Partners In Diet

Partners In Diet Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Partners In Diet, Nutritionist, Vashingtoni, Gjakova.

Arsyeja se pse punoj, kto fjale m’shtyjne qe me punu edhe ma fort!
07/09/2026

Arsyeja se pse punoj, kto fjale m’shtyjne qe me punu edhe ma fort!

2nd IFSGC2nd International Food Sciences, Health and Gastronomy Congress.Është kënaqësi që isha pjesë e këtij evenimenti...
07/09/2026

2nd IFSGC

2nd International Food Sciences, Health and Gastronomy Congress.

Është kënaqësi që isha pjesë e këtij evenimenti si staf akademik dhe pjesëmarrja në këtë Kongres ishte shumë më tepër se një eksperiencë profesionale. Ishte një mundësi për të mësuar, për të ndarë ide dhe për t’u rikujtuar edhe një herë sa e rëndësishme është qasja njerëzore në kujdesin ndaj pacientit.

Profa,
Partners in Diet

Weight-Management Case  #3Taulant Jakupi përfaqësoi Kosovën në arenën ndërkombëtare në Itali, por ky rrugëtim nuk ishte ...
06/09/2026

Weight-Management Case #3

Taulant Jakupi përfaqësoi Kosovën në arenën ndërkombëtare në Itali, por ky rrugëtim nuk ishte vetëm buzëqeshje dhe momente lumturie. Dua t’ju tregoj pak për të nga këndvështrimi i Nutricionit.

Beteja e vërtetë filloi shumë përpara gongut të parë. Fillimisht, duhej të përballeshim me sfidën e peshës. Taulanti e nisi në 92 kg dhe duhej të humbiste rreth 12 kg në një periudhë të shkurtër, që do të thoshte se nuk ka pasur hapësirë për gabime.

Ky nuk ishte një proces i ngadaltë dhe gradual. Ishte një humbje peshe e shpejtë, e lodhshme dhe mentalisht brutale, ku ushqyerja, hidratimi, ngarkesa stërvitore dhe rikuperimi duhej të përshtateshin me detaje çdo ditë, në mënyrë që të arrihej saktësisht pesha e kërkuar në peshore.

Ai e bëri peshën. U ngjit në ring. Luftoi për vendin e tij dhe për Kosovën. 🇽🇰

Edhe pse nuk arriti fitoren, për ne ai është padyshim fitues, duke marrë parasysh gjithë punën, sakrificën dhe përkushtimin që kishte dhënë për të arritur deri aty.

Respekt maksimal për një sportist që u përball me një nga pjesët më të vështira të këtij sporti - një pjesë që shpesh mbetet në hije.

🥊 Krenar që isha Nutricionsti Sportiv dhe Trajneri Kondicional i tij!

Dion Bardhi
Profa, Partners in Diet

Partners In Diet

Një ndër studimet më të reja në fushën e nutricionit më bëri të ndalem pak te mënyra se si flasim për “dietat e shëndets...
04/09/2026

Një ndër studimet më të reja në fushën e nutricionit më bëri të ndalem pak te mënyra se si flasim për “dietat e shëndetshme”.

Studimi DELISH, i publikuar së fundmi në *JAMA Network Open*, përfshiu 360 persona me obezitet ku u ndoqën për 24 muaj rresht.

Një grup ndoqi një ndërhyrje për humbje peshe të bazuar në një model ushqyerjeje të tipit Mesdhetar, ndërsa grupi tjetër një program kontrolli për humbje peshe.

Rezultati?

Pas 24 muajsh, humbja mesatare e peshës ishte:
• −3.40% në grupin Mediterranean-style
• −3.51% në grupin e kontrollit

Pra, nuk pati një diferencë domethënëse në humbjen e peshës.

Por kjo nuk do të thotë se “dieta mesdhetare nuk funksionon”.

Përkundrazi, grupi Mediterranean-style pati përmirësim më të madh në cilësinë e dietës.

