06/08/2018
Kujdesi për lëkurën gjatë verës duhet të jetë maksimal! 📌Pastroni grimin përpara se të flini me Rose Water 100%📌 dhe përdorni Tea Tree.
Sëmundjet që kuron vaji natyral Tea Tree.
Origjina e këtij vaji vjen nga Australia e largët, ku përdorej nga popullsia aborigjene për kurimin e disa sëmundjeve. Falë vetive të tij antibakteriale dhe antimykotike, tea tree oil kuron aknet si dhe disa sëmundje inflamatore të lëkurës, duke përfshirë EKZEMËN dhe PSORIAZËN. Tea tree oil përdoret edhe për trajtime bukurie apo si aromatizues dhe dezinfektues i shtëpisë.
1 . Kuron aknet , ekzemën dhe psoriazën
Sipas një studimi të realizuar në Australi, pacientët të cilët aplikuan për dy javë rresht vajin tea tree rezultuan me një fytyrë më të pastër, sesa ata të cilët aplikuan çdo ditë një pastrues të thjeshtë.
2. Përmirëson skalpin e thatë të kokës
Sipas studimeve tea tree oil është kura më e mirë për seborrheic dermatitis, që është një problem që shkakton zbokth dhe kruarje. Sipas një studimi të realizuar nga “ Akademia Amerikane e Dermatologjise” u arrit në përfundimin se pas një trajtimi prej 4 javësh tek personat me zbokth të tepërt, 41 % e tyre patën përmirësim nga tea tree oil.
3. Qetëson lëkurën e irrituar
Falë vetive të tij antiinflamatore tea tree oil e zbut lëkurën e irrituar. Kuron plagët e hapura dhe të infektuara. Redukton inflamacionin, diegiet nga dielli, pickimin nga insektet.
4. Lufton bakterit, kërpudhat dhe infeksionet virale
Spektri i veprimit të tea tree oil është aq i gjerë sa eleminon bakteriet, viruset dhe kërpudhat si dhe sëmundjet që njihet si “ Këmba e atletit” e përhapur thuajse tek çdo sportist. Po ashtu edhe mykun e thonjve.
5. Eleminon parazitët e kokës.
Ka efekt insekticid, ndaj eleminon të gjithë parazitët e kokës, madje edhe vezët e tyre. Studiuesit arritën në përfundimin se tea tree oil eleminon 100%, parazitët vetëm për 30 minuta