin. Gjatë aktivitetit fizik dhe ekspozimit në nxehtësi, këto humbje mund të rriten.

Po dridhja e qepallës?
Magnezi është i rëndësishëm për funksionimin normal të nervave dhe muskujve. Hipomagnezemia mund të rrisë eksitabilitetin neuromuskular dhe të shoqërohet me tremor apo fascikulacione (dridhje të pavullnetshme muskulore).

Magnesium: The Forgotten Electrolyte A Review
Hypomagnesemia and Movement Disorders: A Systematic Review

Ku e gjejmë magnezin?
Fara kungulli, bajame, kakao e zezë, spinaq dhe perime me gjethe jeshile, avokado, bishtajore dhe drithëra integrale.

Edhe suplementimi me magnez ka rëndësinë e vet. Mos prit që trupi të “bërtasë” për magnez.

Ushqimi është baza, por kur nevojat rriten, humbjet shtohen ose marrja nuk mjafton, suplementimi mund të jetë pjesë e zgjidhjes.

Principium është me disa lloje magnezi dhe e gjeni në çdo farmaci.

☀️
01/09/2026

☀️

30/08/2026

Dio Deo Dr. Botanica 🌿

98% me origjinë natyrale
0% alumin
0% parabene
0% vajra mineralë

Me zeolit & prebiotik
Me aloe vera dhe vaj ulliri

Për çdo moshë 🌿
www.drbotanica.com

Pse në Kinë, nëpër restaurante të shërbejnë çaj ose ujë të nxehtë para ushqimit?Ka dy arsye kryesore. E para është tradi...
27/08/2026

Pse në Kinë, nëpër restaurante të shërbejnë çaj ose ujë të nxehtë para ushqimit?

Ka dy arsye kryesore.

E para është tradita e të menduarit kinez për shëndetin.
Sipas koncepteve të mjekësisë tradicionale kineze, pijet shumë të ftohta konsiderohen më pak të favorshme për stomakun dhe tretjen, ndërsa e ngrohta shihet si më “e butë” për organizmin. Kjo bindje vazhdon të jetë shumë e përhapur.

E dyta është shumë interesante historikisht se ky zakon masiv nuk është thjesht një traditë mijëravjeçare. Në shekullin XX pati fushata të forta të shëndetit publik që nxisnin njerëzit të zienin ujin për të parandaluar sëmundjet infektive. Me kalimin e brezave, “ujë i zier” u bë praktikisht sinonim me ujin e sigurt për t’u pirë dhe u kthye në zakon kombëtar.

Supa italiane “Penicilina” 🥕🧄🌿🍋Përbërësit:6 gota lëng mishi4 karota2 kërcell selinoje1 qepë4 thelpinj hudhre2 degë rozma...
26/08/2026

Supa italiane “Penicilina” 🥕🧄🌿🍋

Përbërësit:

6 gota lëng mishi
4 karota
2 kërcell selinoje
1 qepë
4 thelpinj hudhre
2 degë rozmarine
Lëngu i 1 limoni
1 gotë makarona të vogla
Majdanoz i freskët
Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

1. Vendos në tenxhere lëngun e mish*t, karotat, selinon, qepën, hudhrën dhe rozmarinën. Lëri të marrin valë.
2. Ule zjarrin dhe ziej për 20–25 minuta.
3. Hiq degët e rozmarinës. Merr perimet së bashku me 1 gotë nga lëngu dhe bluaji në blender derisa të bëhen kremoze.
4. Ktheji perimet e bluara në tenxhere dhe përzieji me pjesën tjetër të lëngut. Shto kripë, piper dhe lëng limoni sipas dëshirës.
5. Në një tenxhere tjetër, ziej makaronat.
6. Vendos makaronat e ziera në tas dhe hidh supën sipër. Në fund shto majdanoz të freskët.

Shpejt.Bukur.Stil në pjatë.Proteinë dhe yndyrë të shëndetshme!P. S. Ajo veza me rigon më kujton fëmijërinë kur më thosht...
25/08/2026

Shpejt.
Bukur.
Stil në pjatë.
Proteinë dhe yndyrë të shëndetshme!

P. S. Ajo veza me rigon më kujton fëmijërinë kur më thoshte mami “ha se ta hodha në zverk!” 😆

Address

AHMET KACIKU
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mesimet e Dioles posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category