Për mua, ky është një kujtim i mirë se një dietë mund të jetë shumë e mirë për cilësinë e ushqyerjes dhe shëndetin, pa qenë domosdoshmërisht superiore për çdo rezultat, në këtë rast humbjen e peshës.

Në nutricion, shpesh përgjigjja më e saktë nuk është “kjo dietë funksionon” apo “kjo dietë nuk funksionon”.

Është: *Gjithcka varet nga konteksti, dhe nga cfarë po masim*

📚 Keyserling TC, et al. *Weight Loss Intervention Promoting an Adapted Mediterranean-Style Dietary Pattern: The DELISH Randomized Clinical Trial.* JAMA Network Open. 2026;9(8):e2629006.

02/09/2026

Siç thekson nutricionisti Dion Bardhi, gabimi më i madh pas pushimeve është ndëshkimi i vetes me dieta strikte apo stërvitje ekstreme për të "kompensuar".

Mos kaloni në ekstrem: Shmangni dietat privuese dhe stërvitjet me orë të gjata.

Riktheni rutinën: Mjafton t'i riktheheni zakoneve të mëparshme — hidratim, ushqim i balancuar, aktivitet fizik dhe gjumë cilësor.

Qëndrueshmëri: Fokusohuni në një mënyrë ushqyeri që e ndiqni lehtësisht gjatë gjithë vitit, pa presion.

📌 Pushimet shijohen — rikthehuni në rutinë pa stres!

Këshilla më e mirë për sot!Nëse doni me humb peshë, mundohuni që ushqimet më të pëlqyera nga ju (që zakonisht janë fast-...
31/08/2026

Këshilla më e mirë për sot!

Nëse doni me humb peshë, mundohuni që ushqimet më të pëlqyera nga ju (që zakonisht janë fast-foods ose çokollada e qipsa) t’i mbani larg syve tuaj.

Kjo është psikologji e ushqimit sepse në momentin që ju e keni afër vetes dhe po e shikoni, deshte apo nuk deshte dhe sado që keni diciplinë mund ta provoni pak!

Kjo pak, zakonisht përfundon duke e konsumuar të gjithën e ku kji e fundit pason me ndjenjën e fajit.

Partners In Diet

🔥 Vera e kaluar vs. Vera tash!Kilogramët u humbën, trupi u transformua. 💪📉Rezultati flet vetë!
26/08/2026

🔥 Vera e kaluar vs. Vera tash!

Kilogramët u humbën, trupi u transformua. 💪📉
Rezultati flet vetë!

🍇 Rrushi - një nga shijet më të mira të fundit të verës!Në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, rrushi është në sezo...
26/08/2026

🍇 Rrushi - një nga shijet më të mira të fundit të verës!

Në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, rrushi është në sezon dhe është një zgjedhje shumë e mirë për ta përfshirë në ushqyerjen e përditshme.

Përmban ujë, karbohidrate, fibra, vitaminë K dhe një sërë antioksidantësh, sidomos rrushi i zi dhe vjollcë. 💜

Dhe jo, fakti që rrushi ka sheqer natyral nuk do të thotë se duhet ta shmangim. 😉 Si çdo frut, rëndësi ka edhe sasia që konsumojmë.

🍇 Një porcion prej rreth 150–200 g është një zgjedhje praktike për një vakt të lehtë ose mesvakt.

Shijoje frutin e sezonit! ❤️

Partners In Diet

🥈Vendi 2-të për Simonin!Në garën e fundit që u zhvillua në Fush-Arrëz, Simoni arriti të dali në podium duke marrur vendi...
12/08/2026

🥈Vendi 2-të për Simonin!

Në garën e fundit që u zhvillua në Fush-Arrëz, Simoni arriti të dali në podium duke marrur vendin e 2-të për 21 kilometra shteg!

Vendi i parë kishte përparsi për vetëm disa sekonda por ky kalim do të jetë motiv edhe më i fortë që të performoj më mirë garave tjera💥

Ne Partners in Diet i urojmë suksese të mëtutjeshme dhe e falenderojmë për bashk-punimin.🤝

Profa, Partners in Diet

Address

Vashingtoni
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38343764310

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partners In Diet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category