07/09/2026
Dr. Mubekir Pajaziti, Specialist i Nefrologjisë, është pjesë e ekipit profesional të Poliklinikës Mjekësore ZEKA, duke ofruar kujdes të specializuar për diagnostikimin, trajtimin dhe përcjelljen e sëmundjeve të veshkave dhe çrregullimeve të funksionit renal!
Në kuadër të shërbimeve ofron:
- Kontrolla dhe konsulta nefrologjike
- Vlerësimin dhe përcjelljen e funksionit të veshkave
- Diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshkave
- Diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve urinare të përsëritur
- Vlerësimin dhe trajtimin e proteinave dhe gjakut në urinë
- Përcjelljen e pacientëve me sëmundje kronike të veshkave
- Vlerësimin e çrregullimeve të elektroliteve dhe tensionit të lartë të lidhur me sëmundjet e veshkave
Të gjitha shërbimet ofrohen me qasje profesionale dhe kujdes të veçantë për secilin pacient.
Për caktimin e terminit, kontaktoni Poliklinikën Mjekësore ZEKA në numrin +383 44 253 000 ose paraqituni fizikisht në adresën: Rr. Ramadan Rexhepi, përballë Spitalit Rajonal, Ferizaj.